GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Çfarë do të ndodhë nëse Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Europë?

15:31 - 08/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë do të ndodhë nëse Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Europë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, por ende nuk ka vendosur sanksione që synojnë naftën ose gazin rus, shkruan BBC.

Gjermania varet më shumë nga gazi rus, kështu që është më e rrezikuar ndaj çdo kufizimi të mundshëm. Rusia ka kërcënuar se do të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit për Gjermaninë.

Europa merr 40% të gazit nga Rusia – pra çfarë do të ndodhë nëse Rusia ndërpret furnizimin?

Eksperti Tom Marzec-Manser tha se ndikimi i menjëhershëm do të ishte rritja e çmimeve. Por ai argumenton se Rusia nuk do të jetë në gjendje të furnizojë ndonjë vend tjetër, siç është Kina, duke pasur parasysh natyrën e sistemit të tubacionit, kështu që diçka e tillë do të ishte e dëmshme edhe për të ardhurat e saj.

“Problemi i vërtetë është se opsionet për furnizimet shtesë të gazit në Europë janë vërtet shumë të pakta,” tha Marzec-Manser, kreu i analitikës së gazit në ICIS.

Kjo do të kërkonte që ekonomitë globale “si Kina, Japonia dhe Korea” të bien dakord të marrin gaz natyror të lëngshëm (LNG), por as kjo nuk do ta zgjidhte plotësisht problemin”.

Çmimet e gazit dhe naftës tashmë janë rritur ndjeshëm dhe do të rriteshin edhe më tej nëse Rusia do të ndalonte eksportet. Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë, pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite, raporton abcnews.al

Nga rreth pesë milionë fuçi naftë  që eksporton çdo ditë, më shumë se gjysma e saj shkon në Europë. Shtetet e Bashkuara janë më pak të varura, me rreth 3% të naftës që marrin nga Rusia.

Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së. Nëse kjo do të ndodhte, Italia dhe Gjermania do të ishin më të cenueshme. Rusia siguron vetëm rreth 5% të furnizimeve me gaz të Britanisë së Madhe.

Megjithatë, çmimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA janë rritur për shkak të efektit të dëmshëm të mungesës së furnizimit./abcnews

Etiketa: gazRusia

Lajme të lidhura

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
“Është ferr!”/ Familjet ikin nga bombat në Irpin (Foto)

Çfarë po ndodh me evakuimet në Ukrainë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest
Aktualitet

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka përfunduar mbledhjen në një seancë maratonë, të mbajtur këtë të hënë, 23 shkurt, për...

Lexo më shumë
Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

14:21 - 23/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Vodhën në një qendër tregtare në Tiranë, ndalohen katër autorët

Lëvizte me pistoletë në brez te “Tregu Elektrik”, arrestohet i riu në Tiranë

13:58 - 23/02/26
Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, persona ‘të fortë’ kërcënuan dëshmitarët në emër të saj

Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, persona ‘të fortë’ kërcënuan dëshmitarët në emër të saj

13:30 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com