Rajoni i Mesdheut lindor është një fokus gjeopolitik për shumë vende këto ditë. Disa prej tyre janë Greqia dhe Izraeli. Pavarësisht se ekonomia e saj ka pasur ulje-ngritje, Greqia nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1,65 miliardë dollarësh me Elbit Systems(kompani ndërkombëtare elektronike e mbrojtjes me bazë në Izrael) për ndërtimin e një qendre trajnimi të forcave ajrore në Kalamata, Greqi.
Gjithashtu Greqia mirëpriti nisjen e stërvitjes ushtarake në Iniohos së bashku me Emiratet, Qipron – një shfaqje e rrallë e bashkëpunimit ushtarak të Emirateve të Bashkuara Arabe me Izraelin.
Përtej Mesdheut, Qipro mbajti një takim të nivelit të lartë me diplomatët nga Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Greqia duke e cilësuar bashkëpunim një “anëtarësim të ri strategjik” që shtrihet nga Gjiri Arabik në Europë. Bashkëpunimi ushtarak dhe i sigurisë simbolizojnë një partneritet në zhvillim midis Izraelit dhe Greqisë. Qipro dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e këtij bashkëpunimi.
Qiproja nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të mira me Izraelin ndërkohë Emiratet e Bashkuara Arabe lidhën marrëdhënie të plota diplomatike me Izraelin në vitin 2020. Por pse Greqia, një vend që priti udhëheqësit e Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO) në Athinë në vitet 1970 dhe 1980 pati lidhje të plota diplomatike me Izraelin në 1990 dhe përsëri nënshkroi një marrëveshje tani?
Cili është pozicioni i Qipros dhe Emirateve të Bashkuara Arabe?
Si fillim, duket se ekziston një konvergjencë interesash që vërtitet rreth një peizazhi politik dhe ideologjik të zhvendosur në Lindjen e Mesme pas Pranverës Arabe. Revolucionet e vitit 2010 krijuan një dinamikë të re në marrëdhëniet ndër-mesdhetare, ku Turqia dhe Katari mbështetën lëvizjet pro-demokratike dhe grupet islamike, ndërsa monarkitë e Gjirit dhe Izraeli preferuan ruajtjen e status quo-së.
Në llogaritjen strategjike të Emirateve të Bashkuara Arabe, rendi rajonal po rikrijohej (pa Shtetet e Bashkuara dhe Europën) dhe Abu Dhabi pa një dritare mundësish për ambiciet e tij rajonale.
Nga ana tjetër, Turqia – duke qenë i vetmi vend në rajon që qeverisej me sukses nga një parti me prirje islamike u bë udhëheqësi kryesor i lëvizjeve islamike në rajon. Pas një muaji mjalti me islamikët në pushtet, Sauditët dhe Emiratet mbështetën grushtet ushtarake që pozicionuan Abdel-Fattah el-Sissi në Egjipt, Khalifa Haftar në Libinë lindore, destabilizuan An-Nahda në Tunizi dhe shkatërruan Jemenin, ndërsa në kufirin e saj jugor Rusia ringjalli regjimin e Asadit, raporton abcnews.al
Suksesi fillestar i Pranverës Arabe u përmbys. Në vend që të tërhiqej, Ankaraja dyfishoi forcën në politikën e saj të jashtme dhe përfshirjen aktive ushtarake në konfliktet rajonale, duke hyrë kështu në konflikt të drejtpërdrejtë me lojtarin tjetër më të madh në rajon – Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për Izraelin, përmbysja e Pranverës Arabe nxori në pah dobësitë rajonale, i cili kërkonte një aparat të ri sigurie. Izraeli u bë një aleat i Emirateve dhe Egjiptit pasi tashmë kishte përkeqësuar marrëdhëniet me Turqinë. Për shkak të afërsisë së saj gjeografike, historisë së antagonizmit dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme detare me Turqinë, Greqia vuri re se qëndronte në mes të ambicieve rajonale të Ankarasë.
Tensionet Athinë-Ankara e shtynë Greqinë më afër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit.
Çështjet historike të Turqisë me Greqinë dhe Qipron, marrëdhëniet e saj të shkatërruara me Izraelin dhe përçarja ideologjike pas Pranverës Arabe me Emiratet e Bashkuara Arabe bënë bashkë këto shtete.
Ndërhyrjet ushtarake të Ankarasë në rajon përkuan ngushtë me zbulimin e depozitave të mëdha të hidrokarbureve në Mesdheun lindor. Përplasjet për burimet bënë që secili vend të deklarojë zonat e veta ekonomike ekskluzive detare (EEZ) të cilat bashkuan Greqinë, Izraelin, Qipron dhe gjithashtu Egjiptin.
Aleancat
Duke i konsideruar të padrejta ndarjet e zonave ekonomike, Turqia dërgoi anijet e saj kërkimore për të eksploruar për naftë dhe gaz. Më pas ajo deklaroi zonat e veta ekonomike ekskluzive të cilat preknin zonat e Greqisë dhe Republikës së Qipros dhe nënshkroi një marrëveshje për caktimin e kufijve detarë me aleatët e saj në Libi.
Kjo përshkallëzoi tensionet,të cilat arritën kulmin në fillim të vitit 2020 kur Qipro, Greqia dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar tubacionin EastMed, i cili synon transferimin e gazit nga Izraeli dhe Qiproja në Greqi dhe vendet e tjera të BE-së.
Turqia u la jashtë ekuacionit. Ky projekt i mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe i lejoi ata të eliminonin turqit dhe të forconin lidhjen e tyre me vendet e BE-së. Republika e Turqisë e cilësoi projektin e gazsjellësit si një përpjekje për ta penguar atë të bëhet një qendër strategjike e energjisë që lidh gazin Kaspik dhe Rus me Ballkanin dhe pjesën tjetër të Europës.
Që nga viti 2017, avionët e Emirateve të Bashkuara Arabe janë stërvitur krahas Izraelit në Iniohos, një stërvitje ushtarake shumëkombëshe e udhëhequr nga Greqia në Peloponez. Greqia, Qipro dhe Izraeli gjithashtu dhanë një përgjigje të përbashkët ndaj kërcënimeve detare në Mesdheun lindor që synonin ti jepnin fund praninë detare turke, por edhe ruse.
Meqenëse Izraeli është një vend i vogël, ushtarakët kryesisht bëjnë stërvitje mbi det. Peizazhi grek është shumë i dobishëm për ushtarakët izraelitë mbi një terren që i ngjan shumë Sirisë dhe Iranit. Në fakt, fluturimi vajtje-ardhje nga Izraeli në Greqi është afërsisht e njëjta distancë si fluturimi nga Izraeli në Iran, një mundësi për pilotët luftarakë Izraelitë për të praktikuar fluturime në distanca të gjata.
Pilotët izraelitë gjithashtu bëjnë praktika kundër sistemeve të mbrojtjes ajrore S-300 ruse të ushtrisë Greke – që përdoren gjithashtu nga Irani dhe Siria. Për Izraelin – i cili mburret se ka një nga industritë më të përparuara të mbrojtjes në botë – Greqia, Qipro dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë një treg fitimprurës për spyware dhe pajisjet e tij të mbrojtjes.
Sa për Emiratet e Bashkuara Arabe, bashkëpunimi i saj me Greqinë është i rëndësishëm për dy arsye – në rritjen e investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe në industrinë e mbrojtjes së Greqisë dhe në forcimin e bashkëpunimit të sigurisë, veçanërisht në lidhje me Turqinë.
Ankaraja e sheh të gjithë këtë si një front të përbashkët për të kufizuar veprimet në brigjet e saj gjeopolitikisht dhe ushtarakisht. Bashkëpunimi midis Izraelit dhe vendeve anëtare të BE ka të ngjarë të ndihmojë Izraelin të forcojë ndikimin e tij diplomatik brenda Bashkimit Europian, raporton abcnews.al
Pavarësisht se Izraeli ka marrëdhënie të mira bilaterale me shumicën e vendeve europiane, konflikti izraelito-palestinez dhe kritikat e shpeshta të BE-së ndaj politikave izraelite janë bërë pengesa kryesore që jo vetëm që minojnë besimin, por edhe pengojmë bashkëpunimin.
Kjo ka bërë që Izraeli të forcojë lidhjet Hungarinë, Republikën Çeke dhe Poloninë përveç Greqisë dhe Qipros, pasi vendet e Europës Qendrore kanë qenë më kritike ndaj Brukselit dhe politikave të tij. Megjithëse aftësia e tyre për të kontribuar individualisht është kufizuar, duke pasur parasysh që vendimet e BE-së merren me konsensus, aleatët e Izraelit në BE mund të bllokojnë vendimet që janë kritike ndaj Izraelit.
Zhvendosja e tabelave gjeopolitike dhe një përputhje e interesave kanë bashkuar një shtet hebre, një monarki myslimane dhe dy shtete ortodokse të krishterë të Bashkimit Europian.
Tani është e qartë se harku Abu Dhabi-Athinë-Nikosia-Jeruzalem e cilësojnë partneritetin e tyre si një fortesë kundër asaj që ata e perceptojnë si ekspansionizëm turk në Mesdhe.
Turqia ka shumë pak mundësi për të manovruar pavarësisht vijës së saj të gjerë bregdetare në Mesdhe. Nga këndvështrimi i Ankarasë, çdo lëshim në drejtim të gjeopolitikës dhe interesave të energjisë do të ishte e barabartë sikur të pranonte humbjen, raporton abcnews.al
Mediat turke e kanë krahasuar ndarjen e zonave ekonomike ekskluzive midis fqinjëve të saj si një Traktat të ri, i cili në mënyrë efektive ndau Turqinë me vendet fqinje, si dhe me Traktatin e Versajës. Për sa i përket Ankarasë, ajo që filloi si një konkurs politik dhe ekonomik është shndërruar në një luftë ekzistenciale.
Ndoshta padashur, Europa po përfshihet gjithnjë e më shumë në rivalitetet e Lindjes së Mesme dhe konfliktet gjeopolitike. / ABCnews