GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë përmbajnë mbetjet toksike që u nisën me anije nga Shqipëria?

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë përmbajnë mbetjet toksike që u nisën me anije nga Shqipëria?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Rrjeti i Veprimit të Baselit”, së bashku me grupin mjedisor Ecological Alert and Recovery-Thailand, njoftuan shumë vende kur mësuan se më shumë se 816 tonë pluhur furre me hark elektrik u ngarkuan në anije në Shqipëri dhe më pas u transferuan në anijet me kontejnerë Maersk në Trieste, Itali.

Të dhënat e transportit të disponueshëm në internet tregojnë se anijet “MSC Mediterranean Shipping Company S.A.”, ishin të përfshira në transport, me Tajlandën si destinacionin përfundimtar.

Por çfarë përmbajnë këto mbetje toksike dhe produkt i kujt prodhimi industrial janë?

Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike, si Kadmiumi dhe Kromi, që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.

Këto produkte kimike të cilësuara helmuese dhe kancerogjene, të dëmshme për shëndetin, dalin nga filtrimi i shkrirjes së çelikut në furrat metalurgjike.

Kadmiumi (Cadmium) cilësohet si një nga elementët kimikë më toksikë apo me dëme në shëndet. Ekspozimi akut në nivele të larta për një periudhë të shkurtër kohore ndaj kadmiumit, mund të rezultojë në simptoma të ngjashme me gripin, (të dridhura, ethe dhe dhimbje muskulore) dhe mund të dëmtojë mushkëritë. Ekspozimi kronik, niveli i ulët për një periudhë të gjatë kohore, mund të rezultojë në sëmundje të veshkave, kockave dhe mushkërive.

Kurse Kromi (Chromium), gjithashtu shkakton dëme në shëndet, për ekspozime në afat të gjatë (minatorët janë më të prekurit). Disa njerëz përjetojnë efekte anësore të tilla si shqetësime në stomak, dhimbje koke, pagjumësi dhe ndryshime të humorit. Dozat e larta janë lidhur me efekte anësore më serioze, duke përfshirë dëmtimin e mëlçisë ose veshkave.

Nuk ka ende konfirmim zyrtar se cila ka qenë origjina e këtyre mbetjeve, por konfirmohet se ngarkimi u bë më 4 Korrik të këtij viti nga Porti i Durrësit, me destinacion përfundimtar Tajlandën më 20 ose 22 Gusht (në varësi të kohës), pasi të bënin ndalesa në Singapor dhe Malajzi.

Tajlanda dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore kanë parë një fluks mbeturinash nga vendet e zhvilluara, nga plastika e ndotur deri te mbetjet industriale dhe elektronike, të cilat mund të jenë të mbushura me toksina. Sipas Konventës së Bazelit të Kombeve të Bashkuara – një pakt global i nënshkruar nga shumë ekonomi të zhvilluara – vendet duhet të japin pëlqimin që mbeturinat të shkojnë në rrugën e tyre.

Lexo edhe:

“Fiku GPS-in”/ Anija me mbetje toksike e nisur nga Shqipëria kthehet në problem ndërkombëtar

Etiketa: anijembetje toksike

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi
Aktualitet

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Para
Gjykata vendosi që të trajtohej në psikiatri, avokati i të moshuarit që vrau shokun e azilit: E kanë çuar në spitalin e burgut

Gjykata vendosi që të trajtohej në psikiatri, avokati i të moshuarit që vrau shokun e azilit: E kanë çuar në spitalin e burgut

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26

Ambasadori amerikan Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, një takim që vjen disa ditë pas marrjes së...

Lexo më shumë
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com