GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Çështja “Becchetti”, PD depoziton kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor

12:11 - 01/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çështja “Becchetti”, PD depoziton kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas inceneratorëve dhe zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike ka depozituar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen “Beccheti”.

Nënkryetarja dhe njëkohësisht deputetja e PD, Grida Duma ka depozituar kërkesën pranë Kuvendit, teksa tha para mediave se qëllimi i këtij komisioni është që paratë e fituara nga një gjykatë arbitrazhi në favor të biznesmenit italian, të mos paguhen nga taksat e qytetarëve, por nga ata që në të vërtetë shkaktuan dëmin, e që sipas saj është qeveria.

Sipas Dumës, kjo nisi si një hakmarrje politike, pasi media e biznesmenit në fjalë ishte e vetmja që bënte opozitë ndaj kryeministrit Rama dhe që publikoi dasmën luksoze të kryebashkiakut Veliaj.

“Mendoni në këtë gjendje që është Shqipëria sot dhe duhet përsëri të paguajë një borxh tjetër prej 120 milionë eurosh. Për çfarë? Për një sagë që nisi që në 2015-ën si një sagë hakmarrje politike.  Nisi 2015-ën ndaj një media që bënte opozitë ndaj kryeministrit Rama. Nisi sepse ishte ndër të paktat media që bënte opozitë ndaj korrupsionit. Dhe nëse kujtoheni ju ishte ndër të paktat media që në atë rast edhe publikoi dasmën luksoze të Veliajt. Këto janë vetëm disa ilustrime për t’ju kujtuar sagën prej 2015-ës dhe deri sot se si nisi kjo çështje për politikë dhe hakmarrje politike dhe sot rezulton në tre dëme të mëdha të demokracisë dhe ekonomisë; dëmi i prishjes së një investimi të huaj, dëmi i shkatërrimit të fjalës së lirë dhe mediave opozitë dhe dëmi ekonomik që është shumë i madh, mbi 120 milionë euro që shqiptarët tani me pasuritë e tyre jashtë vendit apo brenda janë të detyruar ta paguajnë.“

Ndër të tjera, deputetja e PD tha se kryeministri Rama në kohën kur zhvillohej gjyqi përpiqej të influenconte politikisht sistemin e drejtësisë.

“Nëse kujtoheni ju, vlen ta kujtojmë sërish, kryeministri Rama edhe në kohën kur çështja ishte gjatë gjykimit nuk bënte gjë tjetër, përveçse bërtiste publikisht dhe mendoni me staturën e një kryeministri, ndërsa çështja po gjykohej në sistemin e drejtësisë, duke influencuar politikisht mbi këtë dhe duke influencuar mbi atë drejtësinë që gjykojmë sot që duhet të jetë drejtësia e re që po ndërtohet dhe që duhet të jetë në paanshmëri. Pikërisht për t’i dhënë sistemit të drejtësisë atë që është shansi për të riparuar dëmet që janë 120 milionë dhe për të mbyllur një sagë tjetër që është, dikush shkel, korrupton dhe bën presion, dhe shqiptarët paguajnë, pikërisht se duhet mbyllur kjo, ky Komision Hetimor, ne si grup parlamentar dhe anëtar të këtij komisioni, duam që të shtrojmë sa më tepër qartësi mbi ata që janë shkaktarët dhe që dëmin në fund, duke iu drejtuar drejtësisë me këto fakte që ky komision duhet të nxjerrë duhet më në fund të mos e paguajnë shqiptarët që nuk kanë asnjë faj, por ata që e nisën me koshiencë dhe me vetëdije, por edhe me paaftësi, këtë çështje që i shkon sot shqiptarëve 120 milionë euro dëm”, tha Duma.

Shqipëria humbi gjyqin ndaj biznesmenit Francesco Becchettit duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 120 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian. 

Ditën e djeshme, PD depozitoi kërkesën për ngritjen e një Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa sot deputetja Jorida Tabaku dërgoi kërkesën për ngritjen e një Komisioni për çështjen inceneratorët

Etiketa: Grida DumaPD

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir
KRYESORE

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Para
Drejtim automjeti i dehur e zjarrvënie, dy të arrestuar në Durrës

Arrestohen për trafikim narkotikësh dhe klandestinësh 5 persona, kush është 44-vjeçari i shumëkërkuari

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com