GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Çfarë e lidh me klanet e drogës?”/ Evi Kokalari sulmon sërish Këlliçin: Thotë që do bëhet kryetar i PD!

09:32 - 13/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Çfarë e lidh me klanet e drogës?”/ Evi Kokalari sulmon sërish Këlliçin: Thotë që do bëhet kryetar i PD!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivistja shqiptaro-amerikane dhe mbështetësja e flaktë e ish kryeministrit Sali Berisha, Evi Kokalari ka vijuar sulmin e saj ndaj deputetit demokrat Belind Këlliçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se prej muajsh Këlliçi po flet në rrethin e tij të afërt se do të bëhet kryetar i PD-së, ndërsa gjithashtu shton se deputeti i PD po mendon të kandidojë në Tiranë kundër Erion Veliajt.

Jo vetëm kaq, por Kokalari hedh dyshime të forta për lidhje të tij me klanet e drogës teksa shprehet se fondet që mblodhi gjatë fushatës u paguan nga trafikantët e drogës.

Postimi i plotë:

Këto sulmet masive të Belind Këlliçit nëpërmjet portaleve mediokër, në bashkëpunim të ngushtë me Gary Kokalarin dhe Bleona Qerretin, thjeshtë tregojnë dëshpërim të thellë.

Po, po! Shumicën e artikujve të fundit kundër meje i ka shkruar G. Kokalari, që në lojë e ka sjellë pikërisht Belindi.

Sa për info – Belindi e di mirë si po e lufton Gary Berishën, por pak rëndësi ka dhe kjo për të.

Me që ra fjala Belindi e propozoi Bleonën për Këshill Kombëtar sepse imazhi i saj nuk ju duk aspak problematik për një parti të djathtë. Në fakt ai s’donte të djathtën se Bleonën e ka shoqe.

Tashti djali është për herë të dytë brënda muajit në Amerikë dhe muajin tjetër mund të jetë prapë në DC. Duke patur parasysh që bileta për në Amerikë kushton më shumë se rroga mujore e tij, pyetja lind si i paguan Belindi këto udhëtime?

Po atë 1 million euro që mblodhi vjet gjatë fushatës duke thënë që do bëhej Ministër i Brënshëm çfarë e bëri? Më thonë se shumica e fondeve në atë kohë u paguan nga firma e bananeve që u kap në Durrës duke trafikuar drogë. Bën mirë të na thotë nëse kjo është e vërtet dhe nese po, çfarë e lidh atë me klanet e drogës?

Gjithashtu, ka mbledhur gjë para këto 6 muajt e fundit duke i thënë njerëzve që do bëhej kryetar i PDse, sepse familja dhe miqtë e tij kanë që në Dhjetor që ju thonin njerëzve me mburrje që do bëhej kryetar. Miku tij i fëmijërise ma ka thënë mua personalisht. Pra, Belind Këlliçi numëronte ditët e Berishës në parti.

Këto kohët e fundit, çdo post në median sociale e ka mbi gropat e Tiranës se helbete, karriera është më lukrative në Bashki dhe si e tillë, ka vendosur të hedh kandidaturën për Kryetar Bashkie.

Shumë mirë, lëreni të na bëj prapë dëm e ta humbim Tiranën, se në fakt Veliaj rrezik këtë do si kundërshtar se nuk e ka problem në zgjedhje. Ama, ju garantoj që Belindi do mbledh plotë fonde për këtë fushatë, mendoj disa milliona.

Kur do nxjerri qeveria ligje mbi transparencën e fondeve të fushatave elektorale? E gjithë bota ka rregulla mbi mbledhjen e fondeve dhe shpërdorimi i tyre për arsye personale penalizohet.

Tashti dua t’ju them, që mbas zgjedhjeve për nenkryetar partie ku ai humbi sepse u votëbesua vetëm nga 30% e Këshillit, Belindi ka filluar të tregoj ngjyrat e tij të vërteta, duke bërë gjëra që po vërtetojnë pikërisht atë që kam ditur gjithë kohës – ky njëri është një Bashë e dytë me ambicje për pushtet dhe para. Dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria nuk del dot akoma nga llumi i korrupsionit mafjoz. Edhe Belindi fatkeqësisht mbetet pjesë e atij llumi.

Nejse, sulmet ti vazhdoj nëpërmjet portale pa asnjë lexueshmëri, por kam marrë sulme më të rënda se kaq dhe nuk e kam problem. Mua nuk më ndalojnë, madje më shumë më sulmon, më shumë do ta ekspozoj me fakte.

Sa për Gary Kokalarin dhe artikujt e tij anonim, pak rëndësi ka. Ai ka talent të veçant në deformimin e fakteve gjë që e ka bërë dhe me Sali Berishën dhe të birin.  Po ky Fundo pse po ngatërrohet me këtë situatë? E ka dhe ky me familjen Berisha?

 

Etiketa: KelliciKokalariPD

Lajme të lidhura

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Aktualitet

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!
Aktualitet

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25
Përplasje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar/ Dritan Burgia largohet nga salla: Na ndaloni të flasim…
Aktualitet

Mblidhen firmat/ ‘Avokati i Popullit’ do çohet në Kushtetuese! Kërkohet seancë e jashtëzakoshme për Ballukun

12:04 - 18/12/25
Para
Taksa e karbonit dhe qarkullimit/ Vasili thirrje Ramës: Boll u qurravite në Facebook!

Publikimi i numrave të shqiptarëve, LSI: Rama po mbulon skandalin e Kajmakut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë...

Lexo më shumë
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com