GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja Beleri, Qeveria greke: Rama qëndrim armiqësor jo vetëm ndaj minoritetit grek, por edhe…

19:35 - 07/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Beleri i drejtohet Himarës: Pavarësisht shpifjeve të Ramës, do të rikthehem…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria greke vijon të mbajë një qëndrim të fortë lidhur me çështjen Beleri, kryebashkiakun e Himarës, i cili ndodhet në paraburgim me akuzën e blerjes së votave, ndërsa fitoi mandatin në zgjedhjet e 14 majit.

Qeveria greke ka paralajmëruar se do të kërkojë deri në fund atë që e konsideron si respektim të vlerave europiane, duke pretenduar se në rastin e Fredi Belerit këto vlera nuk janë respektuar.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis,  u shpreh përmes një deklarate se qëndrimi i Qeverisë shqiptare, ndaj një kryebashkiaku të zgjedhur dhe ndaj minoritetit grek në tërësi, nuk është vetëm armiqësor ndaj minoritetit grek, por është edhe ndaj parimeve të Bashkimit Evropian dhe për këto parime duhen dëshmi që respektohen nga qeveria shqiptare, jo vetëm përballë Greqisë, por edhe ndaj të gjithë vendeve anëtare.

Sipas tij, mbajtje në burg e Belerit dëshmon për fat të keq të kundërtën.

Përballë deklaratave të Zëdhënësit të Qeverisë greke ka reaguar Ministria e Jashtme e drejtuar nga Olta Xhaçka. Duke e cilësuar si të pavend deklaratën e Zëdhënësit të Qeverisë greke, Ministria e Jashtme thekson se procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit nuk ka asnjë lidhje me Qeverinë.

“Kemi ndjekur me keqardhje deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë Greke lidhur me rastin Beleri. Siç e kemi deklaruar në vijimësi, publikisht por edhe gjatë komunikimeve që kemi pasur me kolegët tanë grekë, deklarata të tilla janë të pavend dhe injorojnë realitetin demokratik dhe të sundimit të ligjit ne Shqipëri. Qeveria e Shqipërisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd, sepse Shqipëria është një vend demokratik ku sundon parimi i ndarjes së pushteteve”, ishte reagim i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Fredi Beleri u arrestua në 12 maj nga policia nën akuzën e blerjes së votave, ndërsa në 14 maj mbaheshin zgjedhjet për kryebashkiakë dhe këshillta bashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Beleri u arrestua në një kohë kur ndaj tij Kryeministri Edi Rama nisi një fushatë sulmesh e akuzash, madje duke e cilësuar një maskara. Arrestimi i Belerit u interpretua si një sulm politik i Qeverisë ndaj një kandidati që mbështetej nga koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” ku bënte pjesë edhe PBDNJ-ja e Vangjel Dules.

Beleri fitoi mandatin e Kryebashkiakut ndërsa ndodhej në paraburgim, në pritje të zhvillimit të seancave që do të caktonin masat e sigurisë ndaj tij. Ndërkohë që GJKKO ka vendosur masën e “arrestit me burg”, mbetet e paqartë situata se si do të zgjidhet çështja, pasi Gjykata i ka refuzuar edhe betimin para Këshillit Bashkiak, në një kohë që kryebashkiaku i njohur edhe nga KQZ si fitues, ka kërkuar ti jepet mundësia për të vijuar detyrën. Ligji nuk parashikon zgjidhje në raste të tilla çka duket se do të fusë në ngërç procesin për Bashkinë e Himarës, edhe pse funksionet mund ti kryejë ish-kryebashkiaku.

Etiketa: beleriKryesore1qeveria grekeRama

Lajme të lidhura

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr
Aktualitet

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr

20:30 - 27/04/26
E kërkonte SPAK/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, përdorte letra false angleze
Aktualitet

E kërkonte SPAK/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, përdorte letra false angleze

20:14 - 27/04/26
Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)
Aktualitet

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

19:56 - 27/04/26
Para
Shakira në Silverstone. A ka ndonjë ‘miqësi speciale’ me kampionin e Formula1?

Shakira në Silverstone. A ka ndonjë ‘miqësi speciale’ me kampionin e Formula1?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr
Aktualitet

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr

20:30 - 27/04/26

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale, pamje nga një stërvitje e përbashkët mes Forcave Speciale të...

Lexo më shumë
E kërkonte SPAK/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, përdorte letra false angleze

E kërkonte SPAK/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, përdorte letra false angleze

20:14 - 27/04/26
Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

19:56 - 27/04/26
Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

19:43 - 27/04/26
“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

19:23 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com