GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë po ndodh me zgjedhjet në Kukës? Nga denoncimet e opozitës te vlerësimet e Celibashit

16:28 - 24/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë po ndodh me zgjedhjet në Kukës? Nga denoncimet e opozitës te vlerësimet e Celibashit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e procesit të votimit në Bashkinë e Kukësit, ku në garën për kryebashkiak janë Emri Vata i “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj nga PS, opozita vijon të denoncojë atë që i quan parregullsi dhe që kanë të bëjnë me intimidime të votuesve nga funksionarë lokalë të Partisë Socialiste dhe drejtues institucionesh që kontrollohen nga kjo parti.

Deri në orën 16:00, bazuar në të dhënat e KQZ, kanë marrë pjesë në votim 36.22% e zgjedhësve, ndërkohë që të dhënat janë raportuar nga 60 prej 74 qendrave të votimit.

Përballë denoncimeve të opozitës, Ilirjan Celibashi, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, është treguar i rezervuar, megjithëse ka paralajmëruar se cilido që shkel ligjin zgjedhor do të ndëshkohet.

Gjithsesi Celibashi tha se procesi po ecën normalisht dhe nuk ka fenomene që mund ta cënojnë, edhe pse opozita me foto dhe video ka treguar se si drejtues institucionesh, shkollash, funksionarë të bashkisë dhe doganierë qëndrojnë pranë qendrave të votimit dhe instruktojnë zgjedhësit se cilin kandidat duhet të votojnë.

“Ardhja ime këtu në Kukës nuk lidhet me ndonjë shkak që lidhet me problematika të mundshme ardhja ime këtu në Kukës. Thjesht kemi ardhur me një ekip të madh për të asistuar për aq sa mund të ketë nevojë gjithë pjesën e administratën zgjedhore që merret me administrimin e procesit zgjedhor.

Nga çfarë është raportuar nuk rezulton se ka pasur probleme në aspektin teknik të zhvillimit të procesit. Janë prezantuar disa shqetësime nga përfaqësues së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në lidhje me prezencën në disa qendra të votimit të personave që mbanin shënim zgjedhësit që shkonin për të votuar.

Kemi shkuar në këto qendra, të paktën në atë kohë nuk ka rezultuar që ka pasur njerëz dhe në përgjithësi nuk ka raportim për problematika. E kemi adresuar si shqetësim.”, tha Celibashi.

Kandidatit i Partisë Socialiste, Albert Halili, ka qenë i pari që ka votuar dhe pas këtij veprimi ka bërë thirrje që çdo qytetar të ushtrojë detyrën në kutinë e votimit.

Një orë pas Halilit, në qendrën e votimit ka shkuar edhe kandidati i djathtë, Emri Vata. Por, ndryshe nga rivali i tij politik, Vata ka ngritur shqetësime për presione që u bëhen qytetarëve.

Për të konkretizuar denoncimin e Vatës, ka qenë stafi i tij, që ka fotografuar në perimetrin brenda qendrave të votimit, punonjës e drejtues të zyrave të pushtetit vendor, me etiketimin se patronazhistët e rilindjes po ushtrojnë shantazh në kundërshtim me ligjin.

Në një prononcim të shkurtër për mediat pas votimit, Vata iu bëri thirrje kuksianëve të dalin të votojnë, ndërsa theksoi nga kampi i opozitës do raportohet çdo parregullsi dhe tentativë për të ndikuar zgjedhësit.

“Sot është një ditë e shënuar, një ditë e shenjtë për Kukësin dhe për të ardhmen e tij. i ftoj të gjithë banorët t’i drejtohen masivisht kutive të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe në mënyrë demokratike. Deri tani kemi evidentuar çdo lloj problematike që tentohet për të derformuar vullnetin, të cilat do paraqiten pasi të dokumentohen”, tha Vata.

 

 

Etiketa: Kryesore1KukesZgjedhje

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Vrasja e policit në Kosovë, dyshohet për 8 terroristë të vrarë?

Vrasja e policit në Kosovë, dyshohet për 8 terroristë të vrarë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com