GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja “Butrinti”, Tare-Gonxhes: Hidhe poshtë marrëveshjen me AADF si poshtëruese

në Aktualitet, Art & Kulturë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja “Butrinti”, Tare-Gonxhes: Hidhe poshtë marrëveshjen me AADF si poshtëruese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studiuesi i njohur Auron Tare i është përgjigjur ministrit të Kulturës, Blendi Goxhnja pas reagimit të këtij të fundit për çështjen e Butrintit.

Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, në reagimin e tij thekson se do të ketë në vëmendje maksimale mirëadministrimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të kësaj pasurie.

Reagimi i Gonxhes vjen pas qëndrimit të UNESCO, e cila rekomandon që Ministria e Kulturës të ketë autoritet mbi të gjithë këtë pasuri botërore, duke theksuar se vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet për menaxhimin e integruar të këtij parku.

“Në cilësinë e Ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe njëkohësisht si Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit (për shkak të funksionit), siguroj opinionin publik për angazhimin dhe vëmendjen maksimale për mirëadministrimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të pasurisë kulturore universale të Parkut Kombëtar të Butrintit, në zbatim të plotë të standardeve ndërkombëtare dhe të kuadrit ligjor shqiptar në fuqi”, shprehet Gonxhe.

Por, duke iu përgjigjur në rrjetet sociale, Tare ngre disa pikëpyetje duke u përqendruar më së shumti tek raporti i UNESCO-s dhe nëse do të ndërmerreshin masa për ata që e fshehën këtë raport.

“I nderuar Z Ministër

E para keni detyrimin ligjor dhe moral për të sqaruar opinionin publik për raportin e Unesco/Icomos.

Çfare permban dhe përse u fsheh nga Institucioni i Trashëgimise Kombëtare. Çfare masash do merren për ata që fshehën këtë raport?

E dyta Z. Ministër, cila është ekspertiza më e mirë boterore që AADF paska thithur?

Kur Unesco/Icomos të ka hedhur poshte cilësinë e përthithur.

E treta mblidh ekspertët shqiptare për të folur me ta dhe për të dëgjuar procesin ashtu si dikur kur ishe në Ministrine e Kulturës.

E katërta, hidh poshtë Marrëveshjen me AADF për transferimin e Butrintit si një Marrveshje poshtëruese për punen e të gjithë atyre që kanë kontribuar në Butrint, por edhe si një e drejte sovrane e një vendi, i cili nuk i jep apo shet pasurinë e saj kulturore për grupe me interesa te dyshimta. Ti e di mirë që Parku nuk u krijua nga Londra, por nga shqiptarët që e donin këtë vend ku një nder ta ishe edhe ti”, shkruan Tare.

Etiketa: butrintiKryesore1marreveshje

Lajme të lidhura

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar
Breaking Views

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj
Breaking Views

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26
Para
Manastirliu: 8 kopshte në Tiranë të pa licencuara, ndëshkim…

Sterilizimi, Ogerta Manastirliu dy orë në SPAK/ Ja për çfarë u pyet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com