GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çfarë kërkon BE? Von der Leyen i bën thirrjen e fortë liderëve të Bosnjes

16:18 - 28/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë kërkon BE? Von der Leyen i bën thirrjen e fortë liderëve të Bosnjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen i ka kërkuar liderëve të Bosnjes që të punojnë së bashku. Sipas saj, kështu vendi afrohet në anëtarësimin e Bashkimit Europian, pasi krahu ekzekutiv i bllokut rekomandoi që ti jepet statusi i kandidatit.

Bosnja ka aplikuar për t’u bashkuar me bllokun në vitin 2016, por liderët e saj rivalë etnikë nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të nisur reformat që u përcaktuan si të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së.
Von der Leyen u kërkoi udhëheqësve të mblidhen për ta kthyer Bosnjën, “në një vend të ëndrrave të të rinjve”.

“Dera e Bashkimit Evropian është e hapur, ju lutem shfrytëzoni rastin dhe përdorni këtë ftesë, dhe kjo varet nga ju tani,” u tha ajo politikanëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile gjatë një vizite në Sarajevë, pjesë e një turneu në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni këtë muaj rekomandoi që Bosnjës duhet t’i jepej statusi. Gjatë vitit të kaluar, vendi ballkanik ka përjetuar krizën e tij më të rëndë politike që nga fundi i luftës në vitet 1990, i ndarë midis politikave secesioniste të liderit të tij serb Milorad Dodik dhe grindjeve midis boshnjakëve dhe kroatëve për rregullat zgjedhore.

Këshilli i Ministrave të BE-së do të votojë mbi statusin e kandidaturës në dhjetor edhe pse analistët dyshojnë se Bosnja do të jetë në gjendje të trajtojë reformat e nevojshme deri atëherë, veçanërisht pasi qeveritë e reja nuk janë formuar ende pas zgjedhjeve të 2 tetorit.

Von der Leyen u shpreh se Bosnja do të merrte rreth 70 milionë euro nga paketa e BE-së për sigurinë energjetike për Ballkanin Perëndimor si mbështetje të menjëhershme për familjet dhe firmat në nevojë.

Etiketa: bashkim europianliderPolitike

Lajme të lidhura

Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin
Aktualitet

Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin

08:37 - 07/03/26
Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese
Breaking Views

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

23:04 - 06/03/26
“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD
Breaking Views

“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

22:36 - 06/03/26
Para
“Rama donte të më bënte drejtor”/ Habit Robert Aliaj: E refuzova, ja pse

“Rama donte të më bënte drejtor”/ Habit Robert Aliaj: E refuzova, ja pse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hapen linja të reja fluturime në Lindjen e Mesme për të ndihmuar pasagjerët e bllokuar
Botë

Hapen linja të reja fluturime në Lindjen e Mesme për të ndihmuar pasagjerët e bllokuar

09:24 - 07/03/26

Kompanitë ajrore në Lindjen e Mesme kanë nisur fluturime të kufizuara për të ndihmuar udhëtarët që kanë mbetur të bllokuar,...

Lexo më shumë
Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin

Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin

08:37 - 07/03/26
RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë, lëshohen disa urdhërarreste

RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë, lëshohen disa urdhërarreste

08:10 - 07/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 07/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Mars 2026

07:34 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com