GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çelja e negociatave/ Kryenegociatori Mazi: Anëtarësimi varet nga ritmi i punës sonë

19:18 - 22/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çelja e negociatave/ Kryenegociatori Mazi: Anëtarësimi varet nga ritmi i punës sonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Në emisionin “Kontrast”, për të folur lidhur me negociatat, ishte i ftuar kryenegociatori Zef Mazi. Mazi u shpreh se hapja e negociatave ishte një kurorëzim i një pune të filluar që në vitin 1992.

“Kjo është pritur prej shumë kohësh por nuk ka qenë pritje pa punë. Shqipëria nga ky moment është pjesë e tavolinës për anëtarësim të plotë. Kjo është një kurorëzim i një pune të filluar që në vitin 1992.”

Gjithashtu, gjatw fjalws sw tij Mazi u shpreh se Shqipëria ishte gati, vetëm priste një njoftim për datën.

“Nuk pati një hezitim këtë here pasi ne morëm mesazhe të qarta nga Unioni. Falë ndërhyrjeve të mëdhaja që bëri Franca, u arrit. Ne ishim gati, vetëm prisnim njoftimin për datën.”

Më tej, kryenegociatori u shpreh se për t’u bërë anëtarë të plotë të BE, varet nga ritmi i punës dhe i përgatitjes së Shqipërisë.

“Në fakt, se sa kohë do të duhet për Shqipërinë për t’u bërë anëtare e plotë e BE ka të bëj me ritmin që ne do të ecim. Shpejtësinë e këtij procesi do ta përcaktojë përgatitja jonë. Ne kemi një grup negociator që janë në nivel të lartë që të kenë kujdes për dy aspekte themelore, llogaridhënia dhe marrja e përgjegjësisë. Kjo, është minimalja. Nga Unioni, është dhënë një afat tentativ, praktikisht ne duhet të jemi 1 herë në dy javë në Bruksel. Do të kemi një lloj analize të saktë lidhur me këtë pasi do të duhet një armatë njerëzish që duhet të merren.”

Mazi shtoi se ndryshimi që do të vijë në Shqipëri, do të jetë i madh për shoqërinë dhe vendin.

“Sot hyrja në Union është më e vështirë se para 15 vitesh. Një tavolinë e përbashkët nuk e ka të lehtë të marrë vendime, pasi nga kryeqytete të ndryshme shihen gjërat ndryshe. Kur Shqipëria të bëhet anëtare e gjithë shoqëria do të përfitojë, por jo vetëm ne, edhe Unioni ka përfitime. E gjithë paketa shoqërore do të ngrihet lart. Që nga lufta e dytë botërore, kjo është ngjarja më historike në vendin tone. Ndryshimi është i madh.”

Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita.

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.

Etiketa: celja e negociatavekryenegociatori mazi

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
“Jeta s’mund të bëhet vetëm në Tiranë”/ Harta e re gjyqësore, Haxhia: S’kundërshtonim KLGJ-në, por…

“Jeta s’mund të bëhet vetëm në Tiranë”/ Harta e re gjyqësore, Haxhia: S’kundërshtonim KLGJ-në, por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Lexo më shumë
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com