GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjeve?/ Zbulohen diskutimet e bëra pas sherrit në ndeshjen Nice-Marseille

09:55 - 23/08/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjeve?/ Zbulohen diskutimet e bëra pas sherrit në ndeshjen Nice-Marseille
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndeshja e Ligue 1 midis Nice dhe Marseille u ndërpre mbrëmjen e djeshme kur tifozët e skuadrës vendase pushtuan fushën dhe sulmuan lojtarin kundërshtar Dimitri Payet.

Paymet u hodhi tifozëve një shishe me të cilën këta e kishin goditur ndërsa ishte duke luajtur në fushë, para se të fillonte një zënkë e shëmtuar ku u përfshinë shumë lojtarë.

Problemet në Stadiumin Allianz Riviera u ndezën në minutën e 75 -të kur ylli i Marsejës, Payet, i cili ishte shenjëstruar nga shishet plastike sa herë që shkonte në një goditje nga këndi, e nisur nga tifozët e Nice.

Por kundërpërgjigja e lojtarit i zemëroi shumë mbështetësit e Nices, të cilët më pas u futën në fushë dhe kërcënuan Payet.

Në përleshje u përfshinë, lojtarët e Marsejës, Alvaro Gonzalez dhe Matteo Guendouzi, që vrapuan drejt fundit të fushës për t’u përballur me tifozët.

Një kordon sigurie, të veshur me jelekë të verdhë, u përpoqën të frenonin pushtimin e fushës para se të shpërthente një përleshje midis lojtarëve të dy skuadrave, mbështetësve dhe stafit. Trajneri i Marseille, Jorge Sampaoli u pa i përmbajtur në ndryshim nga stafi dhe lojtarët e tij. Arbitri më pas i çoi të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjeve ku i diskutua edhe për vazhdimësinë e takimit.

Pas një diskutimi të gjatë në dhomat e zhveshjeve, Marseille refuzoi të rifillojë ndeshjen duke pretenduar se siguria e lojtarëve të tyre nuk mund të ishte e garantuar.

“Vendimi u mor nga autoritetet për të rifilluar ndeshjen, por Marseille nuk dëshiron,”- tha presidenti i Nicës Jean-Pierre Rivere për transmetuesin ‘Prime Video’.

Sipas një burimi, gjyqtari Benoit Bastien ishte gjithashtu kundër një rifillimi të takimit dhe në fund ndeshja u braktis kur skuadra e Marsejës refuzoi të dilte në fushë./Gijotina.com

Lajme të lidhura

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër
Breaking Views

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Para
Zbarkon në Lyon për vizitat mjekësore, zbulohet ora kur do mbyllet marrëveshja për Shaqirin

Zbarkon në Lyon për vizitat mjekësore, zbulohet ora kur do mbyllet marrëveshja për Shaqirin

TË FUNDIT

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati
Aktualitet

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Bolonjës në Itali ku 12-vjeçari shqiptar Louis Pisha ka ndërruar jetë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com