GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja McGonigal, Berisha: Rama i përfshirë, gati të ndihmojmë hetimin…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja McGonigal, Berisha: Rama i përfshirë, gati të ndihmojmë hetimin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat, tha se opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për komision hetimor lidhur me aferën McGonigal. Berisha tha se opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë kërkesë, e refuzuar nga mazhoranca në Parlament.

Gjithashtu Berisha tha se opozita do të paraqesë çdo provë e fakt para shqiptarëve lidhur me përfshirjen e Edi Ramës në këtë aferë, ndërsa shtoi se një dosje do të depozitohet në SPAK me çdo provë dhe fakt që do të ketë opozita.

Gjithashtu Berisha shprehu gadishmërinë për të ndihmuar edhe drejtësinë amerikane me çdo provë e fakt për ti shkuar deri në fund hetimit të kësaj afere.

Sipas Berishës, pranimi nga McGonigal i 6 akuzave të lidhura direkt me Edi Ramën dhe ndihmësit e tij, kanë tronditur dhe çorientuar në shkallë ekstreme këtë të fundit.

“Edi Rama është bashkëfajtor në të gjithë dosjen shqiptare me McGonigal.

Por, ka dhe një problematike tjetër të madhe se në rast se McGonigal në deklaratën e tij, ka pranuar6 akuza të një pike të aktpadisë dhe e ka cituar personalisht 11 herë Edi Ramën, pra e ka lëshuar në rënie të lirë, për t’i dëshmuar gjykatëses se ky është po aq fajtor sa McGonigal, marrëveshja, të cilën ju ia paraqitët publikut, ka dy pika të tmerrshme, në të cilat mediat nuk u ndalën.

Njëra prej tyre thotë se gjykatësja nuk ka asnjë detyrim të pranojë këtë marrëveshje dhe të mos urdhërojë hetime të tjera dhe të mos vlerësojë çështje të tjera në gjykimin e McGonigal.

Por e vërteta është se e njëjta pikë ekziston për prokurorinë. Prokuroria, megjithëse ka firmosur marrëveshjen, nuk ka asnjë kufizim për të hetuar rreth këtyre pikave që ky ka pranuar, gjer në shkurt të vitit të ardhshëm.

Akuza e vetme e pikës së aktpadisë për Edi Ramën, që nuk reflektohet në deklaratën e McGonigal, është gjobëvënia. Ajo ishte aspekti më i shëmtuar i veprimtarisë si grup kriminal i strukturuar.

Pra, gjobëvënia, lufta kundër opozitës, ndryshimi i licencave janë tre momentet klasike, në të cilat Edi Rama, McGonigal, Agron Neza, Dorian Duçka, Damian Gjiknuri, etj, rreshtohen, grupohen si grup i strukturuar kriminal.

Për të gjitha këto, ne do përpiqemi të paraqesim çdo fakt, dokument para drejtësisë amerikane, por edhe drejtësisë shqiptare”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1McGonigalRama

Lajme të lidhura

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Basha nga Lezha: Duhet një ndryshim rrënjësor në politikë

Basha nga Lezha: Duhet një ndryshim rrënjësor në politikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF, bën me dije se kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore paradite dhe...

Lexo më shumë
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com