GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Centrali bërthamor francez, Gjermania: Nuk i ndalojmë dot dërgesat me…

22:51 - 12/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Centrali bërthamor francez, Gjermania: Nuk i ndalojmë dot dërgesat me…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria gjermane tha më 12 shtator se nuk mund të ndalë dërgesat me uranium rus për centralet bërthamore franceze. Këto dërgesa përpunohen në një uzinë në Gjermani dhe më pas nisen drejt Francës, por Qeveria gjermane tha se nuk mund të ndalë dërgesat pasi karburantet bërthamore nuk janë pjesë e sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur kundër Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Ambientalistët kanë kërkuar nga Gjermania dhe Holanda që të bllokojnë dërgesat me uranium, që po transportohen me anijen ruse “Mikhail Dudin” që aktualisht është e ankoruar në portin francez Dunkirk për në centralin përpunues në Lingen, afër kufirit gjermano-holandez.

“Ne nuk kemi bazë ligjore për të ndaluar transportin e uraniumit nga Rusia sepse në sanksionet e vendosura nga BE-ja për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, nuk përfshihen importet e karburantit bërthamor”.

Kriteret e sigurisë për dërgesën me uranium janë analizuar dhe është gjetur se nuk ka shkelje, që do të thotë se autoritetet gjermane duhet të miratojnë lejimin e transportit të uraniumit, shtoi ai.

“Mund ta imagjinoni se ne i shikojmë në mënyrë shumë kritike këto dërgesa të uraniumit për shkak të pushtimit rus, por edhe për shkak se Gjermania në përgjithësi po heq dorë nga energjia bërthamore”, tha Kuebler për gazetarët në Berlin, duke theksuar se Qeveria gjermane po punon që të mbyllë uzinën për përpunimin e uraniumit në Lingel dhe centralin tjetër në Gronau. Centrali në Lingen operohet nga Framatome, kompani që është në pronësi nga gjiganti francez i energjisë, EDF.

Grupet ambientaliste, përfshirë edhe organizatën ruse, Ecodefence, kanë kërkuar nga shtetet evropiane që të mos blejnë më uranium nga Rusia. Këto organizata kanë përmendur edhe vendimin e marrë së fundmi nga Qeveria britanike, e cila ndaloi anijen “Mikhail Dudin” që të shkarkojë mbetje bërthamore për përpunim në afërsi të Liverpulit.

EDF, që menaxhon të gjitha centralet bërthamore të Francës, nuk ka komentuar lidhur me dërgesën e fundit me uranium nga Rusia.

As Qeveria franceze, e cila është një aksionare e madhe në EDF, nuk ka komentuar për dërgesën nga Rusia. Franca varet shumë nga energjia bërthamore për të përmbushur kërkesat e saj me rrymë, ndërkaq Gjermania po planifikon që gjatë këtij viti të mbyllë tre reaktorët e fundit dhe deri së fundmi është varur shumë nga importet e gazit rus./REL

Etiketa: Gjermani

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
E rëndë/ 3 fëmijë gjenden të vdekur në plazh, ja dyshimet e para

E rëndë/ 3 fëmijë gjenden të vdekur në plazh, ja dyshimet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com