GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Çështja e Butrintit, Ina Zhupa: Koncesioni nuk e mbron trashëgiminë

11:38 - 20/10/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Çështja e Butrintit, Ina Zhupa: Koncesioni nuk e mbron trashëgiminë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deklarata e deputetes Ina Zhupa:

Në kuadër të transparencës për një pasuri kombëtare me vlera botërore siç është Butrinti do informoj publikun për ecurinë e Gjykimit ne Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata dhe ne si kërkues i kemi drejtuar disa pyetje Këshillit të Ministrave. Pyetje që jo vetëm kanë ngelur pa përgjigje gjatë procesit, por përbejnë edhe disa prej pyetjeve kryesore të kësaj çështje që qeveria ka refuzuar haptazi ti përgjigjet Gjykatës Kushtetuese. Ajo që është shkelja me flagrante është fakti se qeveria këtë refuzim për tu përgjigjur e ka bërë me shkresë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke fshehur kështu fakte dhe rrethana për të cilat gjykata ishte e interesuar.

Ditë pas ditë kemi vendosur të japim çdo detaj mbi këtë çështje që lidhet me identitetin tonë kombëtar, me historinë, me trashëgiminë tonë kombëtare, pasi ruajtja e tyre janë detyra kryesore ndaj qytetarëve.

Kryeministria me firmën e Ëngjëll Agaçit i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese një shkresë ku shkruan se (citoj):

‘Pyetjet me numërtimin 4, 15, 16, 17, 18, 19, 20, 31, 35, 40 janë jashtë objektit të këtij gjykimi kushtetues dhe nuk kanë asnjë ndikim në çështjen në fjalë. Për pasojë, vlerësojmë të pa nevojshme përgjigjen ndaj tyre’

Kjo është përgjigja refuzuese e Këshillit të Ministrave, që për më tepër kjo përgjigje injoron dhe autoritetin e Gjykatës kushtetuese.

Por cilat janë ato pyetje qe sipas KM janë jashtë objektit dhe çfarë përgjigjesh refuzon qeveria qe ti japë?

Sot po publikojmë 6 prej tyre.

Janë pikërisht ato ku fle lepuri i këtij koncesioni, në kurriz të shqiptarëve dhe Shqipërisë që cenon identitetin dhe integritetin e Butrintit dhe tonin si shtet.

Pyetjet e refuzuara nga KM:

15.       Si e keni përzgjedhur përfaqësuesen avokaten për të përfaqësuar shtetin shqiptar në themelimin e fondacionit dhe në bordin e drejtorëve?

16.       Si e keni përzgjedhur anëtarin e bordit z. Richard Hodges, studjues anglez, për të qenë anëtarë bordi dhe kush kanë qenë kandidatët e tjerë përballë tij?

17.       Si përfaqësues i KM, a mendoni Ju se rrezikojmë në rast se vendosim në Bordin e drejtorëve dikë që thotë: ‘Butrinti është trashëgimi kulturore Greke’ ? Siç janë dhe botimet shkencore dhe deklaratat publike të Hodges.

18.       A kishit Ju si Këshill i Ministrave një dosje, CV, referenca dhe botime të Richard Hodges, kur Ju e zgjodhët?

19.       Kur Ju zgjidhni dikë që do të përfaqësojë shtetin shqiptar në bordin e pasurisë të mbrojtur nga UNESCO, kush na garanton që ju i shikoni integritetin personal, profesional dhe botimet e tij? A mund të na thoni kush është struktura përgjegjëse për këtë proces dhe kriteret që përdoren?

20.       A mund të na vini në dispozicion të Gj Kushtetuese dosjen e verifikimeve që Ju flisni dhe dosjen e Cv dhe botimet me të cilat që Ju sapo thatë tani keni zgjedhur zotin Hodges?

Të gjitha këto pyetje lidhen drejtpërdrejtë me anëtarët e bordit të Fondacionit të Butrintit që do të vendosë se si kjo pasuri e jona do të përdoret ne 10 vitet e ardhshme.

Sepse pjese e këtij Bordi është dhe Richard Hodges, pjesëmarrja e të cilit në bord, referuar qëndrimeve të tij publike paraqet implikime të nivelit kushtetues të vënies në rrezik të cenimit të identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Këto lidhen drejtpërdrejtë me një nga arsyet pse jemi në Gjykatë Kushtetuese.

Sepse, individë privatë zotërojnë shumicën e përfaqësimit në Bord, para shtetit për të pasur kontrollin mbi Butrintit.

Butrinti është një qytet antik që nuk është zbuluar plotësisht. Kërkimet dhe interpretimet e gjetjeve aty lidhen drejtpërdrejtë me identitetin, trashëgiminë dhe historinë e vendit tonë.

Richard Hodges është një studiues anglez që ka tezën që e shfaq në leksionet e tij publike dhe në librat e tij se Butrinti është Grek, se Saranda është greke dhe jugu i vendit i janë dhënë padrejtësisht Shqipërisë, si një vendim politik në 1913.

Referuar kësaj qasje të tij, si mundet që shteti shqiptar t’ia dorezojë pasurinë e tij, pjesë të pasurisë botërorë në dorë këtij personi???!!!!

Cenimi kushtetutës, ndodh sepse deklarimet dhe qëndrimet e tij të cilat bien ndesh me nenin 3 të Kushtetutës dhe gjithashtu bien ndesh me të dhënat dhe qëndrimin zyrtar të shtetit shqiptar deri më tani, që hedhin poshtë qëndrimet e tij antishqiptare.

Me deklaratat e tij, ai minon historinë, identitetin tonë dhe në këtë mënyre ai s’mund të jetë kurrë vendimmarrës ne Bordin Drejtues të Fondacionit për administrimin e Butrintit.

Hodges, por dhe të tjerë që mund ti zgjedhin nesër po këta privat, me kompetencat që ka në bordin e drejtorëve të fondacionit, përpiqen të interpretojnë çdo gjetje sipas shkollës apo prirjeve të tyre, që duken qartë se nuk përkojnë me realitetin, ato duken qe janë antishqiptare, që deformojmë realitetin, që keqpërdorin pushtetin dhe duan qe të rishkruajnë historinë e shqiptarëve.

Duke refuzuar ti përgjigjen këtyre pyetjeve KM ka demonstruar para Gjykatës Kushtetuese se

-ata nuk kane një proces konkurrimi mes studiuesve, s’kanë pasur thirrje, kritere, filtra dhe- ata kane paracaktuar njerëzit që kërkonte AADF për interesat e saja,

– ata nuk kanë asnjë fuqi para dikujt që poshtëron vlerat dhe identitetin tonë kombëtar, edhe se procesi i ngritur nga ne është plotësisht i drejtë.

Gjykata Kushtetuese sot ka provën e radhës me këtë refuzim.

Ka provën se si shteti shqiptar dështon me këtë koncesion të ruaj dhe të mbrojë trashëgiminë kulturore edhe identitetin kombëtar.

Prandaj ne jemi sot këtu, për të informuar publikun, por për ta risjellë në vëmendje të kujtdo qe e do Shqipërinë dhe shqiptaret. Ky koncesion duhet ndalur sa më shpejt.

Etiketa: butrintiDenoncimiIna ZhupaPD

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Pjesë e sulmit në Mitrovicë, lirohet ish-polici serb Dejan Pantiç

Pjesë e sulmit në Mitrovicë, lirohet ish-polici serb Dejan Pantiç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com