GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Çështja e vulës/ Berisha: Do bëjmë luftë deri në fund me Edi Ramën

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja e vulës/ Berisha: Do bëjmë luftë deri në fund me Edi Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike, foli për çështjen e logos dhe të vulës së PD-së.

Berisha theksoi se para kësaj padrejtësie, PD do të luftojë deri në fund me Edi Ramën.

“Së pari, çdo deputet pa përjashtim ka të drejtë dhe ka tagër të diskutojë për PD-në. Kjo është gjëja më normale.
Së dyti, dua të jem i hapur me ju, jo vetëm në atë mbledhje, por edhe në disa mbledhje të tjera, ekzistojnë mendime që përkarshi bllokimit, plaçkitjes së vulës dhe logos nga Edi Rama, PD mund të gjejë modalitete të tjera ligjore.
Gjë e cila është normale si diskutim, por mendimi im është ky se para një padrejtësie, njeriu nuk tërhiqet.
Ne do bëjmë një luftë deri në fund me Edi Ramën, i cili pa diskutim kërkon të mbajë peng logon tonë me Lul Pengun dhe Alibashën.
Por e drejta është me ne. Dhe ju e shihni, ligji është taksativ që Gjykata e Lartë duhej ta kthente përgjigjen brenda 29 ose 30 ditësh dhe kjo është e prerë.
Por Gjykata e Lartë, e kontrolluar nga Sadushi i partisë, e mban aty vetëm e vetëm për të penguar dërgimin tonë në Strasburg.
Sepse nuk ka proces më të padrejtë.
A e dini ju, shikoni sa interesante është, gjykatësja Sadushi, Petra quhet në mos gaboj, njeh Enkelejd Alibeajn kryetar. E kuptoni ju? Po, është e sigurt, keni vendimin.
Gjykatësi tjetër thotë jo, është Lulzim Basha, nuk ka dhënë dorëheqjen.
Pra, në vend se ta marrë Lulzim Bashën dhe ta çojë atje ku e ka vendin për mashtrim publik, se minimumi është mashtrim publik, se ka kryer mashtrim publik se thotë se nuk e ka sjellë me shkrim. Është mashtrim publik ky, ai dënohet gjer në 5 vite burg. Kur një personalitet publik përdor pushtetin e tij për të kryer një mashtrim publik, në gjithë botën ai shkon atje ku e ka vendin.
Kurse këtu, siç don Edi Rama. Këtu gjykatësit vendosin një herë që nuk është kryetar. Herën tjetër u thotë Edi Rama se këtë do e quash kryetar.
E kuptoni çfarë drejtësie? Nuk ka drejtësi këtu, është në kontroll të plotë.
Këto janë dy vendime të kundërta. Jo, thotë është kryetar Lulzim Basha se nuk e kam me shkrim dorëheqjen e tij. Nuk e ke dorëheqjen e tij, merre të pandehur për mashtrim publik. Ç’të hysh në këta, janë një kalbësirë.”

Etiketa: Kryesore1PDSali Berishavula

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Para
Zbulohet mozaiku i rrallë gjatë punimeve në një shkollë të Durrësit

Zbulohet mozaiku i rrallë gjatë punimeve në një shkollë të Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: të...

Lexo më shumë
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com