GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Çfarë ndodhi? Italia merr vendimin drastik, gati të ndalojë me ligj festat

15:11 - 01/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodhi? Italia merr vendimin drastik, gati të ndalojë me ligj festat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e re italiane, me Giorgia Melonin në krye, ka thënë se do t’i bëjë të paligjshme festimet e mëdha, disa orë pas ndalimit të një organizimi të tillë në veri të Italisë. Krimi i ri i “tubimeve të rrezikshme” prej më shumë se 50 personave, mund të ndëshkohet me deri në gjashtë vjet burgim dhe hap rrugën për përgjim të organizatorëve.

Të hënën, më shumë se 1.000 personave u është thënë që të largohen nga një festë e madhe në Modena. “Festës i ka ardhur fundi!” ka deklaruar ministri i të djathtës ekstreme, Matteo Salvini.

Banorët janë ankuar për 48 orë të muzikës me zë të lartë në një festë për Natën e Shtrigave (Halloween), e cila ka tërhequr shumë të rinj nga qytetet italiane, por edhe nga Belgjika dhe Franca. Pjesëmarrësit kanë planifikuar që të festojnë deri të martën, mirëpo pas urdhrit të autoriteteve ata janë larguar.

Kryeministrja Meloni ka argumentuar se ligji i ri synon të mbrojë njerëzit nga dëmet eventuale dhe nuk përbën ndryshim nga pjesa tjetër e Evropës.

Sipas saj, një vendim i tillë tregon se shteti i Italisë nuk është më i dobët në respektim të rregullave.

Qeveria e kaluar veçse pati nisur punën për ndryshim të ligjit, pas organizimit të një feste të madhe më 2021, e cila ka përfunduar me dy persona të vdekur.

Kritikët kanë pyetur se pse Qeveria ka shënjestruar festat e organizuara nga të rinjtë, dhe ka injoruar një marsh fashist në fundjavë të mbi 2.000 mbështetësve të ish-diktatorit italian, Benito Mussolini.

Në këtë organizim janë kënduar himne fashiste, është kujtuar marshi i Mussolinit në Romë dhe nisja e regjimit fashist 100 vjet më parë.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka argumentuar se dy ngjarjet kanë qenë “krejtësisht të ndryshme” dhe që marshi i Mussolinit nuk ka prishur rendin publik dhe është mbajtur me vite. Në anën tjetër, sipas tij, festimet me zë të lartë të muzikës, kanë shkaktuar shqetësim në Modena./REL

Etiketa: FesteItaliqeveri

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
PS rrëzoi propozimin e PD për Territorialen, Asllani: Kulisa paraelektorale të Edi Ramës

PS rrëzoi propozimin e PD për Territorialen, Asllani: Kulisa paraelektorale të Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com