GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Çfarë është Kodi i Flamujve Ndërkombëtarë Detarë, daton që në vitin 1855

13:44 - 23/09/21
në Të tjera
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë është Kodi i Flamujve Ndërkombëtarë Detarë, daton që në vitin 1855
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Kodi Ndërkombëtar i Sinjaleve” ka një historik që daton shumë herët, qysh në 1855 kur u hartua drafti i parë nga Bordi Britanik i Tregtisë të cilët duke konsideruar zhvillimet teknologjike të kohës e panë “Librin e Sinjaleve Detare” si një sistem të vjetëruar dhe jo koherent çka pasoi krijimin e një sistemi të përditësuar i cili do të njihej si “Kodi Ndërkombëtar i Sinjaleve”, i cili u botua më 1857.

Autoriteti Portual Durrës sjell sot historinë e këtij kodi, që përmbante 70,000 sinjale, 17,000 mesazhe dhe 18 flamuj sinjali, të cilët u përdorën në të gjithë botën nga Janari i vitit 1901 dhe një vit më vonë u rishikuan duke prezantuar 26 flamuj të tjerë prej të cilëve një banderolë e koduar sipas zanoreve, si dhe flamujt respektivë për shkronjat X, Y , Z.

Rishikimet vijuese të cilave ju nënshtrua ky Kod gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Radiotelegrafit të Madridit në vitin 1932 i shtuan këtij të fundit edhe gjashtë flamuj të tjerë gjegjës të gjuhëve të ndryshme si frëngjisht, italisht, gjermanisht, japonisht, norvegjisht dhe spanjisht.

Kodi u testua gjatë Luftës së Parë Botërore ndërkohë që një kod i ri i sinjaleve u prezantua në 1934. Në vitin 1947, Kodi Ndërkombëtar i flamujve kaloi nën autoritetin e Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), agjensia e Kombeve të Bashkuara për rregullimin e transportit detar, e cila u ngarkua edhe me përgjegjësinë për mirëmbajtjen e tij.

Në vitin 1969, të tjerë flamuj u shtuan për të akomoduar gjuhët greke dhe ruse, dhe secilit flamur të sinjalit alfa-numerik iu caktua kuptimi në bazë të Kodit Ndërkombëtar. Tashmë janë dyzet flamuj në një grup të plotë të flamujve të sinjalit detar ndërkombëtar – një për secilën shkronjë të alfabetit anglez, një për secilin numër dhe katër flamuj të quajtur zëvendësues, të cilët përmbushin komunikime të dedikuara specifike.

Sipas autorit të njohur Joe McMillan, formatet e flamujve individualë kanë humbur nën mjegullat e kohës. Ato u zhvilluan enkas për të kryer ripërsëritjen e kodeve të sinjalit detar dhe tregtar gjatë rrjedhës së shekujve XVII-të dhe fillim të shekullit të IXX-të. Ajo që bënë Popham, Marryat dhe Bordi Britanik i Tregtisë  ishte caktimi i këtyre modeleve kryesisht para-ekzistuese në numra dhe shkronja specifike. Me fjalë të tjera, një flamur blu me një katror të bardhë në qendër ishte sinjali për “ gati për lundrim” shumë kohë përpara se ky mesazh të caktohej nën shkronjën P, dhe e verdha e fortë u përdor për qëllime të lidhura me karantinën shumë kohë përpara sekjo e fundit të përcaktohej nën shkronjën Q, por kushdo që ka krijuar flamurin e parë blu me një katror të bardhë në qendër, me siguri nuk është i njëjti person që doli me një flamur të verdhë me një disk të zi (që tani përdoret për shkronjën I).

Sot, flamujt e Kodit Ndërkombëtar të Sinjalit përdoren në një sistem të kuptuar ndërkombëtarisht të përbërë nga 40 flamuj dhe një sërë banderolash të ndryshme prej të cilave 26 janë flamuj katrorë me shkronja të koduara, një për secilën shkronjë të alfabetit (A-Z); dhjetë janë banderola numerikë, një për të përcjellë përgjigjet dhe të tjerat mbartin funksion përsëritës, ndërkohë që në kodin aktual të NATO-s ka edhe 28 të tjerë.

Kombinimet e ngjyrave të flamurit të koduar sinjalizues janë të kuq me të bardhë; blu me të verdhë; blu me të bardhë; e zezë me të bardhë dhe ngjyra e kuqe e pa kombinuar, të cilat janë lehtësisht të dallueshme në hapësirë detare.

Një libër sinjalesh i vitit 1762 dëshmon se nga 26 flamuj në total vetëm 20 janë flamuj të mirëfilltë sinjalizues.

Etiketa: flamuj detarkodi

Lajme të lidhura

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026
Breaking Views

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve
Horoskopi

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Vrau ish-bashkëshorten 23 vjeçare, padi ndaj Elton Bengaj për heqjen e kujdestarisë të vajzës së mitur

Vrau ish-bashkëshorten 23 vjeçare, padi ndaj Elton Bengaj për heqjen e kujdestarisë të vajzës së mitur

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com