GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Çështja e vizave për rusët, Borrell kërkon kompromis

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zëvendës President i KE-së, viziton Tiranën të martën

Hearing of Josep BORRELL, High Representative/Vice President-designate, A Stronger Europe in the World - Opening speech

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje 27 shteteve anëtare që të gjejnë kompromis dhe të lënë pas inatet, teksa blloku po debaton nëse duhet të ndalojë lëshimin e vizave turistike për rusët, si sanksion për pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

Duke folur për gazetarët më 31 gusht pasi arriti në ditën e dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Pragë, Borrell tha se “ne duhet të arrijmë një marrëveshje dhe një vendim politik”.

“Do të punoj për unitet. Ne nuk mund të lejojmë që të dukemi të përçarë për një çështje kaq të rëndësishme, që ka të bëjë me raportet midis njerëzve, midis shoqërisë ruse dhe popullsisë evropiane”, tha ai.

Çështja e kufizimit të vizave për rusët është aktualizuar ditëve të fundit nga disa shtete të bllokut, por që të arrihet një marrëveshje duhet vendim unanim i të 27 shteteve të bllokut. Më pas ky vendim do të bëhej sanksioni më i ri kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj të paprovokuar të Ukrainës.

Shtetet që ndajnë kufirin me Rusinë shtetet e Baltikut, Polonia dhe Finlanda – kanë udhëhequr kauzën për vendosjen e një ndalese kufizuese mbi vizat për turistët rusë. Për shkak të sanksioneve të BE-së për fluturimet nga Rusia, shumica e udhëtarëve përdorin kufijtë tokësorë për të udhëtuar në shtetet e BE-së.

Një marrëveshje e vitit 2007 për lehtësimin e kritereve për vizat në BE për rusët, u pezullua përkohësisht në fund të shkurtit, duke shënjestruar njerëzit e afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, sikurse delegacionet zyrtare ruse dhe poseduesit e pasaportave diplomatike.

Por, nga sanksionet u përjashtuan “rusët e zakonshëm” të cilët ende vazhdojnë të gëzojnë nga përftimet lehtësuese të kësaj marrëveshjeje, sikurse reduktimi i kohës dhe kostos së vizës, por edhe paraqitja e më pak dokumenteve për aplikim.

Gjermania dhe Franca kanë thënë se kufizimi i vizave për rusët do të ishte kundërproduktiv, teksa BE-ja tenton të fitojë “zemrat dhe mendjet” e atyre rusëve që nuk e mbështesin agresionin e Moskës kundër Ukrainës. Kievi i ka bërë thirrje bllokut që të ndalojë lëshimin e vizave për të gjithë rusët, përveç disidentëve politikë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha për Radion Evropa e Lirë më 30 gusht se “cilësimi i kësaj lufte si ‘problem i Putinit’ dhe jo problem i shoqërisë ruse që më së shumti e mbështet presidentin e saj, është vetëmashtrim”. Të 27 shtetet e bllokut duhet të pajtohen në mënyrë që masa për kufizimin e lëshimit të vizave të mund të aplikohet në të gjitha shtetet e BE-së./REL

Etiketa: Borrell

Lajme të lidhura

Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki
Botë

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Para
Vrau gruan e shokut për 20 mijë euro, arrestohet emigranti në Greqi

Vrau gruan e shokut për 20 mijë euro, arrestohet emigranti në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj
Aktualitet

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26

Pas rreth gjashtë vitesh pritjeje, sot vjen momenti kur çështja ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së hyn në një pikë vendimtare....

Lexo më shumë
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com