GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çështja e detit me Greqinë, Hasani: Presim autorizimin e Presidentit

10:51 - 28/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja e detit me Greqinë, Hasani: Presim autorizimin e Presidentit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Jashtëm Igli Hasani zhvilloi sot takimin e fundvitit me gazetarët, me të cilët foli mbi arritjet dhe angazhimet e diplomacisë shqiptare.

Pas fjalës së tij, i cili renditi arritjet e vitit që lamë pas dhe prioritetet e vitit që vjen, Hasani u pyet nga gazetarët për marrëdhëniet Tiranë-Athinë dhe çështjen Beleri, e cila si duket mund të mbajë peng integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Hasani thotë mes dy palëve po zhvillohen negociata për të arritur në një zgjidhje. Ndërsa shton se po bëhen përpjekje për t’u futur në 2024-ëm me kapituj të hapur.

“Ka negociata, ide, angazhim nga dy palët për zgjidhje. Po vazhdojmë përpjekje që angazhimi i Shqipërisë në rrugën për BE të jetë i qartë. Prioritetet të jenë të realizuara në mënyrë që në organizimin e konferencës ndërqeveritare të jetë gjithë puna që është bërë deri më tani. Ne të hyjmë në 2024 me kapituj të hapur dhe ide të qarta për rrugëtimin tonë drejt BE.

Në këtë proces na duhet të thellojmë reformat angazhimet dhe të marrim përsipër ato angazhime që vetë kemi marrë përsipër.”, u shpreh ai.

I pyetur për çështjen e Detit dhe se sa mund të ndikohet ajo nga situata e krijuar së fundmi mes dy vendeve, Hasani thotë se këto janë histori që do të “jenë të zgjidhura”.

“Angazhimi është maksimal por dhe qëndrimet janë të qarta, Greqia është fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë, vend anëtar i BE dhe është një fqinj me kontribute dhe merita të veçanta.

Për këtë, ne angazhimin e kemi të plotë, maksimal, si në raport me Athinën zyrtare dhe në raport me Brukselin. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Republikës. Pres nga ai nëse ka më shumë nevojë për më shumë informacion.

Di që ka patur komunikim shkresor disa muaj më parë. I kam shprehur gatishmërinë që ne ta ushqejmë me më shumë informacion apo ide lidhur me vendimin që duhet të marrë për të na fuqizuar me dhënien e mandatit për të filluar qartazi një negociatë”, u shpreh ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Si Shqipëria ashtu dhe Greqia kanë deklaruar se çështjen e detit mes tyre do ta zgjidhin në Gjykatën e Hagës.

Etiketa: detGreqiHasaniKryesore1

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
I dënuar në Gjermani, arrestohet në Muriqan i shumëkërkuari nga Kazakistani

Tentoi të kalonte kufirin, ndalohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com