GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Çfarë duhet të dini për tërmetin shkatërrimtar

16:17 - 07/02/23
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë duhet të dini për tërmetin shkatërrimtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tërmet i madh, shkatërrues, me magnitudë 7.8 shkallësh të Rihterit i pasuar edhe nga një tjetër i fuqishëm, shkatërroi pjesë të gjera të Turqisë dhe Sirisë në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke u marrë jetën mijëra njerëzve.

Më poshtë mund të lexoni krejt çfarë duhet të dini për këtë fatkeqësi natyrore.

Çfarë ndodhi?

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti goditi në një thellësi prej 18 kilometrash dhe kishte epiqendrën në jug të Turqisë, pranë kufirit verior me Sirinë.

Shumë goditje të mëpasshme tronditën të dyja vendet që nga tërmeti fillestar. Në 11 orët e para, rajoni kishte regjistruar edhe 13 goditje të fuqishme me një magnitudë prej të paktën 5 ballësh, tha Alex Hatem, një gjeolog kërkimor i USGS-së.

Një tjetër tërmet i fortë – me magnitudë 7.5 ballësh – goditi Turqinë nëntë orë pas goditjes kryesore. Edhe pse shkencëtarët po studionin nëse ky i dyti ishte një pasgoditje, ata ranë dakord se dy tërmetet janë të lidhura.

“Sigurisht që priten më shumë pasgoditje, duke pasur parasysh madhësinë e goditjes kryesore”, tha Hatem. “Ne presim që pasgoditjet të vazhdojnë në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm”.

Çfarë lloj tërmeti ishte ky?

Studiuesit thonë se tërmeti ishte një tërmet goditës, ku dy pllaka tektonike rrëshqasin mbi njëra-tjetrën horizontalisht.

“Toka është e ndarë në pllaka të ndryshme”, tha Eric Sandvol, një sizmolog në Universitetin e Misurit.

Këto pjesë takohen në linjat e prishjes, ku pllakat zakonisht bluhen dhe takohen me njëra-tjetrën ngadalë. Por, sapo të krijohet tension i mjaftueshëm, mund të kalojnë shpejt njëra sipër tjetrës, duke çliruar një sasi të madhe energjie.

Në këtë rast, njëra pllakë u zhvendos në perëndim ndërsa tjetra u zhvendos në lindje – duke u përplasur me njëra-tjetrën për të krijuar tërmetin, tha Hatem.

Me kalimin e kohës, pasgoditjet do të fillojnë të shuhen dhe do të bëhen më të rralla, tha Sandvol.

A ka pasur tërmete të mëparshme në këtë zonë?

Tërmeti ndodhi në një zonë sizmikisht aktive të njohur të Anadollit Lindor, e cila ka prodhuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.

“Pothuajse e gjithë Turqia është vatër sizmike aktive”, tha Sandvol. “Kjo nuk është diçka e re për vendin”.

Turqia ishte goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm në janar të vitit 2020. Tërmeti me magnitudë prej 6.7 ballësh, shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën lindore të vendit. Në vitin 1999, një tërmet me magnitudë 7.4 shkallësh të Rihterit goditi afër Stambollit dhe vrau rreth 18.000 njerëz.

Tërmetet më vdekjeprurëse në 25 vjetët e fundit

Një tërmet 7.8 shkallësh të Rihterit ka goditur Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt 2023, duke lënë të vdekur më shumë se 5.000 njerëz në të dyja shtetet. Numri i viktimave pritet të rritet, teksa ekipet e shpëtimit janë duke punuar në mot të ftohtë në kërkim të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.

Pse ishte kaq shkatërrues ky tërmet?

Tërmeti ishte i fuqishëm – veçanërisht për një tërmet që goditi në tokë. Në mënyrë tipike, tërmete shumë të forta ndodhin nën ujë, tha Margarita Segou, një sizmologe në Shërbimin Gjeologjik Britanik.

Për më tepër, tërmeti goditi pranë zonave shumë të populluara. Epiqendra ishte afër Gaziantepit, një qytet i madh dhe kryeqytet provincial në Turqi.

Rajonet e prekura janë, gjithashtu, me ndërtime të ndjeshme, tha Kishor Jaiswal, një inxhinier strukturor i USGS-së.

Ndertesat

Teksa ndërtesat e reja në qytete si Stambolli u projektuan duke pasur parasysh standardet moderne të tërmeteve, kjo zonë e Turqisë jugore ka shumë ndërtesa të larta të vjetra, tha Jaiswal. Ndërtimi i shpejtë në Siri – shtoni këtu vitet e luftës – mund t’i ketë lënë strukturat të papërforcuara, thanë studiuesit.

Zyrtarët raportuan se mijëra ndërtesa u shembën si pasojë e tërmetit. Ato përfshinin shembje të njëpasnjëshme, ku katet e sipërme të një ndërtese bien drejt e poshtë në katet e poshtme – një shenjë se ndërtesat nuk mund t’u bëjnë ballë lëkundjeve, tha Jaiswal.

Përpjekjet për kërkim-shpëtim janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe bllokimet e trafikut nga banorët që përpiqen të largohen nga zonat e goditura nga tërmeti.

“Ky është niveli më i tmerrshëm i shkatërrimit dhe rrënimit që ne mund ta parashikonim, kur një tërmet i fortë godet një rajon me ndërtesa që nuk janë të fortifikuara”, tha Ilan Kelman, një ekspert për fatkeqësitë dhe shëndetin në University College London. /Rel/

Etiketa: Kryesore1SiritërmetiTurqi

Lajme të lidhura

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale
Aktualitet

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
Para
Turqi, politikani i partisë së Erdogan gjendet i pajetë nën rrënoja

Turqi, politikani i partisë së Erdogan gjendet i pajetë nën rrënoja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debutim i ‘çmendur  Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq
Sport

Debutim i ‘çmendur Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë në radhët e skuadrës së Beshiktashit, ku u transferua vetëm gjatë ditës...

Lexo më shumë
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com