GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja Beleri, avokati: Kushtetuesja të caktojë datën e gjykimit, ne do e çojmë në Strasburg

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon seanca për Belerin, Gjykata tërhiqet për vendim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i GJKKO-së rrëzoi sot kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për të marrë detyrën si kryetar i bashkisë Himarë.

Avokati Geni Gjyzari, që përfaqësoi në gjykatë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se e kërkonin dhënien e lejes së posaçme për të bërë betimin e Belerit si kryetar bashkie, sepse kjo është pjesë e procesit zgjedhor, jo për të shkuar në punë.

Gjyzari tha se kjo çështje do të shkojë deri në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg.

“Sot ishte shpallja e vendimit. Gjykimi ishte në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, sepse gjykata e Apelit të Posaçëm gjykon me tre anëtarë, por gjyqtarja vendosi ta gjykojë me një gjyqtar.

Kërkuam përjashtimin e gjyqtares, sepse procesi i rregullt gjyqësor kërkon një trupë të rregullt me tre gjyqtarë. Është hera e parë në dijeninë tonë që ndodh kështu. Na la të flisnim disa herë dhe shpalli vendimin. Tha nuk e lejon ligji dhe nuk e dha lejen.

Ne kërkonim dhënien e lejes së posaçme për të bërë betimin, sepse ai është pjesë e procesit zgjedhor, ndaj e kërkonim jo për të shkuar në punë.

Gjykata tha se nuk jepet leje sepse sipas saj ajo jepet për t’u mjekuar, për vdekje etj.

Ne e interpretuam si sulm ndaj kushtetutës, ndaj nenit 45 të saj dhe ndarjes së pushteteve, pra i thoshte qeverisë merre ti, cakto një komisar në bashkinë e Tiranës se është gjendje e jashtëzakonshme. Jo, nuk ka gjendje të jashtëzakonshme në Himarë, sepse ishin zgjedhje të lira dhe u vendos.

Tani gjithë vëmendja është te Gjykata Kushtetuese. Kryetarja e gjykatës ka në dorë për të nxjerrë datën e gjykimit, sepse kanë kaluar tre muaj.

Është sulm ndaj Kushtetutës, por ne nuk morëm përgjigje sot. Gjithë vëmendja është te Gjykata Kushtetuese.

Nëse Kushtetuesja do të ngrejë barrierë edhe përpara këtyre shkeljeve do jetë fytyra jonë në Europë.

Vetëm datë gjykimi kërkojmë, ka tre muaj që ka kaluar për gjyq dhe nuk ka datë gjykimi. Patjetër që do e çojmë në Strasburg”, tha avokati Gjyzari.

Etiketa: avokatibelerikushtetuese

Lajme të lidhura

Shpërthen pedagogia: Rama është turpi i këtij vendi, Shqipëria meriton bekimin, jo mallkimin!
Aktualitet

Shpërthen pedagogia: Rama është turpi i këtij vendi, Shqipëria meriton bekimin, jo mallkimin!

12:28 - 20/10/26
Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës
Aktualitet

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

12:04 - 20/10/26
Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë
Aktualitet

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

11:43 - 20/10/26
Para
Meritoni afrohet t’i bëjë masazh, ironia e Rikes: Jo se mërzitet nusja… (VIDEO)

Meritoni afrohet t'i bëjë masazh, ironia e Rikes: Jo se mërzitet nusja... (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthen pedagogia: Rama është turpi i këtij vendi, Shqipëria meriton bekimin, jo mallkimin!
Aktualitet

Shpërthen pedagogia: Rama është turpi i këtij vendi, Shqipëria meriton bekimin, jo mallkimin!

12:28 - 20/10/26

Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai...

Lexo më shumë
Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

12:04 - 20/10/26
Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

11:43 - 20/10/26
Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

11:25 - 20/10/26
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com