GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

17:02 - 09/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë atë që nuk besojnë, japin dorëheqjen. Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nuk u soll kështu. Ndonëse deklaroi se sipas tij Berisha është shumicë në PD, ai e bëri fare të qartë se të drejtën e përfaqësimit në zgjedhje do t’ia japë kryetarit të dorëhequr prej një viti, Lulzim Bashës.

Ka dy arsye se përse ai e mori këtë vendim. E para sepse dilemën morale mes të drejtës dhe asaj që e urdhërojnë, ai e ka vrarë që kur drejtonte KQZ-në fillimvitet dymijë. Tjetra edhe më e rëndësishme, sepse ai është i ndërgjegjshëm që nuk do të drejtojë një garë elektorale në kushtet e një sistemi të lirë dhe të ndershëm.

Pikërisht në sfondin e këtij aspekti të dytë duhet parë maratona qesharake që po zhvillohet për vulën e përfaqësimit të PD-së, etapa e së cilës ndaloi këtë të enjte mbi zyrën e kryekomisionerit të zgjedhjeve.

Po të qëmtohet dinamika mbi një vjeçare, del e qartë se ka pasur një strategji të mirë menduar për të lënë të papërfaqësuar në zgjedhje opozitën reale të vendit. Drejtësia e re, në tre drejtime paralele, punoi që kjo të ndodhte. Gjykatat zvarritën në maksimum, sidomos me vendimin e fundit të Apelit, që e ktheu çështjen nga fillimi, procesin se kujt i takon vula e PD-së. Me një akt arbitrar ato nuk pranuan ta regjistronin Berishën si kryetar të PD. Nga ana tjetër, një proces paralel, ai me padinë e një ish konkurenteje për të çregjistruar Bashën e dorëhequr, u shty në kalendat greke.

Por kjo drejtësi e paaftë për të dhënë zgjidhje, nuk do të qe e tillë pa frymëzim politik. Disa javë më parë, kryeministri i vendit tha se aq i bënte, nëse futej në zgjedhje pa opozitën. Shefi i qeverisë dhe shumicës parlamentare, që është përgjegjës edhe për ekuilibrat socialë, barazinë para ligjit dhe paqen në vend, deklaroi nga studioja e “Opinion” se detyra e tij ishte vetëm që t’u prezantonte një program sa më të mirë zgjedhësve, pavarësisht se kush garon si alternative ndaj tij.

Ky sinjal ishte një mesazh i qartë për rrugën që duhej ndjekur. Në shërbim të saj u vunë edhe disa instrumenta opozitarë, të cilët edhe më parë kishin dhënë shenja të bashkëpunimit me Ramën, kur votuan zgjatjen e mandatit të komisionerëve të vettingut, apo kur prodhuan ligje për nxjerrjen e armiqve të autokratit rilindas nga politika. Ata i mbajtën gjallë të gjitha alibitë për vonesat e gjykatësve, duke bërë padi dhe duke u paraqitur pranë KQZ-së, madje dhe me çmimin qesharak të rikthimit për një ditë të vetme të ish kryetarit të dorëhequr, për t’i përfaqësuar para Celibashit.

Në këtë kuptim, po i pe të veçuar të gjithë kanë alibinë e tyre. Alibeaj & Co pretendojnë se janë në të drejtën e vet të ngrejnë padi për një vendim që s’u pëlqen. Rama po ashtu, i lan duart kur thotë se gjykatat janë të pavarura. Gjykatësit gjejnë një mijë e një kleçka juridike për të zvaritur një çështje që zgjidhet për 5 minuta, atë se cila është shumica reale në PD. Celibashi bën shejtan budallain sikur s’ka ç’u bën letrave që i kanë sjellë mbi tryezë (dhe kerkoi rifirmosje dokumentacioni nga Basha ndoshta për t’ia percjellë topin KAZ-t dhe Kolegjit Zgjedhor). Kështu, veç e veç të gjithë janë të justifikuar, por po t’i mbledhësh së bashku, të gjithë rezultojnë pjesë e një koalicioni për organizimin e zgjedhjeve pa opozitë reale.

Dhe kjo strategji, që bazohet gjoja në mosfunksionimin e pafajshëm të sistemit, prodhon atë paradoksin që Ilirian Celibashi e përmblodhi së fundi në një fjali: “Unë e di që shumicë është Berisha, por për kryetar më duhet të njoh Bashën”. Natyrisht, formalisht ai mund të ketë të drejtë. Gjykata e Tiranës i ka sjellë një shkresë, ku ende lider i opozitës rezulton i dorëhequri i marsit të shkuar. Por, në kuptimin moral dhe politik, ai bashkë me këtë pranon se do të jetë arbitri i një gare, ku së paku njëri prej konkurentëve kryesorë do të garojë në kushte të pabarabarta.

A mund të quhen normale zgjedhje të tilla? Do të mjaftonte vetëm ky fakt, ku pushteti favorizohet në raport me rivalin e vet kryesor, për ta varrosur që tani 14 majin. Por, po të mendosh pastaj, se me të njëjtën mendësi dhe në të njëjtin mjedis të ngjashëm do të zhvillohen krejt lokalet e 2023, kuptohet më lehtë se rrugës do të dalin edhe Celibashë të tjerë, të pafajshëm, për të justifikuar një rezultat të paracaktuar.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi BushatiCelibashiKQZPD

Lajme të lidhura

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Para
Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

30 deputetë zviceranë nënshkruajnë rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kërkojnë drejtësi e barazi
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë/ Ish-krerët e UÇK-së pritet të flasin sot në ditën fundit të deklaratave përmbyllëse

08:32 - 18/02/26

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë vijon dhe në seancën e sotme do të paraqiten deklaratat përmbyllëse të përfaqësuesit...

Lexo më shumë
Cikli i rrezikshëm i emigracionit – Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet

Trendi i emigracionit është thelluar pas pandemisë, Shqipëria humbi në katër vite 138 mijë banorë

08:17 - 18/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:53 - 18/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Shkurt 2026

07:42 - 18/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 18 Shkurt 2026

07:34 - 18/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com