GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çfarë po ndodh me shpërndarjen e vaksinave në Europë? Situata pandemike deri tani

09:48 - 22/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Efekte anësore të lehta nga kombinimi i vaksinave anti-covid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpërndarja e vaksinave anti- Covid në vendet e Bashkimit Europian po rritet me shpejtësi, me më shumë se 300 milion doza administruara deri më tani, BBC.

Gati gjysma e popullsisë së rritur të BE-së kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid, ndërsa 28% janë vaksinuar plotësisht. Në fillim të këtij viti, fushata e vaksinimit u prek nga vonesat në prodhim dhe shpërndarje dhe skepticizmi për tu vaksinuar në disa vende.

Fushata e vaksinimit në BE

Deri me 20 qershor 2021, Gjermania administroi mesatarisht 1 dozë për 100 persona në ditë, me Italinë dhe Francën 0,9 për 100 persona, ndërsa Mbretëria e Bashkuar 0,6 për 100 persona.

Hungaria – e cila po përdor vaksinat ruse dhe kineze si dhe ato të miratuara nga BE-ja – ka vaksinuar plotësisht 46% të popullsisë së saj, të njëjtën përqindje si Britania e Madhe. Në Francë, fëmijët mbi 12 vjeç kanë të drejtë të vaksinohen,  sigurisht me miratimin e prindërve. Qeveria shpreson të shmangë mbylljen e klasave kur shkollat ​​të rihapen pas pushimeve verore, raporton abcnews.al

BE autorizoi përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer tek grupmoshat 12-15 vjeç në fund të majit. Gjermania  ndërkohë tha se do të vaksinonte grupmoshat 12-17 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese ndërsa një numër vendesh të tjera të BE-së thanë se do të vaksinonin fëmijët para fillimit të vitit të ardhshëm akademik.

Problemet me AstraZeneca

Në janar 2021, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) miratoi përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për të gjitha grupmoshat, por një numër vendesh të BE-së pezulluan përdorimin e saj për personat mbi 65 vjeç.

Franca dhe Gjermania miratuan vaksinën për grupmoshat 65-74 vjeç në fillim të marsit. Këto vende ishin përsëri në mesin e 13 vendeve europiane që pezulluan AstraZeneca  në mars, pas raporteve se të mpiksjes së gjakut.

Më 7 Prill, EMA tha se ekzistonte një “lidhje e mundshme” midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut. Disa vende të BE-së, duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Holandën kanë rekomanduar përdorimin e vaksinës mbi 55 ose 60 vjeç, ndërsa vende të tjera si Danimarka kanë pezulluar përdorimin e tij plotësisht.

Kjo çoi në humbjen e besimit te qytetarët. Në mars, sipas një sondazhi nga YouGov, vetëm një e treta e gjermanëve dhe 23% e francezëve mendonin se vaksina ishte e sigurt.

BE paditi AstraZeneca, për ta detyruar atë të shpërndajë më shumë doza vaksinash. Kompania pranoi problemet në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës por tha se ishte “plotësisht në përputhje” me kontratën e saj.

BE humbi betejën ligjore. Ajo kishte kërkuar që AstraZeneca të dorëzonte 120 milion doza në fund të qershorit, por gjykata vendosi që kompania duhet të dorëzojë 80 milion doza në fund të shtatorit, raporton abcnews.al

Eksporti i vaksinave

BE tha se MB ka pasur një avantazh të padrejtë në kontratat që nënshkroi me prodhuesit e vaksinave, disa prej të cilëve kanë fabrika në BE. Udhëheqësit e BE-së bënë thirrje për më shumë transparencë nga Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera në lidhje me numrin e dozave që eksportojnë.

BE tha se deri më 1 qershor 2021, ajo kishte eksportuar 245 milion doza në 46 vende të ndryshme.

A mund të nënshkruajnë vendet e BE-së marrëveshje me vende të tjera?

Sipas kushteve të skemës së BE, vendet anëtare nuk supozohet të nënshkruajnë marrëveshje me prodhuesit e vaksinave me të cilin BE-ja tashmë ka një marrëveshje, por ata mund të nënshkruajnë marrëveshje  me prodhuesit e vaksinave të cilët nuk kanë nënshkruar marrëveshje me BE-në.

Hungaria ka miratuar vaksinën Sputnik ruse  dhe Sllovakia gjithashtu ka blerë doza të saj. Gjermania tha në prill se do të fillojë bisedimet për të marrë doza të vaksinës ruse dhe Austria tha se do të blinte një milion doza, por vetëm pasi agjencia e europiane e barnave të miratojë vaksinën për përdorimin emergjent.

Republika Çeke dhe Polonia  janë tashmë në bisedime me Rusinë dhe Kinën, raporton abcnews.al

A ishte më e shpejtë fushata e vaksinimit të Britanisë së Madhe për shkak të Brexit?

Mbretëria e Bashkuar miratoi vaksinën Pfizer në nëntor 2020, gati tre javë para rregullatorëve të BE. Qeveria pretendoi se të qenit jashtë BE e lejoi atë të ishte disa hapa më përpara.

Mbretëria e Bashkuar mund të ishte bashkuar me skemën e vaksinave që miratoi BE vitin e kaluar ndërsa ishte ende në një fazë tranzicioni me BE-në, por ajo zgjodhi të mos e bënte. Nëse do ta kishte bërë, Mbretëria e Bashkuar mund të mos nënshkruante kaq shumë marrëveshje me kompanitë e vaksinave.

Etiketa: Astra ZenecaBEVirus

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Kryediplomati kroat: Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kriteret për t’i hapur negociatat

Kryediplomati kroat: Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kriteret për t’i hapur negociatat

TË FUNDIT

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore. Ndoka...

Lexo më shumë
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com