GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Elsa Lila arrestohet për trafik kokaine në Itali

11:00 - 16/03/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Elsa Lila arrestohet për trafik kokaine në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia shkatërroi një organizatë kriminale për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Në agim të së mërkurës, policia e Romës dhe Viterbos nisën zbatimin e  13 urdhër arresteve nga prokuroria.

Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Elsa Lila, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë tashmë, në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza: me Arben Zogun (“Riccardino”) ishte pjesë e baterisë së urës Milvio nën porositë nga Fabrizio Diabolik Piscitelli.

Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia vendosi automatet e organizatës në lokalet e qytetit.

Kush është Elsa Lila?

Në fillim të viteve “90, Elsa Lila fitoi dy herë më parë Festivalin e Këngës në RTSH.

U rikthye në vendin tonë, për t’i rikthyer dinjitetin e humbur këtij festivali, muzikës shqiptare, rreth 12 vite më parë. Kur prezantoi me Pirro Çakon një nga festivalet e fundvitit. Elsa Lila vazhdoi karrierën edhe për disa kohë, duke e ndërprerë papritur atë.

Sot mbetet një nga zërat më të rrallë. Elsa Lila mbetet po ashtu një ikonë e muzikës shqiptare.

Këngëtarja çuditërisht është zhdukur jo vetëm nga impenjimet artistike, por edhe nga rrjetet sociale, prej disa vitesh. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi. Ajo mësohet se ka vendosur prej më shumë se tre vitesh t’i përkushtohet jetës familjare, vajzës së saj, larg vëmendjes së publikut.

Duket se u tërhoq kur pa se në vendin e saj nuk mund të bënte asgjë më shumë për të shpëtuar artin dhe kulturën, nga degjenerimi,  dhe tallavaja ku është katandisur sot.

Mori pjesë pak vite më parë në jurinë e përzgjedhjes së talenteve në një konkurs, në televizionet tona. Dhe kjo ishte prania e saj e fundit, sa i përket karrierës në Shqipëri.

Elsa Lila prej atëherë kishte disa kohë që i mungonte skenës dhe po ashtu edhe rrjeteve sociale . Hera e fundit që u shfaq para publikut si artiste ishte në fillim të këtij viti, kur mori pjesë në një koncert bamirësie, në Itali, për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Etiketa: Elsa LilaKryesore1

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
I dënuar për drogë dhe prostitucion, Safet Bajri heq dorë nga lirimi me kusht

I dënuar për drogë dhe prostitucion, Safet Bajri heq dorë nga lirimi me kusht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com