GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

20:56 - 29/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, OP-ED, Opinion, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke u ankuar në Kushtetuese Veliaj ka dalë hapur kundër firmës së Ramës dhe vendimit të PS. Por më e rëndësishme se kjo është se për herë të parë ai po dëshmon se SPAK dhe Partia kanë qenë pjesë e të njëjtit plan.

Nga Andi Bushati

Ndoshta Erion Veliaj ka qenë i fundit që e ka kuptuar se nga po i vinte realisht goditja, por në këtë rast, për interesin publik dhe transparencën vlen shprehja “më mirë vonë se kurrë”. Kryebashkiaku i shkarkuar nga partia e tij ka marrë këtë fillim jave një vendim, për ti’u kundërvënë firmës dhe Edi Ramës dhe vendimit të PS. Nëse ata vendosën ta heqin qafe duke e braktisur, të vetëm, në burg, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja në Tiranë dhe zëvendësimit të tij me Ogerta Manastirliun, ky i fundit ka klithur: “NDAL”. Ai në rastin më të mirë e ka vonuar dhe në më ekstremin po përpiqet ta pengojë që kjo të ndodhë.

Duke shfrytëzuar mundësinë që i jep ligji për ta ankimuar në Gjykatën Kushtetuese atë që vendosi partia dhe Rama, ai ka nënshkruar edhe aktin e parë të ndarjes prej tyre. Nëse më parë edhe nga burgu ai bëri thirrje për mbështetje ndaj shefit, për votimin e PS në 11 maj, madje edhe tani së fundi, nuk i fajësoi ata që s’pranonin të dëgjonin argumentat e tij në këshillim bashkiak, me aktin e ankimimit në kushteturese divorci është konsumuar plotësisht.

Por më e rëndësishmja nuk është kjo. Po të lexohet me vëmendje teksi i ankimimit të Erion Veliajt, aty vërehet një element që nuk mund të neglizhohet. Ai i referohet nenit 115 të kushtetutës, i cili thekson se një kryetar bashkie mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të ligjeve. Ekipi i mbrojtjes së tij pretendon se ky nen kushtetues prevalon mbi ligjin për pushtetin vendor (62/C), në bazë të të cilit mungesa në detyrë për tre muaj justifikoi votimin e socialistëve kundër tij dhe noterizimin e këtij akti të këshillit bashkiak nga Rama.

Pa u zgjatur në labirinthe të ngatërruara arsyetimesh ligjore Veliaj pretendon se partia e tij e ka shkarkuar në mënyrë të paligjshme dhe se Edi Rama nuk ka pasur të drejtë kur e ka formalizuar këtë akt.

Por, po të shohim në retrospektivë të gjithë qëndrimet që Lali mban që prej 10 muajsh që gjendet në birucë, refreni i tij i deritanishëm ka qenë: SPAK po më mban pa të drejtë në burg. Ai ka vënë theksin në ndërprerjen e mandatit të një të zgjedhuri pa vendim të formës së prerë, mungesën e vërtetimit nga akuza qoftë edhe të një akti të vetëm korruptiv me firmën e tij, izolimin e egër dhe hetuesinë alla sigurimse. Pra qëndrimi i tij konstant ka qenë ai i një linçimi për arsye politike.

Deri më tani kësaj hipoteze ai nuk i vinte autorësi. Mbështetësit e tij aludonin se pas denoncuesit anonim, Nesti Angoni, fshihej rivalja e dikurshme Belinda Balluku, po pa shkuar dot më lart. Ata pëshpërisnin se lufta brenda llojit po e godiste “kryebashkiakun e suksesshëm të dezinjuar si pasardhës”. Ama kurrë deri më sot, as ata, as Erioni vetë, nuk e patën lidhur vijësjelljesn e Prokurorisë së Posaçme me atë të kryeministrit. Sot kur publikisht Veliaj ka pranuar se edhe SPAK edhe Rama e kanë goditur në mënyrë të paligjshme, fabula ndryshon. Ai për herë të parë ka lënë të kuptohet se midis tyre ka një koordinim.

Shenjat e këtij plani të pa shpallur mes çetës së Dumanit dhe organizatës së Ramës janë vënë re me kohë në koridoret e vendimarrjes. Fakti se rrokullisja juridike e Veliajt ecte parallelisht me zhveshjen nga pushteti  politik, me heqjen e fuqive brenda bashkisë, me ndalimin e deklaratave për ta mbrojtur dhe së fundi, me eleminimin e gjithë mbështetësve nga grupi i ri parlamentar, nuk kishte kaluar pa u vënë re. Por tani me ankimin në kushtetuese kemi mbërritur në një fazë të re: vetë viktima po pranon se si prokurorët e gjykatësit, po ashtu edhe Rama e  miqtë e dikurshëm, kanë vepruar njësoj në mënyrë të paligjshme kundër tij. Pra se ata kanë qenë bashkë, jo në kërkim të drejtësisë, por në planin për linçim. Prandaj, sado i vonuar që të jetë ky përfundim ku ka arritur kryebashkiaku i shkarkuar sërish ia vlen të thuhet: “më mirë vonë se kurrë”. Sepse kjo pistë na ndihmon të kuptojmë më mirë kulisat që prodhuan rënien e tij. /Lapsi.al

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
“Rusia është kërcënim për NATO-n”, Pistorius: Jemi gati të mbrojmë rajonin e Baltikut

“Rusia është kërcënim për NATO-n”, Pistorius: Jemi gati të mbrojmë rajonin e Baltikut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com