GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë ndodhi gjatë shtatorit? Policia bën bilancin, 83 operacione, mbi 900 të arrestuar

10:03 - 01/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë ndodhi gjatë shtatorit? Policia bën bilancin, 83 operacione, mbi 900 të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përgjatë muajit shtator, Policia e Shtetit ka organizuar 83 megaoperacione dhe operacione policore duke arrestuar 937 autorë të dyshuar krimesh, asgjësuar 60 705 bimë dhe 15 564 fara cannabisi, si dhe kanë sekuestruar 223 kg cannabis, 6 kg kokainë, sasi heroine, 68 kallëpë tritoli, 4 mina me telekomandë, 44 armë zjarri, 43 granata dhe 12 armë gjahu.

Operacionet policore janë shtrirë nga Vermoshi në Konispol, ndërsa në krye të suksesit përgjatë muajit shtator, sipas Policisë së Shtetit, është megaoperacioni Tempulli, që sipas njoftimit zyrtar, çrrënjosi çrrënjosi në 12 qarqet e vendit, veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të ndryshme te nxënësit, të rinjtë dhe grupmosha të tjera. Megaoperacioni, në konspiracion të plotë, arriti të vejë në pranga 260 shtetas (organizatorë grupesh kriminale, shpërndarës dhe tregtues të lëndëve narkotike) dhe të sekuestrojë qindra kilogramë cannabis, si dhe heroinë, kokainë, droga të tjera të reja në vendin tonë,  armë zjarri, qindra automjete dhe celularë nëpëmjet të cilëve koordinohej dhe kryhej shpërndarja, si dhe shuma të konsiderueshme parash të fituara nga veprimtaritë kriminale.

Gjithashtu, megaoperacioni policor i koduar “NEVER FORGET” bëri të mundur zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale kundër personit e pronës, të ndodhura më parë, brenda dhe jashtë vendit (6 vrasje, 5 shkatërrime me eksploziv të pronës, 2 vjedhje me dhunë, 3 sigurime të kushteve/mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 kanosje të punonjësve të Policisë). Profesionalizmi dhe konspiracioni i specialistëve të strukturave hetimore dhe operacionale të Policisë së Shtetit, si dhe të grupeve hetimore të Prokurorisë, mundësuan identifikimin e 16 autorëve të këtyre rasteve (shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore), si dhe ekzekutimin e 12 urdhrave për ndalimin e tyre.

Megaoperacionet “Obelisk” dhe “Knock out 3”, të finalizuara në Vlorë, parandaluan ngjarje të rënda kriminale kundër personit, të cilat do të kryheshin nga grupe kriminale, me përdorimin e minave ose armëve të zjarrit. 7 shtetas u vunë në pranga për të dyja megaoperacionet. Minat dhe armët e zjarrit u sekuestruan nga Policia.

Gjithashtu 4 grupe të tjera kriminale që shpërndanin, shitnin ose trafikonin droga të ndryshme (drejt RMV-së ose Greqisë), u goditën në Korçë, Fier, Tiranë dhe Himarë, si rezultat i operacioneve “Restart 16”, “Vakumi”, “Kodra e diellit 3” dhe “ION”. 16 anëtarë (shqiptarë dhe të huaj) të këtyre grupeve kriminale, u vunë në pranga. Cannabis, kokainë, ekstazi, MDMA dhe para të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, u sekuestruan nga Policia.

Në vijim, strukturat në qarqe finalizuan 12 operacione të tjera antidrogë dhe 20 operacione kundër kultivimit të cannabisit.

-4 arsenalë armësh, sasi të mëdha municioni luftarak, jelekë antiplumb dhe veshje kamuflazhi, u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në Selenicë, si dhe në Shkodër, Durrës dhe në Elbasan (si rezultat i operacioneve “Konglomerat”, “Types” dhe “Brothers”). 5 shtetas u vunë në pranga për posedim të armëve, për qëllime kriminale.

Në vijim, strukturat në qarqe finalizuan 15 operacione të tjera kundër mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

✅Rreth 445 000 euro, si dhe mallra (veshje, produkte kozmetike, ora të markave të shtrenjta, aksesorë diamanti dhe floriri) me vlerë rreth 500 000 euro, u sekuestruan nga Policia në qendër dhe në qarqe, si dhe nga shërbimet e Policisë Kufitare, në disa pkk, si rezultat i 17 operacioneve të finalizuara kundër krimeve ekonomiko-financiare.

✅U zbardhën 43 vjedhje në banesa ose në biznese të ndryshme. Autorët e tyre u identifikuan dhe u vunë në pranga, si dhe u sekuestruan 38 100 euro dhe aksesorë floriri, të vjedhura.

✅Policia ndërhyri për 52 raste zjarrvëniesh. Përveç asistencës së shërbimeve për të shuar zjarret, hetimet e ndjekura me përparësi rezultuan me arrestimin e 21 shtetasve, procedimin në gjendje të lirë të 31 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 1 tjetri, të gjithë të dyshuar për zjarrëvënie me dashje apo nga pakujdesia.

✅U finalizuan 10 operacione kundër transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

✅4 shtetas të kërkuar ndëkombëtarisht për vrasje, trafikim të drogës, marrëdhënie seksuale me dhunë ose mashtrim, u kapën nga Policia shqiptare, me qëllim ekstradimin.

✅Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me logjistikë bashkëkohore, kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

Në këtë kuadër, si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:

Janë vënë në pranga 222 drejtues mjetesh, nga të cilët 130 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 92 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 499 leje drejtimi, nga të cilat 356 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 78 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 65 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

✅Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të e vendit. Kontrollet e bazuara në analizat e riskut, kanë garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve.

Këto shërbime kanë konstatuar dhe goditur: 48 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 10 raste të mosdeklarimit të të hollave, 9 raste të përdorimit të dokumenteve false, 9 raste të kontrabandimit të mallrave të ndryshme dhe 6 raste të trafikimit të mjeteve motorike.

Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar për të parandaluar ngjarjet kriminale, për të zbardhur ato që janë kryer më parë, për të finalizuar megaoperacione dhe operacione kundër veprimtarive kriminale, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasit që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe nëpërmjet punës së përditshme, për të kontribuar për rritjen e imazhit të vendit.

Ftojmë qytetarët që të kallëzojnë çdo lloj paligjshmërie që ata ndeshin dhe iu garantojmë anonimatin, reagim të menjëhershëm dhe profesional.

Etiketa: operacionePoliciashifra

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Laert Haxhia nuk do të ekstradohet, i rrezikohet jeta nga…

Merret në mbrojtje prokurorja e SPAK, grupi i Laert Haxhiajt e kishte në shënjestër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com