GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Çështjet ndëretnike si levë për t’i vështirësuar problemet shtetit

19:35 - 09/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështjet ndëretnike si levë për t’i vështirësuar problemet shtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dimensioni i tensioneve ndëretnike nuk mbeti jashtë protestave kundër propozimit francez që synon t’i zgjidhë disa mospajtime mes Shkupit dhe Sofjes, me qëllim që t’i hapet rrugë integrimit të mëtejshëm evropian të Maqedonisë së Veriut. Ky dimension u inkorporua kur një grup protestuesish maqedonas gjatë protestave kundër propozimit francez, të mërkurën, u nda nga rrjedha e protestës dhe u drejtua kah Sheshi Skënderbeu, me ç’ rast u përlesh me disa qytetarë shqiptarë, të cilët, siç thanë, po qëndronin para pronave të tyre duke u kujdesur që të mos vinte deri te ndonjë vandalizëm eventual i tyre.

Pas kësaj, kryetari i opozitës maqedonase, Hristian Mickovski, tha se të shtënat ishin drejtuar kah ai, ose për të vrarë ndonjë nga protestuesit me qëllim të krijimit të tensioneve ndëretnike. Me të njëjtën akuzë dolën dhe partitë politike në pushtet, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas tyre, incidenti ishte skenar i opozitës. Sociologu maqedonas, Konstadin Minovski, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se tensionet ndëretnike përdoren si levë për të shtyrë barrën e problemeve, të cilat realisht për shtetin bëhen të vështira.

“Gjithmonë, si varianti rezervë mbetet kërcënimi nga tensionimi i marrëdhënieve ndëretnike. Mendoj se nuk do të ketë pasoja më të mëdha përderisa me kohë parandalohet praktika e zhvillimeve të këtillat. Madje, edhe nëse tensionet ndëretnike përdoren për parandalimin e protestave ose të paktën të ndikojnë në masivitetin e tyre, dhe të njëjtat të shfrytëzohen si arsyetim për nënshkrimin e këtij dokumenti (propozimit francez), i cili duket qartë se nuk është i pranueshëm për pjesën më të madhe të qytetarëve”, thotë Minovski.

Qebir Avziu, ish-zyrtar i lartë i Policisë së Maqedonisë së Veriut, konsideron se vetëdija e qytetarëve se nuk duhet luajtur me çështjet ndëretnike është më e lartë se kapacitetet e institucioneve për t’i parandaluar ato.

“Mendoj se ditëve në vijim nuk do të kemi ndonjë incident të përmasave më të mëdha që do të mund të destabilizonin shtetin, pasi veçanërisht komuniteti shqiptar është i përgatitur drejt rrugës evropiane, kjo rrugë nuk ndryshon. Por, besoj se edhe komuniteti maqedonas – pra pjesa më e madhe e tyre janë për rrugën evropiane, kështu që mbetet vetëm një grup i vogël, i cili është i prirë për incidente , grup ky që ka qëndrime kundër NATO-s dhe kundër integrimit evropian”, thotë Avziu.

Ndërkohë, organizatat joqeveritare në Maqedoninë e Veriut i kanë dënuar thirrjet antishqiptare për “Maqedoni të pastër”, si dhe gjuhën e urrejtjes të përdorur në protesta. Ato theksojnë se kjo tregon se ende ka shumë punë për sa i përket krijimit të një shoqërie me vlera të shëndosha demokratike, ku problemi do të adresohet drejt atyre që duhet ta zgjidhin problemin dhe jo drejt atyre që i duam më pak./ Marrë nga REL/

 

Etiketa: ceshtjalevenderetnikeproblemetShtetitveshtiresuar

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Shembet ura në Lezhë, izolohen 60 familje: Na rrezikohet jeta, kalojmë përmes lumit

Shembet ura në Lezhë, izolohen 60 familje: Na rrezikohet jeta, kalojmë përmes lumit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com