GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Çfarë do të ndodhë me shqiptarët? Kryeministrja e ardhshme në Britani zbulon planin për emigrantët

në Botë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë do të ndodhë me shqiptarët? Kryeministrja e ardhshme në Britani zbulon planin për emigrantët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E preferuara e lidershipit konservator për postin e Kryeminsitrit të vendit, Liz Truss premtoi sonte se do të tregohet tepër ‘e fortë’ me francezët dhe do ‘të merret personalisht’ me gjyqtarët evropianë për të zgjidhur krizën e kalimit të emigrantëve me gomone në kanalin e “La Mansh”.

Sekretarja e Jashtme u zotua të shikojë përmes skemës së qeverisë për dërgimin e emigrantëve në Ruanda, nëse ajo bëhet kryeministre, si një mjet për të frenuar numrin e njerëzve që mbërrijnë në brigjet britanike me varka të vogla.

“Çështja është, se ajo që po ndodh për momentin është se njerëzit po marrin në telefon avokatët e tyre para se ata të nisen, për t’i nxjerrë nga qendrat e pritjes së emigrantëve azilkëkures. Dhe ata po përdorin Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për ta ndaluar deportimin, kështu që kjo është çështja me të cilën duhet të merremi”, tha Truss.

Ajo përsëriti gjithashtu zotimin e saj për të zgjeruar skemën në më shumë vende, të cilat mund të bëjnë që ata, të cilët mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone të dërgohen në vende të tjera të ndryshme, përveç Ruandës. Sipas Truss kjo do të ndihmonte kombet e tjera ‘të ndërtonin ekonominë e tyre’ dhe të shmangin ‘ikjen e trurit të njerëzve’ përtej kufijve të tyre.

“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që vende si Ruanda duan që qytetarët në vendin e tyre të ndihmojnë në ndërtimin e ekonomisë së tyre. Ata nuk duan një ikje masive të trurit të njerëzve, por ne duhet të punojmë me ta për ta bërë këtë dhe për të siguruar se ka diku ku mund të shkojnë emigrantët e paligjshëm”, deklaroi ajo.

Sekretarja e Jashtme tha se do të nxiste një ‘Projekt të të Drejtave’ të propozuar për të reduktuar ndikimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila më parë ka vendosur një bllokim ligjor për emigrantët që dërgohen nga Britania në Ruandë.

Duke folur me votuesit e “Red Ëall” në Leigh, Greater Manchester, ajo u sfidua nga një anëtar i audiencës që i tha se qeveria franceze është “plotësisht jo bashkëpunuese”, pasi në Britani është rritur inati me faktin që roja bregdetare përtej kanalit i lejon bandat e trafikantëve të njerëzve të lëvizin lirshëm.

“Kam pasur një bisedë shumë të ashpër me ministrin e Jashtëm francez dy javë më parë, sepse francezët nuk po vendosin staf të mjaftueshëm në kufijtë në Dover për t’u marrë me radhët e gjata. Do të jem shumë e qartë dhe e fortë në negociatat e mia me francezët. Unë mendoj se ju keni parë në Protokollin e Irlandës së Veriut, se kur nuk morëm atë që na nevojitej për të ndryshuar Protokollin dhe për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Irlandën e Veriut, unë e mora Projektligjin e Protokollit përmes Ëhitehall dhe çova në Dhomën e Komunëve.

Kështu që unë jam e përgatitur të ndërmarr veprime të fuqishme me francezët dhe me BE-në për t’i kryer gjërat si duhen’, theksoi Truss.

 

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
Para
Ju sjellin negativitet, këta njerëz duhet t’i largoni përgjithmonë nga jeta juaj

Ju sjellin negativitet, këta njerëz duhet t’i largoni përgjithmonë nga jeta juaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com