GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Çfarë parashikon paketa e pestë e sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Omicron po rrezikon botën, Von der Leyen: Jemi në garë me kohën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha të martën se ekziston një vendosmëri e plotë mes 27 vendeve të Bashkimit Evropian për sanksione të tjera kundër Rusisë të cilat mund të kenë në shënjestër naftën dhe qymyrin. Njoftimi vjen ndërsa vazhdojnë të dalin prova se trupat ushtarake ruse kanë vrarë qëllimisht civilë ukrainas.

Varësia e Evropës nga nafta, gazi natyror dhe qymyri rus duket se i ka vështirësuar mundësitë për unanimitet, por vrasjet në Buça, një qytet pranë Kievit, kanë rritur trysninë për sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

Deri më tani, Evropa nuk ka qenë e gatshme të vendosë nën shënjestër karburantet ruse për shkak të frikës se një gjë e tillë do ta zhyste ekonominë evropiane në recesion.

I pyetur nëse ekzistonte një vullnet politik për të vendosur sanksione ndaj naftës dhe qymyrit rus, një masë e sugjeruar këtë javë nga Presidenti francez Emmanuel Macron, zoti Le Maire tha se ka një mundësi për unitet mes 27 vendeve anëtare të BE-së për sanksione të reja.

Por zoti Le Maire nuk përmendi gazin natyror që Evropa importon nga Rusia, pasi kjo lëndë djegëse përdoret për ngrohje dhe arritja e një konsensusi do të ishte edhe më e vështirë për t’u siguruar. BE-ja plotëson rreth 40% të nevojave të saj për gaz natyror përmes importeve nga Rusia dhe shumë vende të bllokut, mes tyre Gjermania, janë kundër ndërprerjes së importit të gazit.

Franca ka presidencën e radhës së Këshillit evropian. Zoti Le Maire foli përpara një takimi të ministrave të financave të BE-së në Luksemburg, ku ata pritet të diskutojnë rreth masave të reja të mundshme për të ndëshkuar Kremlinin.

Deri tani BE-ja ka qëndruar larg vendosjes së sanksioneve ndaj karburanteve ruse. Disa vende individualisht kanë njoftuar se do të bëjnë përpjekje për të ulur varësinë nga gazi rus. Polonia njoftoi planet për bllokimin e importetit të qymyrit dhe naftës që vjen nga Rusia, ndërsa Lituania tha se nuk do të përdorë më gaz natyror nga Rusia. VOA

 

Etiketa: perendimisanskione

Lajme të lidhura

Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës
Aktualitet

Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës

14:49 - 26/08/26
Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?
Aktualitet

Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?

14:36 - 26/08/26
“Do të të vras”, 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e servisit në Athinë
Aktualitet

“Do të të vras”, 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e servisit në Athinë

12:30 - 26/08/26
Para
Sekuestrohet ngarkesë e madhe kokaine me vlerë 400 mln dollarë nga Kolumbia

Sekuestrohet ngarkesë e madhe kokaine me vlerë 400 mln dollarë nga Kolumbia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com