GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Certifikata e vaksinimit, BE prezanton detaje të reja

10:32 - 22/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Certifikata e vaksinimit, BE prezanton detaje të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian ka rënë dakord mbi detajet e prezantimit të një certifikate të përbashkët, që do të fillojë të përdoret në fund të qershorit. Certifikata shton shancet për një sezon turistik më të mirë.

Ashtu si në versionet e mëparshme kombëtare të certifikatës për sëmundjen Covid-19, edhe në dokumentin e ri që do të futet në përdorim deri në fund të qershorit, do të shënohen të dhënat për vaksinimin, shërimin nga Covid-19 apo testet e bëra. Karta digjitale evropiane do të ketë edhe një kod QR, që vështirë se mund të falsifikohet.

Certifikata e gjelbër pritet të jetë gati jo më vonë se deri në fund të qershorit, u njoftua në Bruksel. “Një hap i rëndësishëm për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në BE në mënyrën më të sigurt të mundshme”, deklaroi Stella Kyriakides, komisionerja evropiane për Shëndetësinë.

Deri tani është ende e paqartë nëse qytetarët nga vendet jashtë BE do të jenë në gjendje të marrin këtë “certifikatë të gjelbër” dhe nëse certifikatat nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe vendet tjera do të njihen. Për këtë akoma nuk ka ndonjë vendim konkret, ndonëse më parë është thënë se certifikata duhet të njihet ndërkombëtarisht në sa më shumë vende. E në këtë konktekst janë përmendur edhe vendet jashtë Evropës, si SHBA, Izraeli apo dhe vende të tjera.

Ende ka shumë mosmarrëveshje edhe rreth vaksinave të cilat do të njihen dhe mund të futen në këtë dokument. Deri tani një konsensus ekziston vetëm për vaksinat që janë licencuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave, por shtetet anëtare të BE mund të licensojnë vetë edhe vaksina të tjera. Kjo është me rëndësi në veçanti për vendet që kanë futur në përdorim vaksinat nga Rusia, Kina dhe të tjera. Por ndonjë vendim konkret ende nuk ka.

Ndërkohë është e mundur edhe tani të udhëtosh në shumë vende të BE-së, si turistpa pasur nevojë të futesh në karantinë. Greqia dhe Kroacia, për shembull, pranojnë prova të vaksinimit të plotë me çfarëdo qoftë vaksine. Por në Greqi njihet edhe testi negativ PCR që nuk është më i vjetër se 72 orë, ndërsa në Kroaci kërkohet një test që nuk është më i vjetër se 48 orë. Ngjashëm kanë vepruar edhe shumë vende të tjera turisitike, të cilat mjaftohen me një test negativ dhe nuk ke nevojë të futesh në karantinë.

Çështjet kontestuese

Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE kanë pasur kohët e fundit debate të nxehta në lidhje me këtë certifikatë. Çështja më kontestuese ka qenë ajo e vendosjes së masave kufizuese nga vendet anëtare të BE, vendosja e masave për teste dhe karantinime, që dallojnë nga vendimet e BE. Sepse kjo mund të pengojë lëvizjen e lirë mes vendeve dhe mund të dëmtojë turizmin. Tani thuhet se shtetet anëtare edhe më tej mund të kufizojnë lirinë e lëvizjes në territorin e tyre, por vetëm në qoftë se kjo është e domosdoshme për shkak të gjendjes me pandeminë.

Në librezat e verdha të OBSH-së të dhënat për vaksinimin shënohen me dorë

Tani vendet anëtare janë ato që duhet të kujdesen për futjen në përdorim të këtij dokumenti. Ministria e Shëndetësisë thotë se në Gjermani kjo certifikatë do të futet në përdorim deri në fund të qershorit.

Por në Gjermani këto certifikata nuk do të jenë të detyrueshme. Edhe më pas do të mund të përdoren librezat e tanishme të verdha të Organizatës Botërore të Shëndetit, ku me dorë shënohen të dhënat për vaksinimin. Por edhe këtu ka debate të shumta pas falsifikimeve që janë paraqitur me këtë dokument./DW

Etiketa: BEceritifikataUdhetimeVaksinim

Lajme të lidhura

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Para
Fier/ Arrestohet i riu, goditi mjekun

Fier/ Arrestohet i riu, goditi mjekun

TË FUNDIT

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. Vendimi u mor nga...

Lexo më shumë
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com