GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin, por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin, por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se biznesmeni Francesco Becchetti nuk ka marrë dhe nuk do të marrë para nga shteti shqiptar lidhur me çështjen e arbitrazhit, ndërsa tha se paratë e ngrira të Albcontrol do të rikthehen në arkën e shtetit. Rama u shpreh gjithashtu se për çështjen ka procese ligjore në Shqipëri dhe jashtë vendit, ndërsa sipas tij SPAK ka nisur një hetim.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me vendimin e arbitrazhit dhe pretendimet për një shumë prej 100 milionë eurosh, Rama tha se Becchetti deri tani nuk ka marrë asnjë pagesë nga shteti shqiptar.

“Ju thatë që unë paskam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Unë nuk kam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Kam thënë që subjekti që e fitoi atë çështje do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar.

Dhe, pavarësisht se partia juaj u angazhua fuqimisht që t’u thoshte shqiptarëve se ai ndërkohë mori 100 milionë euro, unë dua t’ju informoj se jo vetëm që, deri në momentin që ne po flasim, ai ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar, por ndërkohë, si shumë të tjerë që kapen pas Shqipërisë padrejtësisht, pastaj, për një arsye apo për një tjetër, nuk u shkon mbarë jeta.

Ai sot, që flasim, subjekti në fjalë, së bashku me një apo dy nga arbitrat përkatës, do të përballen me drejtësinë, i dashur. Dhe të jesh i sigurt se, më herët sesa vonë, të gjitha ato lekë që janë mbajtur padrejtësisht të ngrira, duke ia marrë Albcontrol-it, do të kthehen në arkën e shtetit shqiptar”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se qëndrimi i tij nuk ka qenë se vendimi i arbitrazhit nuk njihet, por se pagesa nuk do të kryhet nga shteti shqiptar. Ai përmendi gjithashtu proceset që, sipas tij, janë në zhvillim dhe hetimin e SPAK.

“Kështu që unë nuk kam thënë që nuk e njoh vendimin e arbitrazhit. Unë kam thënë që koha kur lloj-lloj kriminelësh dhe lloj-lloj [fjalë e paqartë në transkriptim] mund t’ia merrnin Shqipërisë çfarë të donin, ka ikur. Dhe ai do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Këtë kam thënë unë.

Zero lekë do të marrë nga shteti shqiptar dhe, natyrisht, jo me forcë, por nëpërmjet rrugës ligjore. Ne kemi ndjekur rrugën ligjore. Jemi në disa procese me subjektin në fjalë. Për subjektin në fjalë ka jo vetëm procese administrative, civile, por edhe proces penal jashtë Republikës së Shqipërisë dhe në Republikën e Shqipërisë. SPAK ka hapur procesin”, u shpreh Rama.

Rama vijoi duke akuzuar opozitën se e ka përdorur çështjen në mënyrë të përsëritur në periudha zgjedhore. Ai përsëriti se paratë e ngrira do të rikthehen në Shqipëri.

“Kështu që, për fatkeqësinë tuaj, që e keni shpërndarë atë lajm shumë intensivisht dhe e riktheni sa herë që afrohet një palë zgjedhje, ai do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar dhe të gjitha lekët e mbledhura dhe të mbajtura të ngrira do të kthehen në Shqipëri, më herët sesa vonë”, deklaroi Rama.

Në një tjetër moment të debatit në Kuvend, kryeministri iu drejtua opozitës edhe për mënyrën se si, sipas tij, ajo u komunikon qytetarëve, duke e lidhur këtë me rezultatin e zgjedhjeve.

“Sa më shumë t’i merrni për budallenj shqiptarët aq më shumë do e merrni ballit nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje. Unë do flas edhe për atë (pagat) por më parë po ju dëgjoj mendimet e ndritura të mendimit juridik të parlamentit pastaj do flas si piktor i rëndomtë”, tha Rama.

Etiketa: BecchettiKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë
Breaking Views

Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

17:37 - 29/10/26
Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!
Breaking Views

Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

17:22 - 29/10/26
Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon Drejtoria e Burgjeve: Urdhri është sekret…
Breaking Views

Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon Drejtoria e Burgjeve: Urdhri është sekret…

16:54 - 29/10/26
Para
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 18 Shtator 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë
Breaking Views

Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

17:37 - 29/10/26

Ka nisur marshimi i protestuesve kundër qeverisë në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet protesta. Pjesëmarrësit janë nisur drejt...

Lexo më shumë
Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

17:22 - 29/10/26
Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

17:04 - 29/10/26
Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon Drejtoria e Burgjeve: Urdhri është sekret…

Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon Drejtoria e Burgjeve: Urdhri është sekret…

16:54 - 29/10/26
“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

16:41 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com