GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ceo I Philip Morris: Bashkë, ne do t’ia dalim për një të ardhme pa tym

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Ceo I Philip Morris: Bashkë, ne do t’ia dalim për një të ardhme pa tym

Philip Morris International's CEO Andre Calantzopoulos holds the new IQOS 3 devices at a news conference in Tokyo, Japan, October 23, 2018. REUTERS/Kim Kyung-Hoon

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si një njeri optimist në shpirt, unë zgjedh të mbështes kauzën e kësaj të fundit. Unë besoj se një e ardhme më e mire, është e mundur. Dhe – si baba, bashkëshort, qytetar dhe CEO i sapoemëruar i Philip Morris International (PMI) – unë do bëj pjesën time për ta bërë atë realitet.

Një letër për të gjithë ata që aspirojnë për një të ardhme më të mirë

Nga CEO i Philip Morris International, Jacek Olczak

Ne qëndrojmë në një udhëkryq ku priten dy të ardhme krejt të ndryshme: Njëra shenjohet nga ndasia, dyshimi dhe mosbesimi. Tjetra është një e ardhme ku mbizotëron arsyeja, faktet dhe shkenca. Një e ardhme në të cilën, veprimi ambicioz dhe i koordinuar, ka krijuar një botë më të qëndrueshme dhe të barabartë.

Si një njeri optimist në shpirt, unë zgjedh të mbështes kauzën e kësaj të fundit. Unë besoj se një e ardhme më e mire, është e mundur. Dhe – si baba, bashkëshort, qytetar dhe CEO i sapoemëruar i Philip Morris International (PMI) – unë do bëj pjesën time për ta bërë atë realitet.

Kur përfytyroj se si PMI mund të kontribuojë në këtë të ardhme më të mirë, ka një veprim i cili qëndron përmbi të tjerët: të zëvendësohen cigaret sa më shpejt të jetë e mundur, me alternativa më të mira për gratë dhe burrat të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan. Dhe ndërsa kompania jonë vazhdon të ndjekë misionin e saj për të bërë realitet një të ardhme pa tym, unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për t’i dhënë vlerë progresit të paraardhësve të mi dhe për të përshpejtuar ritmin tonë të ndryshimit.

Pesë vjet më parë, praktikisht zero përqind e të ardhurave tona neto vinin nga produkte pa tym. Në vitin 2020, gati një e katërta. Duke transformuar rrënjësisht biznesin tonë dhe duke investuar miliarda dollarë në zhvillimin e alternativave më të mira, ne jemi në rrugën e duhur drejt çtymosjes së botës.

Ne synojmë që deri në vitin 2025, të jemi një kompani kryesisht produktesh pa tym, me më shumë se 50 përqind të të ardhurave tona neto të ardhura nga këto produkte inovative – një aspiratë e cila tejkalon ambiciet tona të mëparshme. Deri në po këtë vit, ne gjithashtu synojmë t’i kemi produktet tona pa tym në 100 tregje, nga më shumë se 60 ku gjenden sot.

Ndërsa qëllimet tona janë ambicioze, ato dëshmojnë përkushtimin tonë ndaj ndryshimit dhe suksesin që kemi arritur deri më tani. Për t’ia dalë deri në 2025-ën dhe përtej, ne do të:

• Vazhdojmë të investojmë në shkencë dhe të punojmë me rigorozitet shkencor në gjithçka që bëjmë

• Sigurohemi që PMI të jetë një punëdhënës tërheqës, gjithëpërfshirës dhe frymëzues për të gjithë – duke krijuar një mjedis në të cilin të gjithë ndihen të fuqizuar për të performuar në mënyrën më të mirë

• Sjellim risi përmes ndikimit dhe shtrirjes sonë globale

• Vazhdojmë të përmirësojmë performancën tonë në të gjitha fushat kryesore të ESG¹ – më e rëndësishmja, të nxisim impaktin e produktit tonë duke hequr dorë nga cigaret dhe duke mundësuar kalimin në alternativa më të mira sa më shpejt të jetë e mundur

• Zgjerojmë portofolin tonë përtej duhanit dhe nikotinës, duke u orientuar drejt ekspertizës sonë për shkencat mjekësore, si edhe drejt aftësisë sonë për të ndihmuar konsumatorët të bëjnë zgjedhje më të mira

Magnituda e ndryshimit që duhet të vijë, është e pamohueshme. Por nuk është aspak shokuese- të paktën jo për ata të cilët besojnë në fuqinë tonë të përbashkët. Pengesa më e madhe që duhet të kapërcejmë, është mënyra e ngurtë e të menduarit. Është shumë e lehtë të lejosh që emocionet dhe bindjet e paarsyetuara të lënë në hije provat, të të tërheqin drejt skemave të vjetëruara, në vend që të bashkojmë forcat për kauzën e përbashkët.

Ja përse detyra jonë më e rëndësishme është të sjellim një mënyrë të re të menduari. Të demostrojmë përmes veprimit, transparencës dhe provave të verifikueshme integritetin e zotimeve tona. Si edhe të punojmë parreshtur për të krijuar partneritete me ata të cilët mund të përshpejtojnë ndryshimin që ne kërkojmë.

Bashkë, ne do t’ia dalim për një të ardhme pa tym.

Nga Jacek Olczak Drejtori Ekzekutiv, Philip Morris International

Etiketa: drejtor ekzekutivekonomiinternationaJacek OlczakmotivimPhilip Moris

Lajme të lidhura

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!
Aktualitet

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

12:55 - 24/08/26
42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, qeveria tkurr shpenzimet për ndihmën ekonomike
Aktualitet

32 për qind e shqiptarëve në pasiguri ushqimore! Jo vetëm të fundit në Europë, por edhe Ballkan

07:53 - 24/08/26
Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit
Aktualitet

Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

11:05 - 23/08/26
Para
LSI rendit provat e reja: Berati e Gjirokastra fundosin përfundimisht 25 prillin

LSI rendit provat e reja: Berati e Gjirokastra fundosin përfundimisht 25 prillin

TË FUNDIT

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës
Botë

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

15:35 - 24/08/26

Shëndeti i Donald Trump ka ngritur shumë pikëpyetje kohët e fundit , pasi ai është përpjekur shumë të fshehë mavijosjet në duar,...

Lexo më shumë
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur

Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA, do të godasim burimin e sulmit

15:10 - 24/08/26
Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Incidenti në Mullet/ Për një gotë alkool, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamarieri refuzoi t’i shërbente

Incidenti në Mullet/ Për një gotë alkool, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamarieri refuzoi t’i shërbente

14:32 - 24/08/26
‘Dora e Zotit’ në Botërorin 1986, topi i golit të famshëm të Maradonës shitet në ankand rreth 3 milionë euro

‘Dora e Zotit’ në Botërorin 1986, topi i golit të famshëm të Maradonës shitet në ankand rreth 3 milionë euro

14:10 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com