GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Çfarë bëri orët e fundit para se të “vetëvritej” Marilyn Monroe? Ja pak nga misteri i vdekjes së aktores

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë bëri orët e fundit para se të “vetëvritej” Marilyn Monroe? Ja pak nga misteri i vdekjes së aktores
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në bazë të disa regjistrimeve të cilat nuk ishin bërë të njohura më parë, ekspertët kanë rindërtuar orët e fundit të jetës së Marilyn Monroe, duke ringjallur sërish teoritë e vjetra të konspiracionit lidhur me vetëvrasjen e saj.

Një dokumentar i quajtur “The mystery of Marilyn Monroe, unheard tapes”, risjell vdekjen e aktores legjendare, por edhe marrëdhënien e saj me familjen Kennedy.

Aty, dëgjohen regjistrime audio që nuk ishin ndarë asnjëherë më parë me publikun e gjerë. Monroe ndërroi jetë gushtin e vitit 1962 dhe vdekja e saj u klasifikua si ndoshta vetëvrasje, ndërsa misteri vazhdon edhe sot. Aktorja pati një lidhje dashurie si me John Kennedy-n, ashtu dhe me vëllain e tij, Robert. Në ditët përpara vdekjes së saj, disa burime kanë zbuluar faktin se Marylin u kishte thënë personave të besuar se “ishte shtatzënë me njërin prej vëllezërve Kennedy, por se po e detyronin që ta hiqte qafe fëmijën”.

Në atë periudhë, ajo duket se kishte dashur ta “mbërthente në një cep” Bobby Kennedyn dhe u kishte pohuar miqve se do të martohej me të. Ndërkohë, edhe gazetarit Sidney Skolsky i kishte pohuar se kishte fjetur shumë herë edhe me John-in. Edhe pse Robert Kennedy pretendonte se nuk i ishte afruar shtëpisë së Marylun në ditën kur ajo vdiq, dëshmitarë në vendngjarje thonë se e kanë parë në pronën e saj pikërisht përpara se ato të shuhej.

Kujtojmë se, një portret i aktores Marilyn Monroe i pikturuar nga ikona e artit, Andy Warhol, do të dalë në ankand në maj me një vlerë prej 200 milionë dollarësh, e cila do të vendosë një rekord. Vepra, “Shot Sage Blue Marilyn”, është piktura më e shtrenjtë e shekullit të 20-të e shitur ndonjëherë në ankand.

Sjellim në vëmendje gjithashtu se para disa kohëve një apartament luksoz dykatësh, i cili ndodhet brenda Kullave Granville në West Hollywood dhe që dyshohet se i përkiste bukuroshes Marilyn Monroe, doli në treg me një vlerë prej 2.49 milionë dollarësh. Mendohet gjithashtu se legjenda dhe ikona e ekranit u zhvendos në këtë super apartament diku nga vjeshta e vitit 1954 përpara se ajo të zhvendosej në qytetin e New York-ut në 1955.

 

Etiketa: Andy WarholKullave Granville në West HollywoodMarilyn MonroeVdekjevetvrasje

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Rita Ora “çmendet” pas konkurrentit: Të dua, a është shumë shpejt?

Rita Ora “çmendet” pas konkurrentit: Të dua, a është shumë shpejt?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë
Breaking Views

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë

20:35 - 20/10/26

Tensione në protestën e sotme më 20 tetor mes protestuesve dhe policisë. Policia ka hedhur ujë me kimikate në drejtim...

Lexo më shumë
“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

20:27 - 20/10/26
Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

20:20 - 20/10/26
Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

20:18 - 20/10/26
I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com