GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Çfarë ndodh nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë?

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Imazhet tronditëse, lagjet kthehen në treg droge

A view shows a residential building heavily damaged by a Russian missile strike, amid Russia's attack on Ukraine, in Zaporizhzhia, Ukraine October 9, 2022. REUTERS/Stringer

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë armë që Rusia ka përdorur në Ukrainë mund të bartin bomba bërthamore. Cili do të ishte ndikimi, nëse Rusia do t’i shfrytëzonte ato? Më 29 mars, një raketë ruse e lëshuar nga deti goditi një ndërtesë qeveritare në Mykolaiv, duke vrarë të paktën 35 njerëz. Raketa e përdorur, “Kalibr”, mund të mbajë edhe mbushje bërthamore. Shumë prej raketave që Rusia ka përdorur në Ukrainë, mund të përdoren për sulme bërthamore, duke përfshirë raketën balistike me rreze të shkurtër veprimi “Iskander”.

Në gusht Rusia goditi me raketë “Iskander” qendrën hekurudhore të Ukrainës në qytetin Çaplyne, ndërsa me raketën “Kh-22” shkatërroi një qendër tregtare në Kremençuk në qershor. Por ekspertët thonë se nuk e dinë fuqinë e bombave bërthamore që këto raketa mund të mbajnë. Bomba e hedhur në Hiroshima shkaktoi një shpërthim të barabartë me 15 mijë tonë lëndë shpërthyese TNT, ose me një fuqi prej 15 kilotonësh.

Armët që mund të shfrytëzohen në Ukrainë mund të variojnë nga më pak se një kiloton në disa qindra kilotonë. Sipas faqes së internetit “Nukemap”, e krijuar nga historiani Alex Ëellerstein, nëse një raketë “Kalibr”, si ajo që goditi ndërtesën qeveritare në Mykolaiv do të ishte e pajisur me një bombë bërthamore me kapacitet 1 kiloton, do të shkaktonte vdekjen e mbi 18 mijë njerëzve. Rreth 700 metra nga vendi i sulmit, pothuajse të gjitha, përveç ndërtimeve më të forta prej betoni, do të ishin shkatërruar. 500 metra larg vendit të shpërthimit të gjithë do të pësonin djegie të shkallës së tretë.

Shkalla fatale e rrezatimit do të shtrihej në 780 metra. Shumica e njerëzve në këtë perimetër do të vdisnin brenda një muaji. 15 për qindëshi tjetër do të vdisnin më vonë nga kanceri.

Kjo duke supozuar se bomba bërthamore do të shpërthente mbi tokë, duke shkaktuar dëm të madh, në një zonë më të gjerë. Ndërsa një shpërthim nën sipërfaqen e tokës, shkakton pasoja më të rënda, në një hapësirë më të vogël. Shpërthimi do të shkatërronte ndërtesa banimi deri në 460 metra larg, krahasuar me 700 metra të një shpërthimi mbi tokë. Por brenda 220 metrash, gjithçka do të shkatërrohej, duke përfshirë godinat prej betoni.

Një goditje mbi tokë shkakton shkallë shumë më të madhe rrezatimi, pasi ai përhapet nga era. Shkalla e efekteve varet nga era dhe shiu. Ky do të ishte skenari me një bombë bërthamore relativisht të vogël, prej 1 kilotoni. Nëse raketa “Kalibr” do të pajisej me një bombë 10 kilotonëshe, numri i vdekjeve nga një shpërthim mbi tokë do të rritej në mbi 53 mijë njerëz. Shkalla e lartë dhe fatale e rrezatimit do të shtrihej deri në një kilometër nga shpërthimi.

Një kilometër e gjysmë larg ndërtesat do të shembeshin, ndërsa njerëzit do të pësonin djegie të shkallës së tretë. Dritaret do të thyheshin deri në 4.25 kilometra larg. Ekspertët thonë se raketa “Kh-22”, që goditi qendrën tregtare në Kremençuk, mund të bartë një bombë prej 350 kilotonësh. Nëse kjo do të ndodhte në qershor, do të shkaktonte vdekjen e afër 100 mijë njerëzve. Ndërtesat do të shkatërroheshin deri në 5 kilometra larg vendit të shpërthimit. Në një distancë prej 7 kilometrash njerëzit do të pësonin djegie të shkallës së tretë. Në varësi të erërave, në rast të një shpërthimi mbi tokë, pasojat e rrezatimit mund të ndihen edhe në Rusi. /Voa/

Etiketa: ArmeberthamoreRusia

Lajme të lidhura

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Para
Albano Bogdo lirohet nga qelia/ Ja për çfarë ishte arrestuar…

Aktori rrëfen orët në qeli: Dysheqet ishin me m*t

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!
Sport

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për Luksemburgun, gati për miqësoren në ‘Air Albania’. Hyrja në stadium falas!

13:40 - 12/11/26

Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, që do të zhvillohet nesër, më 13 nëntor, në stadiumin...

Lexo më shumë
U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas

U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas

13:31 - 12/11/26
“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”/ Zhupa-deputetëve të PS në Komision: Gjeni zgjidhje politike!

“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”/ Zhupa-deputetëve të PS në Komision: Gjeni zgjidhje politike!

13:02 - 12/11/26
Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve

Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve

12:44 - 12/11/26
Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

12:26 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com