GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë ndodh me armët e konfiskuara nga shteti?

14:06 - 07/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodh me armët e konfiskuara nga shteti?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga veprimtaritë kryesorë të Policisë së Kosovës është konfiskimi i armëve dhe municionit. Gazeta Express raportoi për një bastisje që ka kryer policia në një shtëpi në Prevallë të mërkurën, ku u kap një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni. Por, çfarë ndodh me armët e konfiskuara? Këtë çështje e shpjegon ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Rashit Qalaj.

Gazeta Express ka pyetur Policinë e Kosovës se sa është numri i armëve dhe municionit të konfiskuar viteve të fundit dhe në bazë të statistikave të dërguara del të jetë goxha shifër e madhe. Mbi 1 mijë e 200 armë janë konfiskuar në vitin 2021 dhe mbi 42 mijë copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.“Gjatë vitit 2020 janë konfiskuar 1135 armë të ndryshme dhe 32 747 copë fishekë kalibrash të ndryshëm, kurse në vitin 2021 janë konfiskuar 1280 armë të ndryshme dhe 42 031 copë fishekë kalibrash të ndryshëm”, tha Policia për Gazetën Express.

Ndërsa, policia nuk e ka zbuluar shifrën e armëve të konfiskuara brenda këtij viti.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë se armët e konfiskuara fillimisht deponohen në dhomat e dëshmive dhe kur prokurori e harton aktakuzën për të dyshuarit për gjykatë i përdor edhe këto armë si dëshmi.

Qalaj thekson se pasi gjykata merr vendim të formës së prerë, policia kërkon shkatërrimin e armëve. Më pas gjykata merr vendim dhe i shkatërron ato në vende të destinuara për këtë çështje.

“Fillimisht armët e konfiskuara deponohen në zyrat e destinuara për këtë çështje (dhomat e evidencave apo deshmive). Të gjitha ato armë evidentohen edhe në kallëzimin penal që e harton Policia dhe që ia dërgon prokurorit. Nëse dyshohet se ato armë janë përdorur (nëse është shtirë me ato armë atëher kërkohet egzaminimi i tyre nga laboratori i Forenzikes). Prokurori kur  ta harton aktakuzën për të dyshuarit për gjykatë i përdorë edhe këto armë si dëshmi. Pasi që gjykata të marre vendimin final dhe ky vendim është vendim i formës së prerë atëherë Policia nëpermjet prokurorit bënë kërkesë në gjykatë për shkatërrim dhe pasi ta merrë vendimin nga gjykata për shkatërrim i shkatërron ato në vendet e destinuara për këtë çështje”, tha Qalaj për Gazeten Express.

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Prevallë personin me inicialet K.K., dhe te i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme.

Rasti në polici është hapur si “Importi, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, teksa ky rast me vendim të prokurorit ka kaluar në procedurë të rregullt ka njoftuar policia në raportin e saj 24-orësh.

Etiketa: kontrollPolicia e kosovesRashit Qalajsekuestro armesh

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Ukraina paraqet projekt-marrëveshjen me Rusinë, Lavrov nuk bie dakord

Ukraina paraqet projekt-marrëveshjen me Rusinë, Lavrov nuk bie dakord

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com