GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Çfarë bën Rusia në centralet bërthamore? Ukraina akuzon: Po zhvillon operacione…

21:31 - 25/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Frikë e shkatërrim”, analistët për raketat ruse: Ja efekti i tyre në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operatori i energjisë bërthamore të Ukrainës tha të martën se forcat ruse po kryenin punë sekrete në centralin më të madh bërthamor në Evropë, aktivitet që mund të hedhë dritë mbi pretendimet e Rusisë se ushtria ukrainase po përgatit një “provokim” që përfshin një pajisje radioaktive. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu bëri një pretendim të pabazuar në fakte se Ukraina po përgatitej të lëshonte një të ashtuquajtur bombë me elementë radioaktivë. Zoti Shoigu e bëri akuzën gjatë fundjavës në telefonatat me homologët e tij britanikë, francezë, turq dhe amerikanë. Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara e hodhën poshtë këtë pretendim duke e quajtur si “tërësisht të rreme”.

Ukraina i cilësoi pohimet e Moskës si një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga planet e supozuara të Kremlinit për të hedhur një bombë, e cila përdor eksplozivë për të shpërndarë mbetje radioaktive në një përpjekje për të mbjellë terror.Energoatom, ndërmarrja shtetërore ukrainase që operon katër centralet bërthamore të vendit, tha se forcat ruse kanë kryer punë sekrete gjatë javës së fundit në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë.

Oficerët rusë që kontrollojnë zonën nuk kanë pranuar t’i japin qasje personelit ukrainas që drejton uzinën ose monitoruesve nga mbikëqyrësi i energjisë atomike të OKB-së që të shohin se çfarë po ndodh aty, tha kompania Energoatom në një deklaratë të lëshuar të martën.

Energoatom tha se “dyshonte” se rusët “po përgatisin një akt terrorist duke përdorur materiale bërthamore dhe mbetje radioaktive të depozituara” në uzinë. Ai tha se në 174 kontenierë kishte lëndë radioaktive. “Shkatërrimi i këtyre kontejnerëve si rezultat i një shpërthimi do të çojë në një aksident e ndotje radioaktive që mund të shtrihet në disa qindra kilometrave katrorë” tha kompania.

Ajo i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të vlerësojë se çfarë po ndodh në central. Kremlini ka këmbëngulur se paralajmërimi i tij për një plan të ukrainas për të përdorur një bombë me element bërthamorë duhet të merret seriozisht dhe kritikoi vendet perëndimore për mos marrjen parasysh të këtij shqetësim.

Hedhja poshtë e paralajmërimit të Moskës është “e papranueshme për shkak të seriozitetit të rrezikut për të cilin kemi folur”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Duke folur gjatë një konference me gazetarët, zoti Peskov shtoi: “Ne përsëri theksojmë rrezikun e madh që paraqesin planet e hartuara nga ukrainasit”. Të hënën Shtëpia e Bardhë theksoi sërish se pretendimet ruse ishin të rreme.

“Thjesht nuk është e vërtetë. Ne e dimë se nuk është e vërtetë”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Në të kaluarën, në disa raste, rusët kanë fajësuar të tjerët për gjërat që ata po planifikonin t’i bënin”. Bombat me elementë bërthamorë nuk kanë aftësitë shkatërruese të një bombe bërthamore, por mund të ekspozojnë një pjesë të gjerë territori ndaj ndotjes radioaktive. /Voa/

Etiketa: operacioneRusiaukraina

Lajme të lidhura

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale
Aktualitet

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
Para
Si e planifikoi arratisjen? I mori jetën bashkëshortes, shqiptari rrëfen krimin e rëndë

Si e planifikoi arratisjen? I mori jetën bashkëshortes, shqiptari rrëfen krimin e rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

Rey Manaj nuk humbi kohë dhe u kthye menjëherë në Turqi pas mbylljes së aventurës me skuadrën e Al Sharjah...

Lexo më shumë
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com