GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Çështja Beleri/ Pse Rama po kreh Athinën

16:03 - 25/08/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Armand Shkullaku

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë në publik një bisedë në telefonat privatë, mes tij dhe gazetarit grek të Kathimerini, Pavlos Papadopoulos, për të krijuar idenë se gjithçka që po ndodh kohët e fundit në raportet mes Athinës dhe Tiranës, është pasojë e keqkuptimeve, moskomunikimit, fakteve të paverifikuara apo të vërtetave gjysmake.

Madje, edhe në reagimin e gjatë mbi mungesën e Shqipërisë në darkën informale të kryeministrit grek Micotaqis, Rama, pasi e lan dhe e lyen këtë të fundit duke e quajtuar “mik të dashur dhe koleg shumë të respektuar”, shton se të flasësh, të komunikosh dhe të debatosh me miqtë është thelbi i politikës ndërkombëtare.

Pikërisht, duke u përpjekur ta zhvendosë këndin e krizës me Athinën nga krizë politike, në krizë komunikimi, Rama ka zhvilluar edhe bisedën me gazetarin grek, të tipit tallava: “numrin tat ma dha njoni”. Tallavaja është stili i Ramës, por mirësjellja e tepruar, në kufijtë e joshjes, kuptohet qartë që është e sforcuar për të fituar simpatinë e gazetarit. Dhe jo vetëm.

Sipas shprehjes që ka gjetur dhe po e përdor vend e pavend, “një fytyrë, një racë”, për të relativizuar përgjegjësinë e tij në përplasjen e fundit me Greqinë dhe për ta paraqitur atë si një problem keqkuptimesh dypalëshe, e zakonshme për dy fqinjë ballkanikë, shprehje që ia kërkon edhe gazetarit grek të mos e harrojë, Edi Rama, nëpërmjet publikimit të bisedës tallava kërkon të hiqet si viktimë e konteksteve ballkanike dhe e fakteve të pavërteta.

Kryeministri, që gazetarëve shqiptarë refuzon t’u përgjigjet, i fyen, i bullizon apo edhe u shkruan, por me një gjuhë krejt tjetër nga ajo që përdor me Papadopoulosin, në komunikimin me këtë të fundit tregohet galant, i dashur deri në ëmbëlsi dhe modest deri në përulësi. Sepse duke e ditur peshën e gazetës Kathimerini dhe faktin se ajo është një media afër me qeverinë, ai kërkon t’i qaset publikut grek dhe mediave të tjera që përbëjnë opinion, jo si burimi i problemit por si një kryeministër “i lezeçëm”, pa ngarkesa nacionaliste, gati një vëllam me fqinjët e tij, që është i gatshëm të sqarojë rrethanat që kanë çuar në këtë keqkuptim.

Njësoj siç bëri kur i mbushi rrjetet e tij sociale me zemra, flamuj grekë e shqiptarë, me shprehje dëshpërimi për zjarret shkatërruese në Greqi dhe me vetëofrimin për zjarrfikëse e burime njerëzore. Gjithë këtë lojë, për ta vizatuar portretin e tij në opinion grek dhe europian, si liderin tolerant e bashkëpunues, që nuk i fryn zjarrit të urrejtjes, por i flet zërit të harmonisë. Ai nuk mban inate me mediat greke, as nuk është i zemëruar pse nuk e ftuan në Athinë. Ai i fton kryebashkiakët e Athinës e Selanikut të vijnë të protestojnë përsëri në Shqipëri. Sepse është demokrat, europianist dhe mbi të gjitha, siç i pëlqen të hiqet, një burrë shteti që e ndan drejtësinë nga politika.

Në thelb të kësaj strategjie komunikimi në qasjen ndaj krizës greke, qëndron tentativa për të bërë të besueshme se në rastin Beleri, drejtësia ka vepruar e pandikuar nga politika, dhe se ai vetë, është dorëjashtë nga gjithçka ka ndodhur.

Sjellja tolerante deri në përulësi ndaj çdo provokimi që ka ardhur nga Athina dhe roli i atij që bën sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe vazhdon dërgon zemra e zjarrëfikëse, janë përpjekje për të fikur një zjarr që Rama vetë e ndezi, pa menduar ndoshta seriozisht për pasojat që vinin më pas. Pasoja për të cilat sot, po harxhon frymë e shkronja, më shpresën se mund t’i neutralizojë.

Ai mund t’i thotë Athinës zyrtare dhe Pavlos së Kathimerinisë se Shqipëria është një shtet ku drejtësia vepron e pavarur, por arkiva e afërt do ta tradhtonte menjëherë. Për mbi një javë para zgjedhjeve të 14 majit, kryeministri i Shqipërisë sulmoi me gjuhën më të rëndë një kandidat për kryetar bashkie. Iu drejtua personalisht me një nëntekst të qartë kërcënimi. Fill pas kësaj, policia e shtetit përdori metoda si ato të sigurimit për të futur në kurth kandidatin e opozitës dhe prokuroria e Vlorës autorizoi arrestimin e tij. Një arrestim, që ndonëse nuk ishte në kushtet e flagrancës, u kujdes të realizohej si spektakël në mesnatë vetëm për të frikësuar votuesit e Himarës dhe atyre që pritej të vinin nga Greqia. Beleri fitoi zgjedhjet në 14 maj, por drejtësia “e pandikuar” nga politika e gjykon aq të rrezikshëm sa nuk mund të shoqërohet as për të bërë betimin.

Krehja që Rama po i bën Athinës dhe mediave greke, të cilave po u fal dashuri me zor, nuk i mbivendoset dot fakteve, që ai vetë thotë se i ka për zemër. Sigurisht mund të tërheqi vëmendjen momentale dhe të prodhojë mbase edhe një lloj debati brenda opinionit grek, por krizat serioze nuk zgjidhen sipas cirkut që funksionon në Tiranë, sa herë kryeministri dhe vartësit e tij kapen me presh në duar. Dhe meqë i shkruajti Pavlos me kaq entuziazëm për të shpjeguar çështjen Beleri, le t’u shkruajë edhe gazetarëve shqiptarë për inceneratorët, laboratorët, sterilizimet, abuzimet, vjedhjet dhe arrestimet./Lapsi.al

Etiketa: armand shkullakuOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Kulla akuzon Ramën dhe Kim: Dëbuan shqiptarët nga atdheu

Prej aferës McGonigal, Rama s'ka për të jetuar kurrë mirë mendërisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com