GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë

23:22 - 08/02/23
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kërcitja e dhëmbëve kur jeni në gjumë, ose siç e quajnë mjekët: bruksizmi, nënkupton një sinjal të emocioneve të ndrydhura.

Çfarë është kërcitja e dhëmbëve gjatë gjumit?

Ky është një shqetësim mjekësor që nuk arrihet të zbulohet lehtësisht. Shpesh ata që vuajnë nga kërcitja e dhëmbëve nuk e vënë re një gjë të tillë, vetëm pas një kohe të gjatë fillojnë të ndjejnë simptomat.

Një nga simptomat e para është zgjimi me dhimbje të forta të nofullave. Nëse lihet e patrajtuar, kërcitja e dhëmbëve arrin të shkaktojë enjtje të gjëndrave limfatike që gjenden në qafë. Gjithashtu kërcitja e dhëmbëve shkakton kriza të forta dhimbjesh në zonën e tëmthave, tension të shtuar në nyjet lidhëse të nofullave, përtypje të keqe të ushqimit, erë të keqe orale.

Simptoma që mund të evidentohen përmes analizave dentare. Nëse lihet i patrajtuar ky fenomen mund të përkeqësohet deri në dëmtimit të shëndetit të dhëmbëve por dhe në deformimin e nofullave.

Si mund ta kuptoni nëse jeni të prekur nga kjo sëmundje?

Një nga mënyrat më të thjeshta, është vizita tek dentisti, kështu do të kuptohet dhe gjendja e shëndetit të dhëmbëve. Mosha është një faktor shumë i rëndësishëm, pasi me kalimin e viteve dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve kërkojnë një përkujdesje më të vëmendshme.

Kjo vjen si pasojë e një dobësimi natyral të smaltit dhe strukturës së dhëmbëve, si pasojë e konsumimit të tyre gjatë viteve. Kështu dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm. Vizitat tek dentist arrijnë që të kapin që në fazat e para këtë problem, dhe të fillojnë me trajtimin e tij.

Kërcitja e dhëmbëve e shpjeguar në fushën e psikologjisë

Gjithçka lidhet me gjendjen emocionale dhe me stresin të cilin nuk e shprehim.

Duke qenë se kërcitja e dhëmbëve është diçka e pavullnetshme, një gjendje e rënduar psikologjike ndikon në përkeqësimin e problemit.

Kur jemi në gjumë, nuk arrijmë t’i kontrollojmë emocionet e akumuluara gjatë ditës. Shumë njerëz i përjetojnë përmes ëndrrave, të tjerë si reagime fizike. Emocionet gjatë orëve kur jemi të vetëdijshëm, kanë qenë të shtypura, dhe në momentin kur ne flemë, ato lirohen.

Personat që kërcasin dhëmbët, sipas të dhënave, e kanë të vështirë të kontrollojnë ndjenjën e inatit. Kërcitja e dhëmbëve është në një farë mënyrë ‘veçanti’ e personave që inatosen dhe që këtë inat e mbajnë gjatë të shtypur brenda vetes.

Po nëse i kërcisni dhëmbët gjatë ditës?

Disa personave u ndodh që të kërcasin dhëmbët dhe gjatë ditës, diçka e tillë tregon që problem është më i rëndë. Nëse ju ndodh që t’i kërcisni dhëmbët gjatë ditës, duhet me patjetër të kërkoni këshillën e mjekut.

Çfarë të bëni nëse kërcisni dhëmbët?

Si fillim duhet të kuptoni nëse vuani nga një problem i tillë. Shumë nga ne mund të jenë të prekur por nuk e kuptojnë. Nëse e dyshoni, bëni një vizitë mjekësore.

Këshillohet që të përzgjidhni me kujdes specialistin që do t’iu trajtojë. Dentisti mund të trajtojë deri në një farë pike dëmtimin e dhëmbëve. Por problemet e brendshme, siç janë shtrembërimi i nofullave që më pas shkakton mos përtypjen e duhur të ushqimit, kanë nevojë për specialist të tjerë.

Mjekët ORL janë ata që mund të përcaktojnë saktë dhe dëmet në lidhjet e muskujve dhe nyjeve në zonën e gojës, nofullave dhe qafës.

Nëse ju zgjidhni vetëm problemet e dukshme si shëndeti i dhëmbëve dhe kafshimi i duhur i nofullave, rrezikoheni nga simptomat e fshehura.

Këto simptoma lidhen me nervozizmin, krizat e panikut dhe me depresionin. Prandaj është e rëndësishme që të merreni dhe me gjendjen psikologjike. Mundohuni të gjeni një mënyrë për të çliruar emocionet.

Mund të merreni me ndonjë sport, aktivitet fizik të çfarëdoshëm, kështu fokusi i trurit do të zhvendoset dhe trupi do të arrijë të qetësohet.

Etiketa: kërcitja e dhëmbëve

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Si do të jetë moti? Zbuloni parashikimin për sot

Moti për ditën e sotme, 9 shkurt 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË)
Breaking Views

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË)

23:04 - 30/12/25

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin...

Lexo më shumë
Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO)

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO)

22:44 - 30/12/25
“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte…

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte…

22:01 - 30/12/25
Ngjarje e rëndë në Pogradec: në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje

Ngjarje e rëndë në Pogradec: në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje

21:40 - 30/12/25
Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë

Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë

21:34 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com