GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Çështja Beleri, gazeta greke: Ja tre skenarët që pritet të zhvillohen

në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja Beleri, gazeta greke: Ja tre skenarët që pritet të zhvillohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta greke “Tanea” flet për tre skenarë lidhur me lirimin e Fredi Belerit. “Çështja e fituesit të zgjedhjeve për bashkinë Himarë i cili qëndron në paraburgim në burgjet e Tiranës, duket se ka hyrë në ngërç, ndërsa pasojat diplomatike tashmë janë evidente në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë” shkruan gazeta.

“Fredi Beleri qëndron në paraburgim që prej 12 majit me akuzën e tentativës për blerje votash dhe, sipas ligjit zgjedhor shqiptar, nëse një kryetar bashkie nuk betohet brenda tre muajve, ai shpallet i shkarkuar dhe zgjedhjet përsëriten”.

Sipas burimeve ligjore, megjithatë, ka dallime në mendime se kur skadon saktësisht afati tre mujor, duke qenë se nuk ka asnjë precedent për zbatimin e kësaj dispozite legjislative.

Disa burime ligjore pohojnë se tremujori është llogaritur në bazë të kohës kur është mbledhur këshilli i qytetit të Himarës, ndaj afati skadon në mes të shtatorit. Megjithatë, sipas autoriteteve zyrtare të Shqipërisë, afati tre mujor ka skaduar që prej datës 14 gusht” vijon më tej shkrimi.

Më pas gazeta rendit tre skenarë mbi këtë proces. “Të gjitha mundësitë janë të hapura.

Skenari i parë më pozitiv për momentin është, nëse Tirana vendos t’i japë fund kësaj krize, që Belerit t’i jepet një leje, qoftë edhe disa orëshe, për të bërë betimin.

Skenari i dytë është që qeveria shqiptare të shpallë zgjedhje në Himarë me Belerin në paraburgim pa qenë i dënuar.

Skenari i tretë është që procesi i Belerit të vazhdojë menjëherë, para thirrjes për përsëritjen e zgjedhjeve. Nëse shpallet i pafajshëm do të mund të kandidojë sërish për kryetar bashkie, ndërsa nëse dënohet nuk do të jetë kandidat” shkruan gazeta. Edi Rama tha dje për gazetën “Kathimerini” se do të presë gjyqin për të vendosur për zgjedhjet.

gijotina.com/   

Etiketa: fredi beleriGreqiaHimareKryesore1Zgjedhjet

Lajme të lidhura

Komisioni Europian paralajmëron: Do të merren masa ndaj Kosovës
Botë

Sulm i madh kibernetik ndaj Komisionit Evropian, hakerat godasin sistemet e pagave dhe të dhënave personale

08:45 - 19/11/26
Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026
Aktualitet

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

08:28 - 19/11/26
Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta
Aktualitet

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta

08:16 - 19/11/26
Para
Vrau të riun nga Kukësi, “Kobrës” i zgjatet edhe dy muaj paraburgimi

Vrau të riun nga Kukësi, "Kobrës" i zgjatet edhe dy muaj paraburgimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë
Sport

Lojtari i Kombëtares në një formacion me Yamal, Kane e Olise! Ja 11-shja më e mirë në grupet e Ligës së Kombeve

08:56 - 19/11/26

Gjiganti botëror i vlerësimit të lojtarëve me nota, “WhoScored”, ka përpiluar formacionin me paraqitjet më të larta në grupet e...

Lexo më shumë
Komisioni Europian paralajmëron: Do të merren masa ndaj Kosovës

Sulm i madh kibernetik ndaj Komisionit Evropian, hakerat godasin sistemet e pagave dhe të dhënave personale

08:45 - 19/11/26
Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

08:28 - 19/11/26
Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta

08:16 - 19/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 19 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:07 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com