GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çështja e Ardit Gjoklaj/ Këlliçi nxjerr foton e Veliajt me prokurorin, Rama: Nuk komentoj vendim gjykate

19:20 - 23/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A e di që inceneratorët nuk janë funksionalë? Rama mburret: Janë krenaria ime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar një foto të Ardit Gjoklajt, 16-vjeçarit që vdiq në mënyrë të tmerrshme teksa punonte në landfillin e Sharrës. Këlliçi paralelisht nxorri dhe një foto të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me prokurorin e çështjes që e mbylli dosjen pak ditë më vonë. Por, kryeministri Edi Rama nuk kishte asnjë koment për këtë gjë. Ai tha se çështja në fjalë ka marrë një vendim gjykate, të cilat ai ka zgjedhur që të mos i komentojë. Referuar vendimit të Kushtetueses për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta, Rama tha se do të donte ta komentonte, por zgjedh t’i mbahet zotimit për të mos folur.

Pjesë nga debati: 

Belind Këlliçi: Kjo është fotoja e Ardit Gjoklajt, një i mitur që punonte në landfillin e Tiranës, këtu kam dhe foton e kryebashkiakut të Tiranës që drekon me prokurorin e çështjes. Çuditërisht kjo çështje u mbyll pas kësaj fotoje. Nuk ju kam parë ndonjëherë ta përmendni si rast dhe ju gjetët rastin të shkoni tek familja e Klodian Rashës dhe shumë mirë bëtë. Por kjo lidhet ngushtësisht me reformën në drejtësi….

Edi Rama: Për çfarë?

Belind Këlliçi: Kryetari i Bashkisë është në një foto me prokurorin e çështjes. Pak javë pasi ndodhi vdekja e Ardit Gjoklës doli me pompozitet për të lajmëruar se do të vinte një kompani hollandeze. Çudistërisht ishte Zoto që kishte hapur kompani në vitin 2016 dhe në ato momente që nënshkroi shiti dhe aksionet në offshore. Ju duket rastësi?

Edi Rama: Nuk e përqafoj dot këtë teorinë e të bëri politikë duke akuzuar për vrasje një kundërshtar. Unë nuk jam i kësaj shkolle dhe është shkollë shumë e vjetër kjp. Do kisha shumë dëshiirë që të komentoja vendimin e Gjykatës Kushtetuese, këtë të fundit, por nuk e komentoj, nuk e bëjë këtë gjë. E kam bërë si zgjedhje duke marrë përsipër koston e llafeve. Për çështjen që përmende ka vendim gjykate, pse duhet të besoj gjithë këtë film kur vendimi i gjykatës është aty. Sepse është një foto?

Belind Këlliçi: Dakord!

Edi Rama: Më mirë kështu haptas që siç tha kryetarja jemi të koordinuar, sepse këtë s’e beson as publiku, e kapën gjallë, këtë beson njeri.

 

Etiketa: ardit GjoklajBelind KelliciceshtjaEdi RamaErion Veliajfototkomentprokurorivendimi

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com