GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja Tahiri rikthehet në Apelin e GJKKO

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja Tahiri rikthehet në Apelin e GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen e ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO. Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë e cila do të marrë një vendim përfundimtar, pasi ishte vetë ish ministri që bëri rekurs të vendimit të GJKKO për dënimin e tij me 3 vite shërbim prove.

Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Tahiri u shpreh se “Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë sërish në Apel”.

Ndërkohë avokati Haxhia renditi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë. Sipas tij, në Apelin e GJKKO do të kërkohet sërish pafajësia për Tahirin, teksa tha se tashmë çështja do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykuese.

“Kërkimet tona ishin më të gjera se vendimi i Gjykatës. Kolegji i Apelit, ne dhe dy kolegët e tjerë e shtrimë ankimin në kërkim final, për ta zgjidhur në themel. E rrëzoi kërkesën, u përqendrua në shkeljet proceduriale. Gjykata e Lartë, vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe paraqiti dhe arsyet që kanë të bëjnë me shkelje të rënda proceduriale që cënonin vendimin. E ktheu çështjen në po të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues. Në gjykim kanë marrë pjesë gjyqtarë që kanë cënuar paanëshmërinë dhe pozicionin e individit, kanë dhënë vendime me fakte të lidhura ku nuk u shkëputën dot nga interpretimi i fakteve. Edhe pse këta gjyqtarë kërkuan dorëheqje, por nuk iu miratua. Albana Boksi dha dorëheqje, drejtuesi i Gjykatës edhe pse e kishte me shkrim nuk e pranoi. E dhamë edhe këtë shkak në Gjykatën e Lartë. Gjykata e pranoi si shkelje. Strategjia e radhës është që çështja të shkojë në Apel dhe do të insistojmë për pafajësi”, tha avokati.

Nga ana tjetër Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela për t’u liruar.

Saimir Tahiri ka kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së Apelit, pasi sipas tij anëtarët e trupës gjykuese kanë qenë në papajtueshmëri për të dhënë vendim, dhe kërkojnë që çështja të rikthehet në Apel dhe të gjykohet nga një trupë tjetër.

Etiketa: Saimir Tahiri

Lajme të lidhura

Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi
Breaking Views

Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi

17:29 - 04/08/26
Zjarri në shtëpinë dykatëshe në Lushnje, dyshohet se shkaku ishte defekti në kondicioner
Aktualitet

Zjarri në shtëpinë dykatëshe në Lushnje, dyshohet se shkaku ishte defekti në kondicioner

17:10 - 04/08/26
Ekstradimi i Ermal Beqirajt, Ministria e Drejtësisë akoma duke përkthyer kërkesën që do t’i dërgojë Francës
Aktualitet

Ekstradimi i Ermal Beqirajt, Ministria e Drejtësisë akoma duke përkthyer kërkesën që do t’i dërgojë Francës

16:58 - 04/08/26
Para
Largohet nga “Top Channel”, Luana Vjollca zbulon projektin e ri

Largohet nga “Top Channel”, Luana Vjollca zbulon projektin e ri

TË FUNDIT

Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi
Breaking Views

Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi

17:29 - 04/08/26

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shkëputur nga rutina e përditshme dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut. Siç...

Lexo më shumë
Zjarri në shtëpinë dykatëshe në Lushnje, dyshohet se shkaku ishte defekti në kondicioner

Zjarri në shtëpinë dykatëshe në Lushnje, dyshohet se shkaku ishte defekti në kondicioner

17:10 - 04/08/26
Ekstradimi i Ermal Beqirajt, Ministria e Drejtësisë akoma duke përkthyer kërkesën që do t’i dërgojë Francës

Ekstradimi i Ermal Beqirajt, Ministria e Drejtësisë akoma duke përkthyer kërkesën që do t’i dërgojë Francës

16:58 - 04/08/26
Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

15:24 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com