GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja 184 në Dibër/ Shtyhet sërish gjyqi, zbulohet shkaku

23:29 - 27/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja 184 në Dibër/ Shtyhet sërish gjyqi, zbulohet shkaku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca gjyqësore ndaj të pandehurve për abuzim me detyrën në lidhje me krimet zgjedhore të vitit 2016 në Dibër u shty të martën për herën e katërt radhazi për shkak të mungesës së avokatit Gentian Rumano. Në seancë u paraqitën të pandehurit Drini Gjeci dhe Nuri Meda, të cilët akuzohen se abuzuan me detyrat shtetërore me qëllim që të kërcënonin votuesit të votonin për kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie, një dosje voluminoze e njohur në media si Dosja 184.

Të pandehurit thanë se avokati i tyre Gentian Rumano mungonte dhe se i kishte njoftuar që t’i kërkonin sekretarisë së gjykatës të kontrollonte emailin zyrtar.

Sekretaria bëri të ditur në seancë se emaili zyrtar i gjykatës nuk funksiononte për shkak të defektit të sistemit shtetëror të emaileve zyrtare të mirëmbajtura nga AKSHI. Gjyqtari Edvan Veçani nuk ishte në gjendje të gjykonte meritat për mungesën e avokatit në një çështje që është zvarritur që prej shkurtit të vitit 2021, kryesisht për shkak të mungesave të avokatëve.

Prokurori ka kërkuar dy vjet burg me kusht për secilin prej të pandehurve dhe dy vjet ndalim nga mbajtja e pozicioneve publike. Në seancën pasardhëse mbrojtja duhet të paraqesë pretendimet përfundimtare para se gjykata të japë vendimin.

Ish-drejtori i Zyrës Arsimore, Drini Gjeci, akuzohet se ka kërcënuar mësuesit të mbështesin Partinë Socialiste ndërsa Nuri Meda, ish-administrator i njësisë Administrative Tomin, akuzohet se ka marrë porosi nga një i hetuar, të heqë nga lista e ndihmës ekonomike personat që nuk kanë votuar këtë parti.

Krimet për të cilat akuzohen të pandehurit u kryen në shtator të vitit 2016 kur në Bashkinë Dibër u zhvilluan zgjedhje të parakohshme pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut, i cili u regjistrua në video duke kërkuar seks në shkëmbim të rrijes së pagës nga një punonjëse e bashkisë.

Gjashtë vjet më vonë, prokuroria ka pushuar hetimet për shumicën e të akuzuarve për blerje votash dhe krime të tjera zgjedhore me argumentin se këto krime janë parashkruar. Nga dosja voluminoze nën akuzë kanë mbetur Gjeci dhe Meda ndërsa një i tretë, ish-shefi i policisë Robert Aga, po gjykohet në një çështje veçmas./BIRN

Etiketa: Gentian Rumano

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Facebook humb betejën me TikTok, ja rënia kolosale e të ardhurave

Facebook humb betejën me TikTok, ja rënia kolosale e të ardhurave

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin
Breaking Views

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

Ervin Salianji nuk e fsheh ambicien për të qënë një prej rivalëve më potencial përballë Sali Berishës në zgjedhjet për...

Lexo më shumë
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26
Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

19:40 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com