GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Certifikata e Covid-19, e detyrueshme për të gjithë punëtorët italianë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Certifikata e Covid-19, e detyrueshme për të gjithë punëtorët italianë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia u bë vendi i parë evropian që e bëri certifikatën për sëmundjen COVID-19 të detyrueshme për të gjithë punëtorët.

Qeveria italiane miratoi të enjten një masë të re, e cila i bën të detyrueshme certifikatat digjitale si për sektorin publik, ashtu edhe për atë privat.

Detyrimi do të nisë nga data 15 tetor.

Ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, u tha gazetarëve se masa e re ka për qëllim t’i bëjë vendet e punës më të sigurta dhe ta forcojë edhe më shumë fushatën e vaksinimit.

Me certifikata, të gjithë punëtorëve do t’u kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjes COVID-19, janë shëruar nga infeksioni, ose kanë rezultuar negativë ndaj sëmundjes.

Vetëm pensionistët dhe qytetarët e papunë u tha se do të përjashtohen nga posedimi i certifikatës.

Secili punonjës që nuk arrin të paraqesë një certifikatë të vlefshme, do të pezullohet pa pagesë pas pesë ditësh, por nuk do të mund të pushohet nga puna.

Ata që nuk janë të vaksinuar, gjithashtu mund të gjobiten deri në 1,500 euro.

Senati italian votoi me shumicë dërrmuese në favor të masës: 189 vota për, 32 kundër dhe dy abstenime.

Italia e ka bërë të detyrueshme certifikatën për mësuesit dhe punonjësit e tjerë të sektorit publik qysh më herët, ndërsa punonjësve të kujdesit shëndetësor u është kërkuar vaksina qysh në prill.

Aktualisht, gati 75% e qytetarëve mbi 12 vjeç të Italisë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. / REL

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
Sfidojnë talebanët me veshjet shumëngjyrëshe, gratë afgane në mbrojtje të identitetit

Sfidojnë talebanët me veshjet shumëngjyrëshe, gratë afgane në mbrojtje të identitetit

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar
Breaking Views

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26

Aleksandar Vuçiq, bartës i listës “Serbia e Bashkuar”, tha se Lista Studentore ka fituar zgjedhjet. “Bazuar në mostrën, është e...

Lexo më shumë
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26
Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

19:41 - 25/10/26
Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

18:37 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com