GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë gjeti RENEA në Shijak? Zbulohen bisedat e fundit telefonike të Ervis Martinajt

16:15 - 11/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
A është gjallë Ervis Martinaj? Gazetari tregon çfarë fshihet pas kontrolleve të FNSH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa biseda telefonike të Ervis Martinajt, ose që e përmendin këtë të fundit duket se do t’i japin fund telenovelës së tejzgjatur për fatin e 40-vjeçarit. Sipas burimeve të Report Tv, kontrollet e Policisë së Shtetit dhe të Forcave Speciale RENEA, kanë zbuluar gjurmë të reja që duket se do na çojnë drejt zbardhjes së “misterit”. Të gjitha të dhënat, nga kontrollet në Tiranë, Shijak, Durrës dhe Vlorë u zbuluan nga “kontrollet” në bazat e miqve të tij, por edhe në zonat e kundërshtarëve e tij. Gazetarja Klodiana Lala përmend emra, duke pretenduar se RENEA, pak ditë më parë ka qenë në banesën e fisit Avdylaj në Shijak, ku u kryen kontrolle e u morën disa sende të dyshimta. Por këto të fundit nuk janë përcaktuar.

Pak kohë më parë, në emisionin “Inside Story” thuhej se Policia dyshonte se Ervis Martinaj kishte shkuar në Shijak për të lidhur aleancë me një grup të fuqishëm të zonës. Por kishte burime të tjera se 40-vjeçari mund të ishte shitur te grupet rivale.

Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese.

BISEDAT ME MESAZHE:

“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”.

“Ka festuar se i kanë nis fotot”.

“Janë bërë bashkë të gjithë. Tani këtë herë e kanë bërë për V…”

Por edhe këto biseda, janë duke u verifikuar nga Prokuroria dhe ende nuk është faktuar nëse informacionet janë të sakta.

Por është zbuluar edhe një detaj tjetër. Ndryshe nga çfarë u raportua zyrtarisht nga Policia, burime për Reporttv pretendojnë se disa net më parëEndrit Dokle u shoqrua për të dëshmuar edhe njëherë për konfliktin e tij me Martinajn, të cilin ish-anëtari i bandës së Durrësit e mohon. Pas zhdukjes së Martinajt, Dokle u pyet edhe më parë për masakrën e Fushë Krujës, ku vdiq kushëriri i Martinajt, por mohoi çdo gjë. Edhe pse Nuredin Dumani, pretendon se Martinaj i kishte dhënë porosi vriste Doklen për 500 mijë euro, ai sërish nuk e bëri, madje shtoi se donte t’i fuste edhe vetë në konflikt të dy palët.

Bashkë me të, po për këtë masakër u kërkuan për t’u marrë në pyetje edhe Fatjon Murati e Gentjan Reçi, të dy miqtë e tij. Por vetëm një javë para se tu ndalonin nga policia e Tiranës në shoqërinë e Dokles dhe familjes së tij, Reçi dhe Murati ishin paraqitur vullnetarisht në Komisariatin e Fushë-Krujës. Dëshmuan dhe më pas u lanë të lirë.

Etiketa: Ervis Martinaj

Lajme të lidhura

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Para
Uragani Julia shkakton 31 të vdekur gjatë kalimit në Amerikën Qendrore

Uragani Julia shkakton 31 të vdekur gjatë kalimit në Amerikën Qendrore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com