GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Çështja e targave rrezikon të kthehet në pikën zero

09:48 - 20/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Çështja e targave rrezikon të kthehet në pikën zero
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është pak e besueshme që një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve të arrihet deri më 21 prill, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Arton Demhasaj dhe Dushan Radakoviç.

Në këtë datë skadon afati i marrëveshjes së përkohshme për targat, e cila është arritur më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel dhe ka qenë e vlefshme për rreth gjashtë muaj. Ndërkohë, një ditë para skadimit të këtij afati, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Një vizitë e Lajçakut në Kosovë nuk është paralajmëruar.

Me marrëveshjen e përkohshme, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që automjetet e dy vendeve, gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës, t’i mbulojnë me letra të bardha ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

Marrëveshja ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë në Kosovë kanë bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti. Me ato masa, makinat me targa të Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, është dashur të vendosin targa të përkohshme siç kanë vepruar shoferët e makinave me targa të Kosovës kur kanë hyrë në Serbi.

Marrëveshja për zgjidhjen e këtyre kundërshtimeve ka qenë e përkohshme dhe grupet punuese, të cilat janë formuar rreth gjashtë muaj më parë, me përfaqësues të Prishtinës, Beogradit dhe Bashkimit Europian, duhet të paraqesin një zgjidhje të përhershme për targat, “bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së”, më së voni deri më 21 prill.

Deri tani, palët nuk kanë dhënë sinjale, të paktën jo publikisht se janë afër një marrëveshjeje të përhershme për targat.

Të mërkurën, në Bruksel, pritet të mbahet takimi i grupeve punuese nga Prishtina, Beogradi dhe Brukseli, ndërsa të enjten pritet një takim i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi të martën për Radion Europa e Lirë se rundet e reja të bisedimeve “do të zhvillohen më 20 dhe 21 prill në Bruksel”, para se të skadojë afati i marrëveshjes për targat.

“BE-ja i ka ndihmuar të dyja delegacionet për t’i identifikuar zgjidhjet, por është në përgjegjësi të palëve që të pajtohen për një zgjidhje. Ne presim nga to që të ketë progres deri më 21 prill”, tha Stano.

Ai shtoi se BE-ja “dëshiron t’i rikujtojë palët edhe një herë se tash është urgjente që të arrihet një qëndrim i përbashkët”. “Secila marrëveshje për targat kërkon fleksibilitet politik dhe kompromis nga të dyja palët”, theksoi ai.

Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare “Çohu”, me seli në Prishtinë, thotë se arritja e kompromisit eventual për çështjen e targave është e vështirë, marrë parasysh se, deri më tash, nuk duket se ka përafrim mes palëve.

Demhasaj thotë se tani ekzistojnë dy opsione: që marrëveshja e përkohshme të vazhdohet edhe për një kohë, ose që palët të kthehen në pozicionet fillestare, që kanë qenë para marrëveshjes së përkohshme.

Opsioni i dytë nënkupton që Serbia të vazhdojë që automjeteve të Kosovës, gjatë kalimit në territorin e saj, t’ua imponojë vendosjen e targave provuese dhe pagesën prej 5 eurosh për to, ndërsa Kosova të vendosë të njëjtën masë në mënyrë reciproke, për automjetet e Serbisë, gjatë qarkullimit në territorin e Kosovës.

“Mendoj se është problem nëse kthehemi në pikën zero, sepse kjo, në njëfarë mënyre, vështirëson arritjen e marrëveshjes për targat dhe, përveç kësaj, mund të ndikojë negativisht edhe te procesi i dialogut kryesor, që është për arritjen e marrëveshjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë [për normalizimin e marrëdhënieve]”, thotë Demhasaj.

Ai thekson se as autoritetet e Kosovës, as ato të Serbisë nuk kanë qenë transparente rreth negociatave për zgjidhjen e përhershme të çështjes së targave.

As Dushan Radakoviç, nga organizata “Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike”, me seli në Mitrovicën e Veriut, nuk pret që palët të arrijnë marrëveshje të përhershme për targat deri më 21 prill, edhe pse, sipas tij, palët kanë dhënë disa propozime.

Ai thekson se, në bazë të informacioneve që ka, një nga opsionet për marrëveshje është që Kosova t’i ndryshojë targat e saj dhe në vend të akronimit RKS [Republika e Kosovës], të ketë akronimin KOS, që nënkupton Kosova.

“Ky është një nga opsionet, për të cilin flitet ditëve të fundit në disa qarqe ndërkombëtare. Madje, ka ekzistuar edhe një opsion që Serbia t’i ndryshojë targat. Pra, miliona njerëz t’i ndryshojnë targat për shkak të Kosovës. Kështu që, në fund, kjo është hedhur poshtë dhe një nga marrëveshjet reale është që Kosova t’i marrë targat KOS”, thotë Radakoviç, pa dhënë detaje se cili, sipas tij, ka qenë propozimi për ndryshimin e targave të Serbisë.

Radakoviç shton se marrëveshjet e përkohshme shpesh janë vazhduar deri në gjetjen e një marrëveshjeje të përhershme. Por, aktualisht, thotë ai, nuk ka sinjale se marrëveshja e përkohshme për targat do të vazhdohet edhe pas 21 prillit, andaj gjithçka mund të kthehet në pikën fillestare.

Më herët, burime diplomatike të Radios Europa e Lirë në Bruksel kanë thënë se “ka hapësirë për kompromis” në lidhje me çështjen e targave dhe se ka propozime që mund të jenë të pranueshme për të dyja palët.

Po sipas tyre, pala kosovare “ka treguar gatishmëri për të pranuar disa nga propozimet”, por pala e Beogradit nuk ka treguar qëndrim të qartë.

Radio Europa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës për koment në lidhje me këtë çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 18 prill se për Kosovën është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm “parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme” për çështjen e targave.

Këto deklarata të Kurtit, në Serbi i kanë parë si kërcënim. /REL

Etiketa: kosova dhe serbiaRELskadon afati i targave

Lajme të lidhura

Zgjedhjet e 28 Dhjetorit në Kosovë, certifikohen kandidatët e Listës Serbe
Kosovë & Rajon

Zgjedhjet e 28 Dhjetorit në Kosovë, certifikohen kandidatët e Listës Serbe

21:21 - 13/12/25
Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

20:12 - 13/12/25
‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen
Aktualitet

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen

14:59 - 13/12/25
Para
Sërish për Borën?! Donaldi jep mesazhin domethënës

Sërish për Borën?! Donaldi jep mesazhin domethënës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit
Aktualitet

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit

11:50 - 15/12/25

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes me socialistët, ka dalë në një prononcim për mediat. Duke...

Lexo më shumë
Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike

Barometri i Ballkanit 2025, Tabaku: Korrupsioni po mbyt biznesin dhe ekonominë shqiptare

11:44 - 15/12/25
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

11:35 - 15/12/25
Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

11:17 - 15/12/25
Ironizon Berisha: Dumani po u lexonte agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen e tyre me ‘patllake druri’

Ironizon Berisha: Dumani po u lexonte agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen e tyre me ‘patllake druri’

10:37 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com