GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë ndodhi në Këshill me Ahmetajn? Bardhi akuza PS, vlerëson SPAK

20:57 - 11/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë ndodhi në Këshill me Ahmetajn? Bardhi akuza PS, vlerëson SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve zgjati rreth 4 orë, ndërsa do të vijojë ditën e mërkurë në orën 16:00 me paraqitjen e mbrojtjes nga avokatët e deputetit Arben Ahmetaj, Henrik Ligori dhe Ardian Visha.

Në mbledhjen e sotme SPAK paraqiti kërkesën, shoqëruar me prova dhe fakte, sepse kërkohet arrestimi i deputetit socialist, ish-zv.Kryeministër, si dhe u zhvillua një seancë pyetje-përgjigje mes anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe dy prokurorëve të SPAk, Altin Dumani dhe Enkelejda Millonai.

Dumani duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Ermonela Felaj nëse plotësoheshin kriteret për arrestimin e Ahmetajt, tha i bindur që “PO” kriteret plotësoheshin.

Ndërkohë për pyetjet e deputetit Gazment Bardhi nëse SPAk kishte nën hetim Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, apo nëse kishte lidhje me vilës në Palasë që dyshohet se është në pronësi të Ahmetajt dhe Unazës së Madhe, Dumani dhe Millonai nuk iu përgjigjën duke u mbrojtur me “sekretin hetimor”.

Avokatët e Ahmetajt kanë konfirmuar para Këshillit se deputeti socialist nuk ndodhej në Shqipëri, por ato nuk kanë dhënë detaje mbi vendndodhjen e tij, apo nëse aim und të paraqitej në mbledhjen e Këshillit.

Gjithashtu avokatët kërkuan të paktën 24 orë kohë për tu njohur me kërkesën e SPAK dhe më pas për të bërë mbrojtjen e klientit të tyre. Kërkesa e avokatëve është diskutuar në Këshill, ku deputetët e opozitës kanë kërkuar vijimin e mbledhjes, ndërsa në fund pa votim, u vendos që mbledhja të vijonte ditën e mërkurë në orën 16:00.

Ky vendim i Këshillit të Mandateve, u konsiderua nga Gazment Bardhi, si një mundësi që Partia Socialiste po i jepte Arben Ahmetajt të fshihej.

“Mbledhja filloi me një kërkesë të opozitës që mbledhja të ishte e hapur, është e vërtetë që ishte sugjerim i SPAK që të zhvillohej me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor.

Duhej të ishte Këshilli i Mandateve të vendoste, por në mënyrë arbitrare maxhoranca mori vendimin. Diskutimet nga SPAK nuk sollën asnjë informacion shtesë veç asaj që është publikuar në media.

Kjo u bë për t’i dhënë kohë Ahmetajt, sikundër u konfirmua nga avokatët që ai ishte jashtë vendit. Ata e dinin që nuk është arratisur, por ndërkohë nuk dinin se kur kishte ikur dhe ku ndodhej. Kjo është ndihmë që maxhoranca po i jep Ahmetajt për t’u fshehur nga drejtësia”, tha Bardhi në përfundim të mbledhjes së sotme të Këshillit.

Komenteve lidhur me mbledhjen e sotme iu shmangën deputetët e PS-së, që nga raportimet kanë mbajtur një qëndrim të moderuar, duke mos mbrojtur Ahmetajn ashtu sikundër vepruan 6 vite më parë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kur kërkohej arrestimi i tij. Komenteve iu shmangën edhe avokatët e Ahmetajt, si dhe prokurorët e SPAK.

Debati më i ashpër ishte ai mes deputetëve Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi me deputeten Ermonela Felaj lidhur me mënyrën se si duhej të zhvillohej mbledhja, me apo pa praninë e mediave. SPAK ka kërkuar që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor, edhe pse pothuajse çdo material i Prokurorisë Speciale tashmë është publikuar lidhur me çështjen Ahmetaj. Kërkesa e SPAK u mbështet edhe nga Felaj, gjë që solli reagimin e fortë të dy deputetëve, që akuzuan nënkryetaren socialiste të Kuvendit se “ka konflikt interesi, pasi emri i saj ndodhej në dosje dhe se ajo ka votuar pro inceneratorëve”.

Debatet bënë që mbledhja të pezullohej për disa minuta për të vijuar më pas me dyer të mbyllura ashtu sikundër SPAK kishte kërkuar.

Gazment Bardhi tha se gjatë mbledhjes SPAK nuk ka paraqitur prova apo fakte përtej atyre që dihen, duke e konbsideruar tyë pakuptimtë zhvillimin me dyer të mbyllura të mbledhjes. Gjithsesi Bardhi e konsideroi si normale kërkesën e SPAK dhe përgëzoi Prokurorët se kishin bërë një hetim professional dhe kishin vendosur një standard: hetimin e pasurisë së një zyrtari të lartë që akuzohet për korrupsion.

 

Etiketa: AhmetajBardhiKeshilliKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
Aktualitet

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan
Breaking Views

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

21:46 - 15/12/25
Para
Threads theu edhe rekordin e ChatGPT

Threads theu edhe rekordin e ChatGPT

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 17 Tetor 2024
moti

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025

07:36 - 16/12/25

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025

07:33 - 16/12/25
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com