GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja Beleri: Pse europianët edhe amerikanët e mbështesin Ramën?

10:53 - 19/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Çështja Beleri: Pse europianët edhe amerikanët e mbështesin Ramën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Pse europianët edhe amerikanët e mbështesin kaq shumë kryeministrin Rama?” Një pyetje retorike, që mediat greke ja kanë drejtuar qytetarëve në një artikull me fokus kryesor: mbajtja në burg i Fredi Belerit.

Në një analizë të gjatë “KATHIMERINI” ka renditur disa nga vetit kryesore të Ramës.

Mirëpo përgjigja e Ramës ka qenë e qartë: Arrestimi i Belerit i takon institucionit të drejtësisë.

“Edhe nëse Këshilli Europian kthehet përmbysë, ne nuk jemi të hapur për asnjë negociatë që bie ndesh me interesin strategjik të Shqipërisë, që është zbatimi i reformës në drejtësi dhe ruajtja e pavarësisë së institucioneve të saj të drejtësisë.” U shpreh Rama. Deklaratë kjo që tërhoqi vëmendjen edhe mediave helene.

Koha e gjykimit po afron për kryebashkiakun e burgosur të qytetit shqiptar të Himarës, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar do të mblidhet të martën për të shqyrtuar çështjen. Kjo do të thotë që të martën do të vendoset nëse Fredi Beleri është fajtor për blerje votash.

Beleri ka 15 ditë kohë për të apeluar vendimin, por mundësia që të ndodhë është e pakët. Me shumë mundësi ai nuk do të betohet si kryetar bashkie. Pra, tani të gjithë sytë janë kthyer tek dita e nesërme, ku autoritetet e prokurorisë shqiptare do të duhet të mbështesin pretendimet e tyre me prova që janë shumë më bindëse se çdo gjë që kemi parë deri më tani.

Në rast se Beleri shpallet fajtor, ai ka të drejtë të drejtohet në Gjykatën e Apelit dhe më pas në Gjykatën e Lartë. Megjithatë, një dënim në dosjen e tij kriminale nënkupton se ai nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet e reja.

Pa Belerin, minoriteti etnik grek do të duhet të zgjedhë një kandidat të ri. Por komuniteti mund të zgjedhë gjithashtu të abstenojë nga procesi, gjë që do të përkeqësonte edhe më tej marrëdhëniet me Tiranën dhe do të ndikonte në lidhjet greko-shqiptare, tashmë të tensionuara.

Për Ramën, vendimi i gjykatës për të mos lejuar Belerin të marrë detyrën është padyshim dëshmi se ai ka fituar raundin e parë. Ai gjithashtu duket i sigurt se gjyqi i së martës, rezultati i të cilit konsiderohet i dhënë nga kushdo që ka njohuri për çështjet shqiptare do të shënojë fundin e karrierës politike të Belerit.

Paralajmërimi i Athinës se do të ushtrojë të drejtën e vetos për të penguar nga fillimi bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian midis Brukselit dhe Tiranës, duket se nuk e ka trembur aspak kryeministrin shqiptar në hakmarrjen e tij ndaj Belerit.

Rama, në fakt, duket se ka mbajtur një qëndrim sfidues ndaj thirrjeve europiane për një rezolutë për këtë çështje. Kokëfortësia e tij është forcuar më tej nga deklarata e kancelarit gjerman Olaf Scholz se çështja është një “mosmarrëveshje dypalëshe” dhe që nuk lidhet me kërkesat e BE-së në lidhje me sundimin e ligjit në procesin e anëtarësimit.

Por nga buron gjithë kjo dashuri për Ramën?

Pse evropianët dhe amerikanët janë të gatshëm ta hedhin Greqinë poshtë kur është aleati i tyre më i rëndësishëm dhe më i besueshëm në Europën Juglindore?

Kryeministri shqiptar duket se ka bërë një punë të mirë duke i bindur se kjo është një çështje dypalëshe, një çështje e thjeshtë penale që i takon vetëm sistemit të drejtësisë së vendit dhe se ky sistem drejtësie është padiskutim i pavarur.

Ai nuk humbet asnjëherë rastin, kur flet për çështjen e Belerit, duke u kujtuar europianëve se prokuroria, gjykatat dhe policia shqiptare aspirojnë standardet e vendosura nga Europa dhe se asnjë vend tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë.

Përtej “tablosë së vogël” lidhur me çështjen ndaj Belerit, megjithatë, ekziston një “tablo e madhe” në të cilën Rama shihet si i favorizuari i BE-së dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri dinak vazhdon ta projektojë veten si lideri që mund të garantojë stabilitetin e brendshëm politik dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë.

Kryesisht, megjithatë, ai e cilëson veten si një politikan me ndikim me cilësitë drejtuese të nevojshme për të kontrolluar zhvillimet e rrezikshme në Kosovën e trazuar, sipas dëshirës së Perëndimit, dhe, në përgjithësi, me aftësinë për të manipuluar 7 milionë shqiptarë etnikë që jetojnë në Ballkan.

Të gjithë e kuptojnë se pa Tiranën dhe Beogradin, pra pa Ramën dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ka pak shpresa për përmirësim të situatës në Kosovë. Mund të mos e thotë me zë të lartë, por Perëndimi sheh te Rama edhe një kryeministër pro-europian, i cili pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, po e mbron Shqipërinë nga islamzimi dhe nga shndërrimi i saj në urën e Turqisë për në detin Adriatik.

Në fund të fundit, ai ka treguar se do të bëjë atë që i kërkohet. Të tilla si, për shembull, pranimi i marrëveshjes së kryeministres italiane Giorgia Meloni që Shqipëria të presë mijëra emigrantë dhe refugjatë që përpiqen të kalojnë në Europë nga Afrika.

Etiketa: Edi Ramafredi beleriKryesore1SHBAVetoja greke

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Vrasja në burgun e Peqinit/ Nis seanca për Sokol Mjacajn

Vrasja në burgun e Peqinit/ Nis seanca për Sokol Mjacajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com