GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Çështja Tahiri çon në përplasje prokurorinë dhe kryeministrin

16:36 - 23/10/17
në KRYESORE, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qëndrimi kritik i Kryeministrit ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen Tahiri, solli një përplasje mes kreut të qeverisë dhe organit të Akuzës. Ky i fundit – duke i cilësuar intimiduese fjalët e Ramës, – nuk hezitoi t’i rikujtojë atij rastet kur ish-kryeministra në vende të tjera të Ballkanit, kanë përfunduar pas hekurave, për një orë dorë.

Fjalët e Kryeministrit nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk janë gëlltitur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Organi i Akuzës, nuk vonoi t’i përgjigjej Edi Ramës, përmes një deklarate zyrtare për shtyp, ku thekson se që kur nisi hetimet ndaj Saimir Tahirit e priste që do të përballej me një goditje frontale politike. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, çfarë u deklarua nga Kryeministri para deputëtëve të tij, shkron në të kundërt që çfarë është thënë për dy vjet me rradhë mbi reformën në drejtësi.

Prokuroria: “Në fjalën e tij, kryeministri, në cilësinë e Kryetarit të subjektit politik që ai drejton, shprehu opinionin dhe vlerësimin mbi provat e paraqitura në mënyrë sekrete nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda në Këshillin e Mandave dhe Imuniteteve në Parlamentin e Shqipërisë. Pra, në mënyrë publike, Kryeministri mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj. Në vlerësimin tonë, ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe miratimi i Reformës në Drejtësi, do të kontrollohet nga politika”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thekson se deklaratat politike dhe presionet indirekte me procesin e vettingut nuk do të cënojnë proceset hetimore. Me tone hapur kërcënuese, organi i Akuzës shkon edhe më tej, duke i përmendur Kryeministrit Rama përvojën e përfituar nga arrestimi i ish-homologut të tij kroat me akuzën për korrupsion.

“Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi. Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende, si Rumania e të tjerë. Prokuroria për Krime të Rënda është e bindur se i gjithë faktori politik shqiptar, i mbështetur edhe nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, hartuan Reformën në Drejtësi, duke pasur si guidë të suksesshme përvojën kroate e rumune, të cilat i ndihmuan për t’u integruar në Bashkimin Europian”.

As kundërpërgjigjia e Edi Ramës nuk vonoi, përmes një deklarate të Zyrës së Kryeministrit.

Rama: “Kryeministri i Shqipërisë, mbron pikëpamjen se detyra e organit të Prokurorisë nuk është as të dëgjojë politikën, as të replikojë me politikanët, as të publikojë në media opinionet e saj, për çfarë thotë një politikan a një tjetër. Po ashtu organi i akuzës, sipas Kryeministrit, as ka detyrën dhe as ia lejon etika e funksionit të vet të ushqejë debatet politike me komunikata që ngjajnë si të shkruara në selitë e partive politike. Ai shpreh po ashtu keqardhjen, që organi i akuzës pretendon se ka konstatuar përpjekje për intimidim në fjalën e mbajtur sot prej tij. Në fakt, kreu i qeverisë dhe lideri i shumicës parlamentare vetëm ka dhënë opinionin e grupit parlamentar, bazuar në raportin e Komisionit të Mandateve dhe Rregullores dhe, padyshim, në paraqitjen aspak serioze të Prokurorisë në seancat publike të atij komisioni.”
Rama nuk flet për kërcënimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por i përgjigjet pretendimit të saj se me mbrojtjen e Tahirit mori rolin e gjykatës.

“Kryeministri i rikujton me këtë rast organit të Prokurorisë, se ligjvënësit nuk janë noterë të kërkesave të këtij organi, po kanë detyrimin kushtetues t’i lexojnë ato, të dëgjojnë sqarimet e përfaqësuesve të organit në fjalë dhe, padiskutim, të gjykojnë mbi to. Prandaj ai, përsërit apelin që Prokuroria e Krimeve të Rënda të bëjë punën që i ngarkon Kushtetuta e Shqipërisë dhe legjislacioni shqiptar, dhe gjykimet mbi politikën t’ia lerë publikut.”

Kundërreplika e zyrës së Kryeministrit përfundon duke nxitur një hetim sa më të shpejtë, serioz dhe shterues për çështjen Tahiri.

Etiketa: ProkuroriaRamatahiri

Lajme të lidhura

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet
Ekonomi & Sociale

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Para

Tërheqja e pensionit në bankë

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com