GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Cerberus”, alarm edhe për Ballkanin/ I nxehti ekstrem, çfarë pritet

20:44 - 16/07/23
në Botë, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
“Cerberus”, alarm edhe për Ballkanin/ I nxehti ekstrem, çfarë pritet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Europa jugore po përballet me të nxehtin ekstrem, ndërsa vala e rrezikshme nuk po tregon asnjë shenjë zbutjeje.

Italia, Spanja dhe Greqia prej disa ditësh po përjetojnë temperatura të larta. Ministria italiane e shëndetësisë lëshoi një alarm të kuq për 16 qytete përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen për fundjavën.

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, me 48 gradë Celsius të mundshme në Sardenjë, sipas mediave italiane.

Sidoqoftë, një temperaturë e tillë do të ishte më pak se niveli i lartë rekord europian prej 48.8 gradë celsius, e cila u regjistrua në Siçili në gusht 2021.

Shërbimi italian i motit tha se Sardenja do të jetë në “epiqendrën” e valës së të nxehtit të javës së ardhshme – të cilën parashikuesit e motit e kanë quajtur “Cerberus”, sipas përbindëshit me tre koka në mitologjinë greke.

“Temperaturat do të arrijnë një kulm midis 19 dhe 23 korrikut – jo vetëm në Itali, por edhe në Greqi, Turqi dhe Ballkan.

Disa rekorde lokale brenda këtyre zonave mund të thyhen gjatë atyre ditëve”, tha meteorologu italian dhe eksperti i klimës Giulio Betti për BBC.

Qeveria e Italisë ka këshilluar këdo në zonat e mbuluara nga alarmi i kuq që të shmangë ekspozimin e drejtpërdrejtë në rrezet e diellit nga ora 11:00 deri në 18:00.

Kujdes të veçantë duhet të tregojnë të moshuarit dhe personat vulnerabël. Periudhat e nxehtësisë intensive ndodhin brenda modeleve natyrore të motit, por globalisht ato po bëhen më të shpeshta, më intensive dhe po zgjasin më gjatë për shkak të ngrohjes globale.

Etiketa: europaMotiparashikimi

Lajme të lidhura

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Para
Pamjet, aksident në aksin Kavajë-Golem/ Plagoset 1 person

Pamjet, aksident në aksin Kavajë-Golem/ Plagoset 1 person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com