GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Çfarë do të ndodhë nëse Kosova aplikon për anëtarësim në KE?

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë do të ndodhë nëse Kosova aplikon për anëtarësim në KE?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Europës që cenoi rëndë qëllimin e themelimit të këtij organi të së drejtave pan-evropiane rriti ambiciet e Kosovës që të zë vend aty me zotimin e fortë se do të mbrojë demokracinë dhe të drejtat e njeriut – kushtet bazë për anëtarësim. Momentumi i ri i krijuar nga agresioni rus në Ukrainë po tenton të kapet nga institucionet kosovare, të cilat po thonë se janë angazhuar fuqishëm për të mos mbetur vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor jashtë Këshillit të Europës.

E para e vendit, Vjosa Osmani, madje, tha se puna e saj në këtë drejtim filloi qysh herët dhe se tashmë synimi për anëtarësim në këtë organizatë është në maje të prioriteteve.

“Që nga zgjedhja ime si presidente dhe si udhëheqëse e politikës së jashtme kam insistuar që Këshilli i Europës të jetë prioritet mbi prioritetet sa i përket organizatave ndërkombëtare. Jemi duke punuar shumë afër me Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila e ka përgatitur strategjinë. Mënyra se si shkon procedura është se fillimisht i dërgohet aplikacioni/kërkesa, pastaj Këshilli i Europës emëron të deleguar, të cilët vijnë në Kosovë për të vlerësuar plotësimin e kritereve në fusha të ndryshme”, deklaroi dje Osmani.

Megjithatë, presidentja nuk tregoi se kur do të dorëzojë Kosova aplikacionin e saj.

Nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës, një trup vendimmarrëse për anëtarët e rinj, i thanë Gazetës Express, se për t’i marrë hapat e mëtejshëm ata, së pari Kosova duhet të bëjë hapin e parë.

“Deri më sot, Këshilli i Europës nuk ka pranuar asnjë aplikacion nga Kosova për anëtarësim në organizatë. Procedura e anëtarësimit është e definuar në statutin e Këshillit të Europës”, thuhet në përgjigjen e Këshillit të Europës për Gazetën Express.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e quajti të paplotë Këshillin pa Kosovën anëtare të saj.

“Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk është ende anëtare e Këshillit të Evropës dhe kjo është koha e duhur për t’u bërë një e tillë. Vetë emri i Këshillit të Evropës thotë se është Evropa. Pra, Këshilli i Evropës nuk do të jetë kurrë i tillë nëse ka ende vende joanëtare. Ai do të plotësohet vetëm kur Kosova të anëtarësohet. Në këtë kontekst, ju duhet të vlerësoni aktivitetet e qeverisë sime”, tha Bislimi në një intervistë për KoSSev.

Bislimi njoftoi se në bisedën që ka pasë me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Bjorn Berge, u mundua t’i tregojë se Kosova qëndron mirë në kushtet që Këshilli kërkon për ta bërë pjesë të tij.

“Ishte një takim i gjatë, i cili zgjati më shumë se një orë dhe kur ne e informuam zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për të gjitha hapat që po bëjmë në lidhje me ekonominë, sundimin e ligjit, pandeminë, diplomacinë dhe çështje të tjera, të cilat do të na hapin një dritare për të aplikuar. Ne kemi deklaruar edhe arsyen pse ky moment është i rëndësishëm për dërgimin e aplikacionit”, ka thënë Bislimi duke aluduar se anëtarësimi i Kosovës në të tilla organizata ndërkombëtare në këtë realitet të ri gjeopolitik është më shumë çështje sigurie për rajonin me paqe të brishtë.

Artikulli më i rëndësishëm i Këshillit Europian është ai i treti, të cilin po s’e përmbushe s’mund të bëhesh anëtar dhe po e shkele përjashtohesh.

“Çdo shtet evropian duhet t’i respektojë të drejtat themelore të njeriut, parimet e shtetit ligjor dhe të bashkëpunojnë sinqerisht dhe në mënyrë efektive në realizimin e qëllimit të Këshillit”, thotë Artikulli 3.

Artikulli pasues thotë se çdo shtet evropian që konsiderohet se është në gjendje dhe i gatshëm të përmbushë dispozitat e nenit 3, mund të ftohet të bëhet anëtar i Këshillit të Evropës nga Komiteti i Ministrave.

Nëse Kosova synon anëtarësimin, siç theksohet në nenin 25 të KE-së, propozimin duhet ta bëjë një prej shteteve anëtare në këtë institucion dhe propozimi për këtë duhet të futet me kohë në agjendë për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave të Jashtëm.

Ndërkaq, Artikulli 5 thotë se në rrethana të veçanta, një vend europian që konsiderohet se është në gjendje dhe i gatshëm të përmbushë dispozitat e nenit 3 mund të ftohet nga Komiteti i Ministrave të bëhet anëtar i asociuar i Këshillit të Evropës. Anëtari i asociuar do të ketë të drejtë të përfaqësohet në Konsultativ.

Përpara lëshimit të ftesave sipas Artikulli 4 ose 5 më sipër, Komiteti i Ministrave duhet të përcaktojë numrin e përfaqësuesve në Asamblenë Konsultative, te së cila anëtari i propozuar do të ketë të drejtën dhe kontributin e tij financiar proporcional.

Ndërkaq, Artikulli 8 është paralajmërues se shteti i cili nuk e respekton Artikullin 3, Komiteti i Ministrave ka të drejtë të vendosë për përjashtimin e tij, siç ndodhi dje me Rusinë.

 

 

 

Etiketa: anetaresimaplikonKEKosova

Lajme të lidhura

Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd
Kosovë & Rajon

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

15:12 - 25/05/26
Beteja për presidentin rrezikon ta çojë Kosovën në zgjedhje të përsëritura
Breaking Views

Beteja për presidentin rrezikon ta çojë Kosovën në zgjedhje të përsëritura

15:19 - 24/05/26
Para
Më e bukura e botës për vitin 2022 zgjidhet përfaqësuesja polake (FOTO)

Më e bukura e botës për vitin 2022 zgjidhet përfaqësuesja polake (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombets10 girişJojobet